Nënkryetari i Qeverisë dhe ministzër i Marrëdhënieve Ndërmjet Komuniteteve, Ivan Stoilkoviq, sot u takua me ministrin e Sigurisë së Bosnjë e Hercegovinës, Nenad Neshiq, i cili është për vizitë pune disaditore në vend, informojnë nga kabineti i tij. Nga atje theksojnë se bashkëbiseduesit kanë bisedur për disa tema aktuale që janë në interes të të dyja vendeve dhe që do të forcojnë edhe më shumë relacionet tashmë të mira. “Të dy ministrat ranë dakord se marrëdhëniet e mira duhet të kultivohen, se duhet të mbështetemi tek njëri-tjetri dhe se e vetmja rrugë për Maqedoninë së Veriut dhe Bosnjë e Hercegovinën…
Author: Hamdi Kumanova
“BDI nga pozita kur ishte në pushet shkatërruan mirëqenien e qytetarëve, duke shkaktuar krizë të thellë ekonomike. Tani nga opozita po tenton të shfrytëzojë rastet e ndjeshme për pikë të ulëta politike duke krijuar pasiguri dhe frikë te qytetarët. Pra, për përmbushje të misionit të caktuar për ta bërë këtë vend të pa jetueshëm. Por, fatmirësisht jemi ne që mbrojmë dhe kujdesimi për qytetarët. Kujdesi nuk është vetëm fjalë por edhe vepër, e kjo u dëshmua sot kur nga përgjegjësia e lartë e profesionalizmi i pakompromist i organeve të hetuesisë u zbardhë një rast që zbardh shumëçka. Me arrestimin e…
Me datë 04.12.2024 në ora 13:30 në DPB Gostivar, J.S. (19) nga Gostivari ka raportuar se me datë 29.11.2024 rreth orës 00:30, pas një debati të shkurtër në shtëpinë e tyre familjare në Gostivar, është sulmuar fizikisht nga vjehrra dhe bashkëshorti i saj, të cilët më pas ia kanë marrë foshnjën dhe e kanë dërguar tek prindërit e saj, derisa e kanë kërcënuar që të mos e kërkonte më fëmijën. Sipas raportit të Policisë, po merren masa për zbardhjen e rastit./ Alsat.mk
“Sot jam për vizitë në rajonin e Prilepit, në Kombinatin e Duhanit, për të bërë inspektimin e procesit të grumbullimit të duhanit për të korrat e vitit 2024. Edhe pse afati i fundit ligjor deri më 15 dhjetor nuk ka mbërritur ende, shohim se një pjesë e duhanarëve e kanë dorëzuar prodhimin e tyre,” theksoi Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski, nga Prilepi. “Sipas të dhënave të regjistruara në sistem, deri dje janë grumbulluar 1,400,000.00 kilogramë duhan me një çmim mesatar prej 374.30 denarë. Deri tani janë paguar rreth 45% e fermerëve,” shpjegoi ministri. Ministri Tripunovski…
Ministria për Punë të Brendshme (MPB) ka njoftuar se me datë 04.12.2024 rreth orës 21.20 në SPB Tetovë është raportuar se në rrugën rajonale Jazhincë – Tetovë, në fshatin Dobroshtë, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të automjetit të udhëtarëve ,”Volkswagen Polo” me targa të Shkupit, i drejtuar nga F.A. (23) nga fshati Gllogjë e Tetovës dhe automjeti i pasagjerëve “Ford Ka” me shenja regjistrimi të Tetovës, i drejtuar nga Sh.I. (21) nga fshati Sllatinë i Tetovës. Në aksident lëndime të rënda trupore ka pësuar shoferi Sh.I, ndërsa shoferja F.A. dhe pasagjerja në automjetin e saj M.A. (53) kënë…
Nëpunësit policorë nga Njësiti për Tregti të Paligjshme në SPB Shkup, pas një urdhëresë të pranuar më parë nga Gjykata Themelore Penale Shkup, kanë bastisur shtëpinë e M.S.(19) nga Shkupi, në rajonin e Gazi Babës. Siç bëri të ditur MOB-ja, gjatë kontrollit u gjet dhe u sekuestrua marhuanë. M.S. është privuar nga liria dhe ndaj tij do të bëhet kallëzim penal nga neni 215 i Kodit Penal.
Isen Shabani nga ASH-Sela thotë se pas janarit mund të ketë protesta nga Fronti Europian. Shabani në Daily Click në TV21 tha pas emërimit të presidentit të ri në SHBA, do të ketë presion ndaj kryeministrit Hristijan Mickoski, për realizimin e ndryshimeve kushtetuese.
Borë e dobët bie në Kodrën e Diellit dhe në Strazhë dhe Mavrovë, ndërsa është ulur dukshmëria për shkak të mjegullës deri në 50 metra në Pletvar, informojnë nga Lidhja Auto Moto e Maqedonisë. Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet në kushte dimërore, vende-vende nëpër rrugë kryesisht të lagështa. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka vonesa të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti. Nga LAMM u rekomandojnë shoferëve shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm…
Seanca parlamentare ka nisur me debate mes mazhorancës dhe opozitës. Fillimisht ka qenë deputetja e PD, Ina Zhupa, e cila tha se komisioni që u ngrit për gjoja propagandën ruse dhe kineze po përdoret për të hetuar gazetarët dhe mediat shqiptare. Ndërkohë, deputeti i PS, Erion Braçe që drejton edhe këtë komision, replikoi duke u shprehur se ka kërkuar hetim për ata që dezinformojnë, duke iu drejtuar Zhupës se “ju jeni një nga ato që duhet te hetoheni për dezinfomim”. Po ashtu ai ironizoi deputeten e PD duke i thënë që të presë thonjtë dhe të mos lyhet me parfum,…
Gjykatësi kushtetues Osman Kadriu, në intervistën për Alsat deklaroi se nuk është e vërtetë që para Gjykatës Kushtetuese kontestohen vetëm 2-3 nene të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve, por 18 nene të cilat janë parashtruar nëpërmjet 13 iniciativave nga 46 subjekte, përfshirë akademikë, profesorë e parti politike. Siç thotë Kadriu, një prej kontesteve të papërmendura deri më sot në Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve është edhe ajo e zhdukjes së termit të shkruar në kllapa (gjuha shqipe), ndërkaq nëse pranohen të gjitha kontestimet, vetë ekzistenca e ligjit vihet në pikëpyetje si tërësi. “Në opinion deri tash është folur se kinse…
Sot është dita botërore e kafesë turke, e cila është një nga elementët e pazëvendësueshëm të trashëgimisë kulturore të kuzhinës tradicionale turke. Kultura dhe tradita e përgatitjes dhe konsumimit të kafesë turke u përfshi në Listën Përfaqësuese të UNESCO-s të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Njerëzimit në vitin 2013 dhe 5 dhjetori u shpall “Dita Botërore e Kafes Turke”. Kafeja turke bëhet nga kokrrat e kafesë me cilësi të lartë me origjinë nga Brazili dhe Amerika Qendrore, në shumicën e rasteve të pjekura ngadalë dhe më pas të bluara shumë shumë imët. Besohet se kjo lloj pije është ndër llojet më…
Prokuroria Themelore Publike në Kavadar ka paraqitur aktakuzë kundër një personi për veprën penale “Vrasje” sipas nenit 123, paragrafi 2, pika 2 të Kodit Penal, në lidhje me nenin 19 (në tentativë) dhe nenin 12, paragrafi 2 (zvogëlimit të ndjeshëm të aftësisë për të gjykuar). E akuzuara më 10 shtator të këtij viti, në shtëpinë e saj familjare në Kavadar, gjatë ushtrimit të dhunës në familje, tentoi të vriste nënën e saj me të cilën jetonte në të njëjtën shtëpi. Ndërsa viktima ishte në gjumë, ajo e goditi disa herë në kokë me çekiç, duke i shkaktuar lëndime të rënda…

