Kryetari i Komunës së Krushevës, Tome Hristovski thekson se disa mangësi në lidhje me mjetet nga kredia hungareze, të cilat Qeveria i ndan për projekte nëpër komuna. “Po flasim për një kredi që paguajnë të gjithë taksapaguesit e këtij vendi, jo për grant. Duhet të dimë se ku po shpenzohen paratë dhe a do të ketë shteti kontribut, zhvillim lokal, zhvillim rajonal dhe a do të përfitojnë të gjithë qytetarët nga ajo që po ndërtohet”, tha Hristovski për “TV24”. Hristovski shtoi se duhet të ketë një lloj mekanizmi kontrolli, koordinimi, që të sigurohet që projektet të jenë të qëndrueshme. “Kam…
Author: Hamdi Kumanova
Shqipëria ka realizuar sot emetimin e Eurobondit 10-vjeçar në Bursën e Londrës. Sipas burimeve nga tregu financiar, shteti shqiptar emetoi Eurobonde për një vlerë totale prej 650 milionë eurosh, me një yield prej 5%. Kërkesa për Eurobondet shqiptare e paraqitur nga investitorët ka qenë shumë e lartë dhe arriti shumën totale të 3.7 miliardë eurove. Fillimisht, Ministria e Financave pati hyrë në proces me një yield indikativ fillestar prej 5.5%, por kërkesa e madhe e tregut ka favorizuar një yield më të ulët se pritshmëritë. Emetimi i sotëm ishte Eurobondi i dytë me maturim 10-vjeçar i qeverisë shqiptare, pas atij…
Elon Musk dëshiron të marrë në pronësi OpenAI, kompaninë mëmë të ChatGPT. Një grup investitorësh i udhëhequr prej tij ofron 97.4 miliardë dollarë për ta blerë kompaninë e inteligjencës artificiale. Avokati i miliarderit, Marc Toberoff, konfirmoi se ai e paraqiti ofertën për të gjitha asetet në bordin e saj të hënën. “Si bashkëthemelues i OpenAI dhe lideri më inovativ dhe i suksesshëm i industrisë së teknologjisë në histori, Musk është personi i duhur për të mbrojtur dhe rritur teknologjinë e OpenAI,” shtoi avokati në emër të Musk dhe investitorëve të tjerë. Përgjigjja ishte një ironi e pastër, pikërisht në një…
Ditën e sotme, që prej orës 08.30 do të nisë në Gjykatën e Posaçme rivlerësimi i masës së sigurimit personal dhënë për 8 të pandehurit e dosjes, ku janë të vënë në pranga edhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj dhe biznesmeni Elman Albule. Bashkë me ta në gjykatë do të jenë edhe 5 biznesmenë shqiptarë, të cilët sipas dosjes, kanë bashkëpunuar në kryerjen e veprave penale nga ana e kreut të Bashkisë. Po ashtu, në GJKKO do të paraqitet edhe bashkëshortja e kryebashkiakut, Ajola Xoxa, e cila është lënë në masë sigurimi paraprak “arrest shtëpie”. Në lidhje me këtë grup…
Nga Qerim LITA Pjesa e parë – Shpërngulja e shqiptarëve në vitet 1912-1939 dhe reagimi i shtetit shqiptar – Memorie.al / Me shpërthimin e Luftës së Parë Ballkanike, tërheqjen e Perandorisë Osmane dhe pushtimin e tokave shqiptare nga aleanca ortodokse ballkanike, rifilloi procesi i shpërnguljes së popullsisë shqiptare nga trojet e tyre etnike, për në Republikën e Turqisë. Dokumentet e zbuluara kohët e fundit, hedhin dritë se brenda vitit 1912 – ‘13, ushtritë pushtuese serbo-malazeze dhe greke, dëbuan me dhunë mbi 200.000 shqiptarë, pjesa dërrmuese e tyre u vendosën në Stamboll, Anadoll dhe në vise të tjera të Turqisë. Ndërsa,…
Nënkryetarja e Komisionit Evropian, Kaja Kallas, dhe Komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët lidhur me zgjedhjet parlamentare të mbajtura në Kosovë më 9 shkurt 2025. Në deklaratë thuhet se populli i Kosovës ushtroi të drejtën e tij demokratike duke votuar në zgjedhjet e rregullta parlamentare, gjersa rikujtojnë se Bashkimi Evropian ka vendosur një Mision Vëzhgues Zgjedhor (MVZ) i cili do të qëndrojë në Kosovë për të ndjekur procedurat paszgjedhore si dhe për të nxjerrë rekomandime. “Sipas konstatimeve preliminare, zgjedhjet kanë qenë të qeta dhe konkurruese me pjesëmarrjen e të gjitha komuniteteve, ndërsa është zbatuar ligji…
Sot mbushen 13 vjet nga tragjedia e Restelicës, fshat ky në komunën e Dragashit ku si pasojë e rënies së ortekut të borës kanë humbur jetën 10 banorë të këtij fshati, të gjithë të një familje. Nga kjo fatkeqësi natyrore u shkatërruan dhjetëra shtëpi. Ndërsa fatkeqësisë i mbijetoi vetëm në atë kohë 7-vjeçarja, Amsera Reka, e cila tashmë jeton te të afërmit e saj. Asaj i vdiqën babai, nëna, vëllai dhe gjyshërit.
Byroja Federale e Hetimeve tha të martën se ka zbuluar 2400 dosje të reja që lidhen me vrasjen e Presidentit John F. Kennedy, ndërsa agjencitë federale punojnë për të përmbushur urdhrin ekzekutiv të Presidentit Donald Trump muajin e kaluar për të publikuar mijëra të dhëna. FBI-ja tha se po punon për transferimin e të dhënave tek Administrata Kombëtare e Arkivave dhe Regjistrimeve për t’u përfshirë në procesin e deklasifikimit. Në vitin 1992, Kongresi kishte urdhëruar që të gjitha dosjet e mbetura sekrete në lidhje me hetimin për vrasjen e ish Presidentit Kennedy duhet të hapeshin plotësisht për publikun përmes Arkivave…
Profesori i së drejtës, Kadri Kryeziu, thotë se nëse Qeveria Kurti nuk e formon qeverinë e re brenda 15 ditëve, atëherë e bën opozita. Sipas tij, është më mirë që opozita ta formojë qeverinë, “që pushteti le të pushojë pak”. “Obligimi kushtetues është që i pari duhet të provojë për ta formuar qeverinë. Nëse nuk mundet ta bëjë qeverinë pas 15 ditëve që e ka obligim, e merr opozita dhe e bën qeverinë, e ka mundësinë. Me 53 kandidatë të opozitës më lehtë e ka ta formojë ajo qeverinë. Mendimi im është që më mirë opozita ta formojë qeverinë, që…
Presidenti Donald Trump bëri një dalje të rrallë në Zyrën Ovale të martën me këshilltarin e tij më të fuqishëm, Elon Musk përpara se të nënshkruante një urdhër ekzekutiv për të vazhduar zvogëlimin e përmasave të qeverisë federale. Agjencia e lajmeve Associated Press arriti të sigurojë një dokument të Shtëpisë së Bardhë lidhur me urdhrin ekzekutiv që synon të çojë përpara punën e zotit Musk për uljen e shpenzimeve qeveritare përmes Departamentit të Efikasitetit të Qeverisë, shkurtimisht DOGE. Zoti Musk tha se në qeverinë federale ka disa punonjës të mirë, por ata duhet të mbajnë përgjegjësi për punën që bëjnë,…
Qeveria në seancën e sotme ka ngarkuar Ministrinë e Drejtësisë që të paraqesë iniciativë për shkarkimin e kryeprokurorit Ljupço Kocevski, përcjell TV21. Lupço Kocevski është emëruar prokuror publik republikan një vit më parë. Kryeministri Hristijan Mickoski vazhdimisht ka kritikuar Prokurorinë Publike, duke thënë se nuk po i kryen obligimet e veta dhe se kur është dashur të merren masa ndaj zyrtarëve, te prokurorët “janë paraqitur probleme shëndetësore”. Mickoski para pak kohësh deklaroi se Qeveria ka shumicën në Kuvend, për ta larguar Kocevskin nga detyra.
Policia italiane ka kryer një sërë bastisjesh kundër klaneve mafioze që veprojnë në dhe rreth e qark Palermos të Sicilisë. Më shumë se 1200 oficerë policie morën pjesë në operacionin madhor dhe policia ushtarake e karabinierëve tha se aksioni kishte për qëllim zhvillimin e mafies në zonë. Në bastisjet, më të mëdhatë në vitet e fundit, autoritetet italiane janë përpjekur të parandalojnë ringjalljen e mafies dhe organit të saj qeverisës të njohur si Kupola. Disa bosë mafioz janë liruar nga burgu muajt e fundit pas apelimit, por hetuesit pretendojnë se ata që janë ende pas hekurave kanë përdorur telefona celularë…

