Sekretari shtetëror në Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Resmi Ejupi, iu bashkua aksionit për mbjelljen e drunjve që u zhvillua në një lokacion afër Kokinos. Me mbjelljen e 1000 fidaneve të fundit, u përmbyll aksioni i këtij viti për pyllëzimin “Sonçeva Gora”, si pjesë e “Pastrimi genjeral në fundjavë 2024″, aksioni më i madh dhe më masiv vullnetar për mbrojtjen e mjedisit në Maqedoni dhe Ballkanin Perëndimor. – I përshëndes të gjithë partnerët dhe të gjithë pjesëmarrësit në aksione, sepse të gjithë këtu na bashkon dëshira e fuqishme për të nxitur dhe zhvilluar ndërgjegjësimin për mjedisin me shembuj…
Author: Hamdi Kumanova
Shkalla e papunësisë në tremujorin e tretë të vitit 2024 është 12.3%, njoftoi Enti Shtetëror i Statistikave (ESSH). Aktualisht, numri i të papunëve në Maqedoni është 98.322 persona, përkatësisht numri i popullatës aktive është 796.733 persona, prej të cilëve 698.411 persona janë të punësuar. Shkalla e aktivitetit në këtë periudhë është 52.6, ndërsa shkalla e punësimit është 46.1 për qind.
Kryeministri Hristijan Mickoski, ka thënë se nuk ka rrezik për sigurinë e vendit, dhe se ata asnjëherë nuk kanë lejuar që të ketë rrezik. Këtë kryeministri e deklarojë i pyetur pasi BDI sot dolën me komunikatë se nëse “Gjykata Kushtetuese vendos që të shfuqizojë arritjet e Marrëveshjes së Ohrit, pasojat do të jenë të pariparueshme, ndërsa ne nuk mund të marrim përgjegjësi për atë se cfarë do të ndodhë më pas”. Sipas tij, ata tashmë kanë paralajmëruar se ka pasur përpjekje për të cënuar sigurinë, dhe kjo është një prej atyre tentimeve. “Ka disa vende ku individë takohen për të…
Prokuroria e Posaçme ka reaguar në lidhje me paraqitjen e agjentëve të Byrosë Kombëtare të Hetimit në banesën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Përmes një komunikate për mediat, SPAK bën me dije se veprimet hetimore janë ndërmarrë në kuadër të një procedimi penal ndaj kryebashkiakut. Megjithatë, organi i akuzës shfaqet shumë i rezervuar, duke thënë se nuk mund të japë detaje të hollësishme pasi çështja është nën hetim. “Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar informon se janë ndërmarrë disa veprime hetimore në kuadër të një procedimi penal. Duke qenë se hetimi ndodhet ende në fazën paraprake,…
Në Buxhet ndoshta për herë të parë pas një kohe të gjatë, parashikohen mjete për rritjen e pagave me më shumë se dhjetë për qind, tha kryetari i Lidhjes si Sindikatave të Maqedonisë, Sllobodan Trendafillov para mbledhjes së Këshillit ekonomiko- social (KES). Siç deklaroi Trendafillov, në përputhje me projeksionet buxhetore të cilat LSM-ja mund t’i parasheh, Qeveria parashikon fonde konform me marrëveshjet kolektive dhe ligjet për rritjen e pagave. Standardi i dëmtuar i jetesës me rritjen e vazhdueshme të pagës minimale sindikaliste e cila nga fillimi i vitit është rritur për më shumë se 4.800 denarë, duhet të jetë motiv…
Sekretari i shtetëtorë në Miistrinë për punë sociale, demografi dhe Rini, Fatmir Sabriu nga koalicioni VLEN përmes një press konference ka akuzuar BDI-në që problemet familjare të mos i paraqesë si probleme ndëretnike duke iu referuar ngjarjeve të fundit në Kumanovë ku u dogjën vetura e prokurorit Xhelal Bajrami dhe një lokal, shkruan Top24 “Për një javë resht me lajme të reme se gjoja djegia e veturave dhe lokalit në Kumanovë kanë prapavi etnike. Kështu ata tenuat të hedhin vrerë kundër koalicionit VLEN dhe inicuan interpelancë kundër zëvendësministrit Astrit Isenit. MPB dhe zyrtarët policorë me profesonalizëm dhe në kohë rekord…
Zëvëndësministri i Bujqësisë, Flakron Bexheti, është pjesëmarrës në konferencë në Budapest ku po flitet në lidhje me prioritetet kërkimore dhe inovative, më saktësisht po trajtohen çështje kyçe që lidhen me sigurinë e sistemit ushqimor dhe bioekonominë në bujqësi. “Këto ditë jam në Budapest, Hungari, ku po marr pjesë në konferencën e nivelit të lartë “BIOEAST and Beyond.” Kjo ngjarje, e cila zhvillohet nga data 4 deri më 6 dhjetor 2024, është organizuar nga Presidenca Hungareze e Këshillit të Bashkimit Evropian dhe Ministria e Bujqësisë e Hungarisë. Konferenca fokusohet në prioritetet kërkimore dhe inovative, duke trajtuar çështje kyçe që lidhen me…
Shkalla e papunësisë në tremujorin e tretë të vitit 2024 është 12,3 për qind, njoftoi Enti Shtetëror i Statistikave. Numri i popullsisë aktive në vend është 796.733 persona, nga të cilët 698.411 janë të punësuar, dhe 98.322 janë të papunë. Norma e aktivitetit në këtë periudhë është 52.6, shkalla e punësimit 46.1 për qind.
Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Prof. Dr. Vesna Janevska përmes video fjalimit mori pjesë në hapjen e Samitit të Fondacionit Maarif nga Turqia, në temën “Arsim për shoqëri të drejtë dhe të barabartë për të ardhme të qëndrueshme”, e cila mbahet për të katërtën herë në Stamboll. Folësit hyrës në ngjarjen ishin Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan, Ministri i Arsimit Kombëtar Jusuf Tekin dhe Presidenti i Fondacionit Biroll Akgun. Ministrja dërgoi mesazh se Qeveria e re e Maqedonisë nuk ka asnjë dyshim se arsimi është shtyllë e shoqërisë dhe për këtë arsye rrit angazhimin në njohuritë e qytetarëve, në kreativitetin…
Ish-kryeministri dhe lider aktual i OBRM-Popullore, Ljubço Georgievski, ka komentuar deklaratën e djeshme të kryeministrit Hristijan Mickoski për rrugën evropiane të Maqedonisë. Georgievski shkurt tha se nuk pret asgjë të re në katër vitet e ardhshme. “Qeveria kishte një plan në tre faza për të bindur Brukselin për të vërtetën e saj? Me fjalë të tjera, asgjë nga negociatat me Bashkimin Evropian në katër vitet e ardhshme”, njoftoi Georgievski në rrjetet sociale. Mickoski edhe dje ka theksuar se është optimist dhe se lufta për përparimin e Maqedonisë në rrugën evropiane do të vazhdojë. Sipas Mickoskit, në BE është një ekip…
Gjykata Kushtetuese e Republikës së Maqedonisë së Veriut njofton se nuk do të komentojë qëndrimet e askujt lidhur me çështjen e Ligjit për përdorimin e gjuhëve. Sipas njoftimeve, seanca ku do të diskutohet për këtë ligj është caktuar për datën 11 dhjetor. “Pas përfundimit të seancës do të mbahet një konferencë e rregullt për media në të cilën do t’u përgjigjemi të gjitha pyetjeve të opinionit dhe mediave”, thonë nga Gjykata. Ky rast ngjall interes të konsiderueshëm në publik, veçanërisht për shkak të pikëpamjeve dhe interpretimeve të ndryshme të zbatimit të Ligjit për Gjuhët.
Nënkryetari i LSM-së, Ivan Peshevski thotë se pronarët e kompanive që kanë marrë subvencione nga DAP, por nuk i kanë përdorur paratë për shpërndarjen e pagave për punonjësit, duhet të shkojnë në burg. “DAP u jep subvencione kompanive, të cilat nuk i përdorën për të ndarë para për punonjësit. Ishin miliona, shumë miliona. Dhe besoj se ne jemi shtet që do të zbatojmë kontrolle të rrepta dhe një gjë e tillë duhet të dënohet me burg”, tha Peshevski, në “Daily Click”. Ai tha se kompanitë që paguajnë paga “në të zezë”, ose nuk paguajnë pagesën e pushimeve K-15, të përballen…

