Deputeti i koalicionit VLEN, Halil Snopçe, sot gjatë debatit në Kuvend, ka folur rreth kornizës së kualifikimeve të standardeve në Maqedoninë e Veriut. Ai tha se deri në vitin 2004 kemi pasur program studimor katër vjeçar. “Në vitin 2005 u vendosë që sipas konventës së Bolonjës edhe studimet tre vjeçare. Kjo zgjati deri në vitin 2017, një periudhë 13 vjeçare ku shteti jonë i mundësoi të gjithë studentët në vend të aplikojnë në pajtueshmëri me rregulloret e shtetit në studimet tre vjeçare. Derisa në vitin 2018 përsëri u kthyen studimet katër vjeçare, por vazhduan edhe tre vjeçare. Ku e kam…
Author: Hamdi Kumanova
Numri i parapaguesve aktivë në telefoninë celulare në vend përfundimisht me tremujorin e tretë të këtij viti arrin 1.919.695, nga të cilat nga rezidencialet 679.245 janë pri-pejd parapagues, ndërsa 992.157 post-pejd. Numri i post-pejd parapaguesve afaristë arrin 248 293. Janë realizuar 1.409.062.356 minuta bisedime. Të dhënat nga Raporti i Agjencisë për Komunikime Elektronike tregojnë se me qasje në internet me shtrirje të gjerë dhe të ngushtë përmes rrjetit celular (2G/3G/4G) në tremujorin e dytë të këtij viti ishin 1.549.967 parapagus. Nga numri i përgjithshëm i parapaguesve, A1 Maqedoni ka pjesëmarrje prej 47,9 për qind, Makedonski Telecom 46,57 për qind, Lajkamobajl…
Universiteti Ndërkombëtar Ballkanik (IBU) ka nisur një fushatë humanitare me qëllim mbështetjen e fëmijëve të Shkollës “Vasill Gllavinov” në Komunën e Çairit. Kjo iniciativë ka për qëllim të sigurojë veshje dimërore për fëmijët e moshës 6 deri në 14 vjeç, duke i ndihmuar ata të përballojnë më lehtë ditët e ftohta të dimrit. Kutitë e donacioneve janë vendosur në ndërtesën e Rektoratit, si dhe në blloqet A dhe B të kampusit të universitetit. Të gjithë të interesuarit mund të dhurojnë nga 2 deri më 14 dhjetor. Ndihmat e kërkuara përfshijnë pallto, shalla, dorashka, xhemperë dhe veshje të tjera dimërore. Organizatorët…
Gjykata Themelore e Kërçovës sot la të lirë dhe hodhi poshtë akuzat e ngritura ndaj Sheqerim Ahmedit, i njohur si El Cheka nga fshati Tuhin i Kërçovës, i njohur për publikimin e materialeve të përgjimeve që ndërlidhen me emra të funksionarëve të lartë të BDI-së, përcjell INA. El Cheka që jeton në SHBA kohë më parë për publikimin e përgjimeve u dënua në mungesë 1 vit e gjysëm burg, por pas ankimimit të vendimit nga avokati i tij lënda u rikthye për rigjykim dhe në seancën e sotme ai u shpall i pafajshëm. Lajmin për fitoren e gjyqit e ka…
Deklarata e Ministres së Arsimit është fyerje e rëndë ndaj shqiptarëve për të njejtën duhet të ndërmerren masa konkrete, kështu vlerëson Kreshnik Bekteshi nga BDI sipas tij, pala tjetër duhet kuptuar se UÇK-ja është pjesë e histories së shqiptarëve në këtë shtet dhe e njejta duhet respektuar. “Ajo deklaratë është fyerje e rëndë për shqiptarëtdhe shpresoj që Koalicioni VLEN pas kësaj deklarate nëse nuk ndërmeren masa ndaj ministers së arsimit atëherë më nuk ka çka kërkon në këtë qeveri, ku edhe anëtarë I kësaj qeveria e cila ditëpërditë ri me bashkëmëbas tanë që janë shndërruar në vasal të kësaj qeverie.…
Në kuadër të projektit “ Kthjellët- Turbulltë” të organiztaës, “Transparency International-Macedonia” për muajin nëntor ngjarrja më e Ëurbulltë është shpallur emërimi i paligjshëm i katër anëtarëve të rinj të Bordit Drejtues të Akademisë së Gjyqtarëve dhe Prokurorëve Publikë. “Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit vendosi që në mënyrë të paligjshme janë emëruar 4 anëtarë të rinj të Bordit Drejtues të Akademisë së Gjyqtarëve dhe Prokurorëve Publikë, njofton Transparency. Ngjarja e dytë më konfuze ose Turbulltë për muajin nëntor është nisja e procedimit disiplinor ndaj një anëtari të Këshillit Gjyqësor, i cili kërkoi përgjegjësi për gjykatës suprem për një çështje ku…
Nga Drejtoria e Doganave njoftojnë se së fundmi në pikën kufitare “Bllacë” është parandaluar tentativa për kontrabandë të pajisjeve për celularë, përcjell TV21. “Është parandaluar tentativë për kontrabandë të 682 maskave të celularëve, si dhe 61 kabllove, 10 dëgjueseve, mbajtëseve, karikuesve dhe folieve për xham të celularit. Produktet e padeklaruara janë zbuluar nga doganierët në vendkalimin kufitar “Bllacë”, gjatë kontrollit të një veture të drejtuar nga një shtetas i Maqedonisë me rastin e hyrjes në vend”, thonë nga Drejtoria e Deoganave.
Më 02.12.2024, në ora 13:30, në rrugën “Van Vardarska” në Tetovë, zyrtarët policorë të SPB Tetovë arrestuan E.M. (44) nga Tetova. Tek ai u gjet një automjet tip “Opel Zafira” me targa të Tetovës, pronë e H.M. (62) nga fshati Xhepçisht, i cili të njëjtën ditë, rreth orës 09:00, kishte raportuar se automjeti i ishte marrë nga oborri i shtëpisë së tij familjare në fshatin Xhepçisht. Automjeti i marrë iu kthye pronarit, ndërsa personi është ndaluar në stacionin policor për procedura të mëtejshme dhe ndaj tij do të ngrihet padi përkatëse.
Nga slogani i LSDM-së “Nuk ka drejtësi, nuk ka paqe,” por edhe nga drejtësia për të cilën shpresonin disa prej pjesëmarrësve në Revolucionin e Larmë, sot sistemi i drejtësisë është në fund, ndërsa besimi i qytetarëve në gjyqësor dhe prokurori është afër zeros. Shpresa për drejtësi, në të cilën u fokusua LSDM-ja, përfundoi pa lavdi me emërimin e prokurorëve dhe gjyqtarëve të përzgjedhur në Strumicë dhe Zajas, të cilët nuk veprojnë sipas pretendimeve për krim, thonë nga VMRO-DPMNE. Nga thirrjet e Zoran Zaevit se do të sjellë drejtësi në Maqedoni, ka mbetur vetëm klientelizmi i gjyqtarëve të përzgjedhur në Strumicë…
MPB Maqedoni njofton se me datë 03.12.2024 në ora 00:15 në afërsi të fshatit Stojakovë, komuna e Bogdancit, zyrtarë policorë të stacionit policor për mbikëqyrje kufitare dhe kontrolle kufitare Bogorodicë kanë privuar nga liria personin M.E.(28) nga Republika e Shqipërisë. “Në orën e përmendur, me mjetin Hyundai që drejtonte, ai nuk është ndalur në shenjë ndalimi të dhënë nga punonjësit e policisë dhe ka vazhduar lëvizjen. Ai ndaloi me shpejtësi mjetin dhe u largua me vrap”. “Gjatë kontrollit të automjetit dhe kontrollit në terren, i njëjti është gjetur dhe privuar nga liria, si dhe janë gjetur 12 emigrantë (nga katër…
Një gjerman është arrestuar në Graçanicë. I njëjti gjatë verifikimit nuk ka rezultuar se ka hyrë në mënyrë ilegale në Kosovë. Siç bën të ditur policia, i dyshuari pas inicimit të rasti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Nuk jepen detaje tjera.
Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka dërguar për gjykim dosjen ndaj deputetit të Partisë Demokratike, Asllan Dogjani. Ky i fundit akuzohet për fshehje dhe mos deklarim të pasurisë. Gjyqtarja Rudina Palloj do të vendosë në seancë paraprake nëse do pranojë kërkesën e SPAK për të kaluar dosjen për gjykim ose jo. Më herët, Dogjani ka deklaruar se ka qenë në SPAK për të trajtuar një rast të grabitjes së pronës publike në Tiranë, konkretisht për një pronë ku ai vetë banon. Dogjani ka shpjeguar se një ndërtues kishte zaptuar një pronë publike dhe kishte legalizuar në mënyrë të jashtëligjshme një tokë…

