Ëndërrat e mbrëmjes nuk mund të pasqyrohen si realitet i mëngjesit. BDI tani si partia më anti-evropiane dhe anti-amerikane, partnere e Levicës si në opozitë, Kuvend, Komuna, e në çdo vënd nuk mund të na shesin këtë mjegull. BDI është shpallur me vulë amerikane parti nongrata. Tani gjitha informimet që dërgohen në ambasada bëhen vetëm për shkak të komunikimit digjital sepse në të kundërtën kjo parti e padëshiruar aq që mund t’i afrohet rrethojave të amabsadave të huaja në vend, që burojnë nga shtetet mike aleate të vendit tonë. BDI, me Artan Grubin, Ramiz Merkon dhe një varg figurash të…
Author: Hamdi Kumanova
Sot (08.02.2025) në ora 05:55 në SPB Tetovë është raportuar se në fshatin Llërc të Tetovës ka rënë zjarr në shtëpinë në pronësi të E.K. nga fshati Llërc. Nuk ka persona të lënduar, ndërsa zjarri është shuar nga ekipi i Njësitit Territorial Zjarrfikës Tetovë. Një ekip nga SPB Tetovë ka kryer inspektim të vendit.TS
Në Sektorin për Punë të Brendshme në Shkup, një grua 80-vjeçare nga Shkupi ka raportuar se është mashtruar nga një person për shumën prej 615.000 denarë. Sipas denoncimit, personi i ka telefonuar dhe është prezantuar si punonjëse policie që punonte në Gjermani, ku jetonte edhe vajza e saj dhe i ka thënë se vajza e saj ka shkaktuar një aksident trafiku ku ka goditur një fëmijë i cili ka vdekur dhe nëse nuk donte që ajo të shkonte në burg, duhej të paguante. Gruaja tërhoqi para nga banka dhe i la në vendin e rënë dakord, dhe më vonë, pasi…
Prokuroria e Strugës ka lëshuar një Urdhër për zhvillimin e një hetimi ndaj një personi, për të cilin ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer vepra penale – Prodhim, mbajtje, ndërmjetësim dhe tregti të paautorizuar me armë dhe lëndë shpërthyese, sipas nenit 396, paragrafi 5 në lidhje me paragrafin 3, si dhe Falsifikim të armëve të zjarrit, sipas nenit 396-a, paragrafi 1 të Kodit Penal, njofton Prokuroria. I dyshuari, një 28-vjeçar nga fshati Llozhan, në shtëpinë e tij mbante në mënyrë të paautorizuar armë dhe municion të ndaluar për qytetarët dhe për të cilat nuk mund të merret leje për…
Universiteti i Tetovës dhe Universiteti “Isa Boletini” – Mitrovicë kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi që synon forcimin e lidhjeve ndëruniversitare në fushat e arsimit dhe hulumtimit shkencor. Kjo marrëveshje ka për qëllim krijimin e mundësive për bashkëpunim të thelluar dhe përshpejtimin e zhvillimit arsimor dhe shkencor, si dhe për të promovuar mirëkuptimin dhe shkëmbimin e përvojave mes dy institucioneve. Dy universitetet do të angazhohen për projekte të përbashkëta kërkimore, shkëmbim të stafit dhe studentëve, organizimin e seminareve dhe konferencave si dhe vizita afatshkurtra dhe afatgjata të stafit akademik dhe hulumtues. Ky bashkëpunim do të kontribuojë në forcimin e cilësisë së arsimit…
„75 vjet inovacion, 30 vjet liderizëm – Diners është më shumë se një kartë“ Në vitin e largët 1949, Diners Club krijoi kartën e parë të kreditit, duke hapur një epokë të re në mënyrën e pagesës në të gjithë botën. Që nga ajo kohë deri sot, Diners është sinonim për inovacion, besim dhe privilegje. Si filloi historia? Ideja për kartën e parë të kreditit erdhi nga biznesmeni i njohur amerikan Frank McNamara, i cili u ndesh me një situatë të pakëndshme – pa para në një restorant. Kjo ngjarje çoi në krijimin e kartës së parë Diners Club, e…
Në sallën e Gjykatës Penale në Shkup sot dëshmoi Goce Trajkovski, kumbari i 14-vjeçares së rrëmbyer dhe të vrarë, Vanja Gjorçevska, i cili është dëshmitari kyç në lidhjen e zhdukjes së saj me atë të 74-vjeçarit Pançe Zhezovski nga Velesi. Trajkovski në fillim iu drejtua të akuzuarve Ljupço Palevski-Palço, Velibor Manev, Bore Videvski dhe Vlatko Keshishev, duke u thënë që të ndalojnë me kërcënimet, sepse ai ka ngritur padi kundër tyre. “Kam kërcënime nga psikopatët këtu, përmes anëtarëve të partisë në Facebook që kanë, nga profili i Facebook-ut Nedvizhnosti Manastir kanë shkruar: “Goce nga Dobrašane, ki kujdes se çfarë po…
Ministria e Drejtësisë beson se ka nevojë serioze për rishikim dhe analizë të mëtejshme të legjislacionit ekzistues. Jemi të fokusuar në identifikimin e ndryshimeve dhe shtesave të mundshme në ligje, të cilat do të kontribuojnë në forcimin e ndjeshëm të sigurisë rrugore. Ministri i Drejtësisë, Igor Filkov, në fjalimin e tij në dëgjesën publike “Analiza dhe konstatimi i nevojës për ndryshimin e rregulloreve ligjore me qëllim të forcimit të sigurisë në komunikacion”, theksoi se është i nevojshëm përmirësimi i dispozitave penale në lidhje me shkelësit, mbështetur nga një analizë e hollësishme e praktikës së shqiptimit dhe zbatimit të dënimeve. “Gjatë…
VMRO-DPMNE-ja ka dorëzuar në Kuvend kërkesën për interpelancë ndaj këshillit gjyqësor. Duke folur në emër të VMRO-së, VLEN dhe ZNAM, Nikolla Micevski tha se ka shumë arsye se pse Këshilli Gjyqësorë duhet shkarkuar. Duke kërkuar mbështetje nga grupet tjera parlamentare, Micevski tha se për shkarkimin e tyre i mhaftueshëm është raporti negativ të cilin Kuvendi nuk e miratoi. “Trajtimi i këtyre sfidave është i nevojshëm për të rikthyer besimin në sistemin gjyqësor dhe për të forcuar sundimin e ligjit.Këshilli Gjyqësor është një institucion kyç për funksionimin e shtetit të së drejtës. Prandaj, çdo hije dyshimi në punën e anëtarëve të…
Të gjitha amvisëritë që kanë marrë faturat e rrymës dhe konsumin e kanë faturuar për herë të parë në bllokun e katërt, “EVN Home” është e obliguar t’i korrigjojë faturat e energjisë elektrike, njofton Komisioni Rregullativ për Energjetikë (KRRE), transmeton Portalb.mk. KRRE thotë se “EVN Home” duhet të bëjë ndarjen e duhur sipas blloqeve sipas historikut të konsumit mesatar të ekonomive familjare në tri periudhat e fundit të faturimit. Konsumatorët, shtojnë nga KRRE, të cilët janë të pakënaqur me kalkulimin e energjisë së konsumuar dhe shumën e faturës, mund të paraqesin ankesë tek furnizuesi universal “EVN Home”. Nëse konsumatori nuk…
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pretencën për një nga dosjet e inceneratorit të Tiranës. Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, është akuzuar nga SPAK për shpërdorim detyre, veprim të kryer në bashkëpunim. Prokurori Dritan Prenci ka kërkuar që Lefter Koka të dënohet me 4 vite burg për këtë akuzë. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi kërkuar ulet me 1/3-ën, duke e reduktuar atë në 2.8 vite heqje lirie. Krahas Kokës, prokurori Dritan Prenci kërkoi gjatë seancës dënime dhe për ish-zyrtarë dhe individë të tjerë të lidhur me projektet e menaxhimit të mbetjeve. Kërkesat e…
Vlorë–Zhvillohet operacioni policor i koduar “Missed call”, për konstatimin dhe goditjen e rasteve të qiramarrjes së apartamenteve, për ushtrim të prostitucionit. Punohet për kapjen e një 35-vjeçareje nga Ukraina, e identifikuar si bashkëpunëtore me një shtetase ruse, aktualisht në kërkim, për marrjen me qira të një apartamenti në lagjen “Pavarësia”, për ta përdorur për këtë veprimtari të paligjshme. Procedohen penalisht 2 shtetase të tjera nga Ukraina, për ushtrim të prostitucionit. Në bazë të kontrolleve të mbështetura te informacionet e inteligjencës policore, me qëllim konstatimin dhe goditjen e rasteve të marrjes me qira të ambienteve, për t’i përshtatur për ushtrim të…

