Author: Hamdi Kumanova

Nëpunës policorë të NJPB Kavadar dje kanë privuar nga liria Z.Z (41) dhe bashkëshorten e tij 37-vjeçare F.M.Z. nga Kavadari dhe Xh.N (32) dhe L.M (56), të dy nga Velesi. Gjatë kontrollit në shtëpinë e Z.Z. në Kavadar të kryer me urdhër të gjykatës është konstatuar se personat përdorin drogë narkotike, pas së cilës në banesë janë gjetur dhe konfiskuar lëndë pluhuri ngjyrë kafe, një lëndë bimore e gjelbër, një lëndë pluhuri i verdhë dhe sende të tjera me mbetje narkotike. Personat janë ndaluar në stacionin policor, është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të ngjarjes ndaj tyre do të…

Lexo më Shumë

Prokuroria themelore publike Shkup parashtroi aktakuzë ndaj katër personave të cilët në ngjarje të ndryshme gjatë ditëve të kaluara kryen veprime të cilat përmbajnë elemente të veprës penale – Shkaktim i urrejtjes, përçarje apo mosdurim në baza nacionale, racore, fetare dhe baza të tjera nga neni 319 paragrafi 1 i Kodit penal. Siç kumtoi sot Prkuroria publike, për katër personat, të cilëve gjatë procedurës paraprake iu caktua paraburgimi, prokurorët publik nga Gjykata themelore penale Shkup t’ua vazhdojë masën e paraburgimit. “Tre nga të akuzuarit e 28 nëntor, me rastin e festimeve të Ditës së flamurit shqiptar, me djegie, shkatërrim dhe…

Lexo më Shumë

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, në një video mesazh drejtuar publikut në Maqedoninë e Veriut të organizuar nga ambasada e Britanisë, ka përçuar mesazhe mbështetëse kundrejt viktimave të dhunës në familjes. “Dhuna ndaj grave dhe dhuna në familje është rrezikim serioz të të drejtave dhe lirive të njeriut. Punëtorët shëndetësorë luajnë rol të rëndësishëm në sistemin e parandalimit dhe mbrojtjes nga dhuna që i përfshin si pjesë esenciale e protokollit për bashkëpunim të ndërsjellë dhe veprim në rast dhune”, ka thënë Taravari në videomesazh. Taravari mes tjerash ka theksuar se punëtorët shëndetësore janë të parët që janë në kontakt me…

Lexo më Shumë

Tridhjetë e gjashtë vullnetarë të rinj të Korpusit të paqes sot zyrtarisht do të japin betimin para ambasadores së SHBA-së në Maqedoni të Veriut, Anxhela Ageler. Ata do t’i bashkëngjiten grupit i cili ka mbi 900 vullnetarë të cilët kanë shërbyer në Maqedoni të Veriut. Në ngjarje do të flasë edhe ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, ndërsa mes mysafirëve janë edhe presidentja e vendit, Gordana Siljanovska Davkova, ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Zllatko Perinski, përfaqësues të organizatave partnere dhe familjeve nikoqire, si dhe bashkëpunëtorëve të ardhshëm të vullnetarëve. Ky është grupi i 27-të i cili do të jetojë dhe…

Lexo më Shumë

Ish-kryeministri dhe lider aktual i VMRO-Popullore, Ljubço Georgievski, ka komentuar deklaratën e djeshme të kryeministrit Hristijan Mickoski për rrugën evropiane të Maqedonisë, informon PressOnline.al “Qeveria kishte një plan në tre faza për të bindur Brukselin për të vërtetën e saj? Me fjalë të tjera, asgjë nga negociatat me Bashkimin Evropian në katër vitet e ardhshme”, thotë Georgievski. Mickoski edhe dje ka theksuar se është optimist dhe se lufta për përparimin e Maqedonisë në rrugën evropiane do të vazhdojë. Ai ka thënë se kanë një plan dhe strategji. “Për secilën tezë tonë presim një antitezë dhe deri më tani nuk kemi…

Lexo më Shumë

Ekipet e NP Higjiena Komunale – Shkup, gjatë ditës së djeshme dhe mbrëmjes së kaluar ngritën dhe transportuan përafërsisht 70 metra kub mbetje nga deponitë e egra në komunat Çair dhe Qendër të Shkupit. Sërish është intervenuar në bulevardin Nikolla Karev (Rruga e Plastikave) ku për një periudhë të gjatë kohore është vërejtur hedhje e vazhdueshme e mbetjes në mënyrë të paligjshme në sipëfaqet publike dhe të trafikut. Gjatë kohës së aktiviteteve të djeshme të NP Higjiena Komunale -Shkup, në këtë lokacion janë ngritur 40 metra kub mbetje komunale të përziera dhe të vëllimshme të hedhura në këndin me rrugën…

Lexo më Shumë

Fushata „Më pak harxhime, më shumë për ty – Kujdesemi” vazhdon edhe gjatë festave të fundvitit. Në marrëveshje mes Qeverisë dhe 60 kompanive, është miratuar vendimi për uljen e çmimeve për shportën konsumatore të festave të fundvitit, duke përmirësuar kështu standardin jetësor të qytetarëve. Në periudhën nga 15 dhjetor 2024 deri më 15 janar 2025, qytetarët kanë mundësi të blejnë 675 produkte të ndryshme me çmime të ulëta. Produktet me çmime të reduktuara do të jenë të shënuara, ndërsa përveç kësaj, përmes faqes së internetit „mojakosnica.mk”, qytetarët mund të informohen për produktet e përfshira në këtë listë. Qeveria ka…

Lexo më Shumë

Në kazermën “Alekso Demnievski – Bauman” në Veles, ministri i Mbrojtejs, Vllado Misajllovski së bashku me shefin e Shtatmadhorisë së Armatës, gjeneralmajorin, Sashko Lafçiski, sot do të marrë pjesë në Ditën për mysafirë të lartë dhe mbyllja e stëvitjes “Maple Arch 24” e cila realizohet në vendin tonë nga 25 nëntori. “Maple Arch 24” është stërvitje ndërkombëtare në të cilën marrin pjesë rreth 600 pjesëtarë nga katër armata aleate dhe dy partnere. Përveç pjesëtarëve të Armatës së Maqedonisë, pjesë morën edhe pjesëtarë të forcave të armatosura të Kanadasë, Polonisë, Lituanisë, Ukrainës dhe Gjeogjigjë. Bëhet fjalë për stërvitje me ndihmën e…

Lexo më Shumë

Gjithsej 192 mbikëqyrje të jashtëzakonshme në objektet e shitjes me pakicë – mini markete dhe shitore ushqimore, javën e kaluar zbatuan shërbimet inspektuese të Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari (AUV). Me atë rast, për mangësitë e konstatuara janë shqiptuar gjithsej 30 vendime me masa urdhëruese për mënjanimin e tyre, ndërkaq janë shqiptuar edhe 23 gjoba. Sipas AUV-së, janë shkatërruar rreth 30 kilogramë produkte të pasigurta (mish i ngrirë, prodhime të qumështit, përpunime të mishit) dhe mbi 66 litra jogurt. “Është kontrolluar përmbushja e kërkesave higjienike për siguri të ushqimit, kërkesave shëdnetësore për të punësuarit, regjimi i temperaturës së ushqimit, si…

Lexo më Shumë

Politikat e qeverisë së Mickoskit duke negociuar çmimet për të ashtuquajturat “Shporta e Vitit të Ri” nuk do të ketë efektin e dëshiruar dhe nuk do të ulë realisht çmimet e larta, thonë nga LSDM. Nga atje thonë se çmimet e disa prej produkteve që janë publikuar në këtë shportë në ditët e kaluara kanë shënuar rritje, sidomos të produkteve të qumështit. Tregtarët kanë hapësirë ​​të tillë për rritjen e çmimeve në ditët në vijim deri më 15 dhjetor. Pra, nëse më vonë reduktohen në të njëjtin nivel, nuk do të thotë më shumë para për qytetarët, por manipulim klasik…

Lexo më Shumë

Kuvendi i Kosovës ka vazhduar punimet në orët e vona të mbrëmjes, me praninë e vetëm të deputetëve të VV-së, për miratimin me procedurë të përshpejtuar të një sërë projektligjesh në shqyrtim të parë dhe të dytë, njërën prej të cilave u thirr edhe seancë e jashtëzakonshme. Por ishin dy deputetë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, që sapo kuptuan se po mbahet seancë, u nisën drejt Kuvendit. Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, së bashku me deputetin Pal Lekaj, kanë shkuar mbrëmjen e së enjtes në Kuvend për të kundërshtuar mbajtjen e…

Lexo më Shumë

Inteligjenca ushtarake e Ukrainës ka kryer një sulm të suksesshëm kibernetik në një nga bankat më të mëdha të Rusisë këtë javë. Sulmi thuhet se ndërpreu shërbimet bankare në internetin e bankës, ndërsa uebfaqja e saj u tha se ishte e paarritshme në Francë dhe Gjermani. Media shtetërore ruse konfirmoi se kishte pasur probleme me qasjen në faqen e internetit të bankës këtë javë, shkruan skynews. Ndryshe, SHBA vendosi sanksione ndaj Gazprombank më herët në nëntor, mes përpjekjeve të vazhdueshme të saj për të bërë presion ndaj Rusisë për luftën e saj kundër Ukrainës. Së fundmi, zyrtarët perëndimorë kanë njoftuar…

Lexo më Shumë