Ndërtimi i linjës së transmisionit 400 kV midis Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë është një nga projektet më të rëndësishme infrastrukturore që aktualisht po realizon SH.A MEPSO. Në një intervistë për Faktor.mk më 11 shkurt 2025, drejtori i gjeneral i MEPSO, Dr. Burim Latifi, theksoi se kjo linjë ka një rëndësi të madhe jo vetëm për Maqedoninë e Veriut, por për të gjithë rajonin. “Ndërtimi i linjës interkonektive me Shqipërinë është një nga projektet më të rëndësishme për lidhjen energjetike në rajon dhe ne jemi të vendosur ta përfundojmë me sukses,” ka deklaruar Latifi, duke theksuar se ky projekt do…
Author: Hamdi Kumanova
Një mjet i pashpërthyer është gjetur në Partesh. Policia bënë të ditur se njësia policore ka siguruar vendin e ngjarjes. “Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar se kanë gjetur një mjet të pashpërthyer. Njësia policore ka siguruar vendin e ngjarjes derisa aty ka dalë njësiti për deminim i FSK-së dhe KFOR-it, dhe kanë tërhequr mjetin e dyshimtë pa ndonjë incident”, ka njoftuar policia.
Nga Drejtoria e Doganave kanë publikuar raportin e konfiskimeve që kanë bërë së fundmi, përcjell TV21. Doganat njoftojnë se në “Tabanoc” kanë konfiskuar mjaltë. “Rreth 23 kilogramë mjaltë janë gjetur në bagazhin, në boshllëqe anësore, nën sediljet dhe nën tapiceri të derës së një veture e cila ishte regjistruar për hyrje në vend, në vendkalimin kufitar “Tabanoc” autostradë”, thuhet në njoftimin e Doganave.
Sot në orën 8:30 minuta Gjykata e Posaçme nisi seancën verifikuese ndaj kryetarit të Bashkisë Erion Veliaj, bashkëshortes së tij Ajola Xoxa të dyshuar për korrupsion në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe pastrim parash. Seanca u shty për orën 13:30 raporton gazetarja Anila Hoxha, pasi avokatët kërkuan të njihen me dosjen. Në të njëjtën seancë janë edhe biznesmeni Elman Abule, i dyshuar për pastrim parash dhe pesë të tjerët detyrim paraqitje që janë Gentian Sula, Fatmir Bektashi, Meriman Palushi, Sokol Kryeziu dhe Shkëlqim Fusha . Gjyqtari që ka miratuar masën e arrestit me burg për Erion Veliaj dhe arrest shtëpiak për…
Nga MPB informojnë se vonë mbrëmë një këmbësor u godit nga një automjet në rrugën rajonale pranë fshatit Kolibari të Kërçovës. – Më 11.02.2025 në ora 23:15, në Stacionin Policor të Kërçovës u raportua se në rrugën magistrale Gostivar – Kërçovë, në kryqëzimin për fshatin Kolibari, një automjet “Renault Megane” me targa të Kërçovës, i drejtuar nga R.I. (66) nga fshati Strogomisht i Epërm, Kërçovë, ka goditur këmbësorin I.A. (66) nga i njëjti fshat – njoftoi policia. Nga plagët e marra, këmbësori I.A. ka vdekur në vendngjarje, ndërsa një mjek i Shërbimit të Ndihmës Mjekësore Urgjente ka konstatuar vdekjen. Një…
Me një rënie prej 12 vendesh, Maqedonia e Veriut po regresohet në luftën kundër korrupsionit. Në shkallën në të cilën renditen 180 vende, vendi ynë renditet i 88-ti. Për t’u konsideruar se lufton seriozisht korrupsionin, një vend duhet të arrijë të paktën 50 pikë dhe Maqedonia ka 40. Ky rezultat, sipas Transparency International, është edhe pasojë e skandaleve me gjyqtarët Naqe Gjorgjiev dhe Lazar Nanev, si dhe Ixhet Memeti, anëtar i Këshillit të Prokurorëve Publikë. Ish-kryetarja e Komisionit Kundër Korrupsionit, Biljana Ivanovska, në një intervistë për “Lokalno” thotë se derisa të gjithë në shoqërinë tonë të ndërgjegjësohen se korrupsioni është…
Kryetari i Komunës së Qendrës në Shkup, Goran Gerasimovski njoftoi se ndalimi i përdorimit të telefonave gjatë mësimit po funksionon shkëlqyeshëm në të tetë shkollat fillore. “Ndalimi i përdorimit të telefonave gjatë orëve të mësimit po jep rezultate. Këtë masë e zbatojmë prej dy vitesh në shkollën fillore “Shën Kirili dhe Metodi” dhe ka një përfitim. Nxënësit janë plotësisht të përkushtuar ndaj të mësuarit dhe cilësia e procesit arsimor është përmirësuar. Me rekomandimet që i kanë pranuar të tetë shkollat fillore në Qendër, ne po ofrojmë kushte më të mira mësimore dhe po kontribuojmë në zhvillimin e një atmosfere pozitive…
Drejtori i Byrosë për Siguri Publike, Aleksandar Janev njofton se sasia e konfiskuar e kokainës i përket grupit të drogës së Rade Trajkovski-Shtekli. “Mbi 4 kg kokainë u zbuluan dhe sekuestruan grupit Shtekli. Këmbëngulja dhe profesionalizmi janë çelësi i punës së suksesshme hetimore. Në koordinim me Prokurorin Publik vazhduam me veprimet kundër grupit kriminal të Shteklit dhe gjatë veprimeve shtesë, më pak se një muaj pas zbërthimit të grupit, të njëjtës bandë kriminale iu gjet dhe sekuestrua sërish drogë. Ne vazhdojmë angazhimin tonë për të luftuar trafikun e paligjshëm të drogës. Nuk ka struktura të pathyeshme kriminale – ne e…
Qendra Tregtare e Qytetit sot nga ora 8, sipas paralajmërimeve është pa ujë. Shkak i ndërprerjes është bërë një defekt në rrugën “Filipi i Dytë” përballë Qendrës Tregtare të Qytetit. Nga Ndërmarrja Publike “Ujësjellësi dhe Kanalizime” informuan se ndërprerja do të zgjasë deri në riparimin e defektit.
Kamioni me targa të Maqedonisë së Veriut, i cili po barte letër për reciklim, është kapur në kalimin kufitar në Bogorodicë me drogë, shkruan Alsat. Ky operacion i përbashkët i Doganës dhe MPB-së, rezultoi me kapjen e një saasie të konsiderueshme të drogës. Alsat, do ju mbajë të informuar për rastin. /alsat.mk
Më së voni deri në fund të këtij muaji duhet të përfundojë metodologjia e re për llogaritjen e shpenzimeve minimale të një familjeje, njofton ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi. Në një intervistë për televizionin “Sitel” mbrëmjen e sotme, ai deklaroi se dje në Ministrinë e Ekonomisë dhe Punës është mbajtur një takim, ndërsa do të pasojnë edhe disa të tjera, pas së cilave metodologjia e re do të prezantohet në seancën e Këshillit Ekonomiko-Social. Sipas Durmishit, në shportën sindikale të konsumit ka produkte që nuk duhet të jenë pjesë e shportës bazë të konsumit. Dje patëm një takim…
Gjykata Kushtetuese sot do të mbajë seancë për të diskutuar për ndryshimin e Kodit Penal të vitit 2023, pas iniciativës së kryetarit të Lidhjes Demokratike, Pavle Trajanov. Në iniciativë, Trajanov thekson se ndryshimet e kontestuara ligjore janë në kundërshtim me sundimin e ligjit, mbrojtjen e të drejtave pronësore dhe barazinë e promovuar me Kushtetutë. Në nismë thuhet se me këto ndryshime privilegjohet një kategori e qytetarëve, për dallim nga personat e dënuar ligjërisht që marrin një trajtim diskriminues dhe për ta nuk vlen ulja e dënimeve. Sipas Trajanov, seanca në Gjykatën Kushtetuese është e vonuar, sepse iniciativa është dorëzuar në…

