Author: Hamdi Kumanova

Qeveria e re u formua këtë të shtunë në Liban, me 24 ministra, pas më shumë se tre javësh negociata midis partive politike rivale, njoftoi presidenca libaneze. Qeveria libaneze u formua pas ndërhyrjes së drejtpërdrejtë të SHBA-së në proces dhe kjo do t’i lejojë Libanit t’i afrohet qasjes në fondet e rindërtimit pas luftës së vitit të kaluar midis Izraelit dhe grupit militant libanez Hezbollah, raporton Reuters. Pas një ngërçi dy-vjeçar, parlamenti libanez zgjodhi një president të ri të Libanit, Joseph Aoun, në janar. Ishte hera e 13-të që deputetët libanezë votuan për zgjedhjen e presidentit të vendit. Libani ka…

Lexo më Shumë

Niveli i rezervave devizore në fund të vitit të kaluar arriti në pesë miliardë euro dhe janë më të larta për rreth 50% se në periudhën para pandemisë. Guvernatorja e Bankës Popullore, Anita Angellovska-Bezhoska gjatë pjesëmarrjes në emisionin “Brifingu i mëngjesit” në “Sllobodna TV”, theksoi se rezervat devizore janë faktori më i rëndësishëm për ruajtjen e stabilitetit të valutës vendase dhe se në periudhën e kaluar, përkundër krizave, janë rritur pothuajse vazhdimisht, si garanci për ruajtjen e kursit devizor. Angellovska-Bezhoska ka thënë se rritja e rezervave devizore është për shkak të blerjes së devizave nga banka qendrore në tregun devizor…

Lexo më Shumë

LSDM sot i bëri thirrje Qeverisë që urgjentisht të marrë vendim për heqjen ose uljen e TVSH-së për rrymë dhe ngrohje, si ndihmë për qytetarët që ta kalojnë këtë periudhë të vështirë. Zëdhënësja e LSDM-së, Bogdanka Kuzeska në konferencën e sotme për media theksoi se në muajin më të vështirë financiar të vitit, faturat për energji elektrike janë dukshëm më të larta në krahasim me muajt e kaluar. “Rritja me 30 për qind e faturave të rrymës është një tjetër goditje e madhe çmimi për qytetarët, pas rritjes së çmimit të ushqimeve dhe ngrohjes. Faturat e larta astronomike të rrymës…

Lexo më Shumë

Qeveria punon në drejtim që Maqedonia të jetë vend me sektor të qëndrueshëm energjetik, reagon VMRO-DPMNE në konferencën e sotme për media të zëdhënëses së LSDM-së në të cilën ishte kërkuar heqje urgjente ose ulje e TVSH-së për rrymë dhe ngrohje. “Seria e politikave të gabuara të LSD-së shpalosi spiralen e rritjes së çmimeve, nga e cila qytetarët po i vuajnë pasojat edhe sot e kësaj dite. Hipokrizi klasike dhe një tjetër në serinë e tentativave për të manipuluar qytetarët nga e njëjta LSD që ka varfëruar qytetarët dhe shkatërruar standardin e tyre të jetesës. LSD e rriti TVSH-në e…

Lexo më Shumë

VLEN, përmes një komunikate e kanë quajtur BDI-në si parti anti-evropiane dhe anti-amerikane dhe e shpallur parti nongrata me vulë amerikane. VLEN tha se, BDI është e zhytur në afera korruptive dhe nuk ka kredibilitet që të flasë për interesa kombëtare. Reagimi i plotë: “Ëndërrat e mbrëmjes nuk mund të pasqyrohen si realitet i mëngjesit. BDI tani si partia më anti-evropiane dhe anti-amerikane, partnere e Levicës si në opozitë, Kuvend, Komuna, e në çdo vënd nuk mund të na shesin këtë mjegull. BDI është shpallur me vulë amerikane parti nongrata. Tani gjitha informimet që dërgohen në ambasada bëhen vetëm për…

Lexo më Shumë

Çmimet e kafes në Shkup krahasohen me çmimin e kryeqyteteve më të zhvilluara në Evropë. Nëse në qendër të Romës, një kafe kushton 1 euro e 20 cent deri në 1 euro e gjysmë në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut një kafe shkon nga 120 deri në 150 denarë, ndërsa në çarshi kafja është më lirë por përsëri çmimi shkon nga 50 deri në 80 denarë. Sipas qytetarëve, kafeja e Shkupit është bërë zeher për shkak të çmimeve të larta, ndërsa shtojnë se kualiteti i kafes tek ne është shumë më i dobët se ai i kafes së qendrave të…

Lexo më Shumë

Gjatë një mbledhjeje të organizuar nga Dega e BDI-së në Manastir, Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka theksuar rrugëtimin e gjatë dhe të vështirë që ka kaluar Maqedonia e Veriut. Ahmeti, duke iu referuar periudhës para se BDI të merrte udhëheqjen, theksoi se Maqedonia e Veriut ishte një shtet i lënë pas dore, ndërsa tani, siç tha ai, “e lamë me Kryeministër shqiptar”, një arritje që dëshmon angazhimin e shqiptarëve për të kontribuar në zhvillimin e vendit. Kryetari i BDI-së gjithashtu e theksoi faktin se shqiptarët asnjëherë nuk kanë kërkuar luftë për universitet, gjuhë…

Lexo më Shumë

Kod Zgjedhor të ndryshuar nuk ka ende, në lojë janë 4 milionë euro Kod Zgjedhor të ndryshuar nuk ka ende, në lojë janë 4 milionë euro Publikuar 14:17 8 Shkurt, 2025 Siç rekomanduan vëzhguesit e ODIHR-it pas zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale të vitit të kaluar, deri në qershor të vitit 2025 Maqedonia e Veriut duhet ta ndryshojë Kodin Zgjedhor. Nëse është një “nxënës i mirë” dhe e përmbush këtë detyrim, shteti do të marrë rreth 4,3 milionë euro nga Bashkimi Evropian. Por edhe pse kanë mbetur vetëm edhe disa muaj, ende nuk dihen hapat konkretë. Detyrimi për ndryshimin e…

Lexo më Shumë

Kryetari i Lëvizjes BESA dhe drejtues i komunës së Tetovës, Bilall Kasami, gjatë një interviste për Zërin e Amerikës, ka folur për bashkëpunimin e mundshëm me VMRO-DPMNE në zgjedhjet lokale. Kasami sqaroi se koalicion formal nuk do të ketë, por ideja është që partnerët e qeverisë të mbështesin kandidatët e njëri-tjetrit në ato komuna ku nuk garojnë mes vete. “Ne jemi pjesë e koalicionit qeveritar, edhe në të kaluarën kemi pasur bashkëpunime si parti opozitare, tani kemi bashkëpunim edhe në kuadër të qeverisë. Zgjedhjet lokale janë më specifike sepse nuk mund të flasim për një bashkëpunim formal me…

Lexo më Shumë

Kryetari i Komunës së Kisella Vodës dhe kryetar i BNJVL-së, Orce Gjorgjievski, deklaroi se nëse do të kandidojë për kryetar të Qytetit të Shkupit pret fitore që në raundin e parë dhe se këtë e bazon në mbështetjen që ka nga qytetarët dhe rezultatet që i ka arritur deri tani si kryetar i Komunës së Kisella Vodës. Në intervistën për të përjavshmen “Fokus”, Gjorgjievski flet për punën e deritanishme, vizionin e tij për Shkupin dhe mundësinë për të kandiduar për kryetar të kryeqytetit. “Nëse bëhem kandidat për kryetar të Shkupit, pres të fitoj që në raundin e parë.…

Lexo më Shumë

Pas press-konferencës së djeshme ku prindërit e vozitësit Vasil Jovanov, I cili goditi për vdekje Frosina Kulakovën, shprehën ngushëllime për vdekjen e 22-vjeçares, duke pohuar se natën e kobshme në zi janë dy familjet, përmes rrjeteve sociale kanë reaguar nga Familja e Frosinës. Babai, Todor Kulakov, ka shkruar se prindërit e Jovanovit asnjëherë s`kanë patur pendim të vërtetë për shkak se ngushëllimi dërgohet 9 ditë pas vdekjes së bijës së tyre. “As që na kanë kontaktuar. Por, nga ana tjetër, menjëherë dërgojnë celularin në Shutkë, që të dakordohen se si ta mbulojnë veprën. Njëjtë sikurse në rastet e…

Lexo më Shumë

Drejtoria për të Ardhura Publike, ka bërë publike të dhënat e fundit nga sistemi i regjistrimit të qarkullimit ditor në 8-të zinxhirët më të mëdhenj të marketeve për 06 dhe 07 shkurt të këtij viti. Të enjten më 06 shkurt deri në mesnatë, në sistemin GPRS të kësaj Drejtorie është regjistruar qarkullim i përgjithshëm prej 232.791.773 denarë kurse janë dhënë 417.866 llogari fiskale. Kurse të premten më 07 shkurt deri në mesnatë janë regjistruar 181.288.348 denarë qarkullim ditor kurse janë dhënë 346.317 llogari fiskale. Sipas DAP-it, në këtë perudhë të analizuar tek 8-të zinxhirët më të mëdhenj të marketeve shënohet…

Lexo më Shumë