Rusia me sa duket po përzihet në zgjedhjet e ardhshme në Gjermani dhe kjo mund të ndikojë edhe në Ballkanin Perëndimor Organizata jofitimprurëse CeMAS ka zbuluar fushatën e njohur si ‘Doppelgänger’ (Sozia) e cila përhap përmbajtje të rreme. Qëllimi i saj është të mbështesë partinë e djathtë ekstreme AfD dhe të diskreditojë rivalët e saj. Si funksionon kjo? ‘Doppelgänger’ klonon faqet reale të mediave duke blerë domene të ngjashme dhe duke imituar dizajnin e tyre. Artikujt e falsifikuar më pas shpërndahen në rrjetet sociale. Në fillim kjo fushatë u përqendrua në narrativat rreth agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës, por tani…
Author: Hamdi Kumanova
Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Bullgarisë “shpreh zhgënjimin e saj të thellë dhe dënon kategorikisht deklaratat e fundit të kryeministrit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski. Sipas Sofjes zyrtare, deklaratat “jo vetëm që shtrembërojnë realitetin, por gjithashtu minojnë përpjekjet për të ndërtuar marrëdhënie të mira fqinjësore dhe integrimin evropian”. “Duam të theksojmë se çështja e të drejtave të bullgarëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut nuk është një mosmarrëveshje dypalëshe mes dy vendeve tona, por një çështje që prek vlerat dhe standardet themelore evropiane. Progresi në procesin e integrimit evropian të RMV-së është i mundur…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka njoftuar planet për të vendosur tarifa prej 25 për qind për të gjitha importet e çelikut dhe aluminit, dhe tarifa reciproke për vendet që nivelojnë tarifat për mallrat amerikane. Të hënën, gjatë një ceremonie nënshkrimi në Zyrën Ovale, Trump njoftoi se tarifat për çelikun dhe aluminin e huaj do të vendoseshin “pa përjashtime”. Tarifat do të hyjnë në fuqi më 12 mars. Por cilët janë furnizuesit kryesorë të çelikut në SHBA? Çeliku është një material i rëndësishëm që përdoret kryesisht në sektorët e ndërtimit, prodhimit, transportit dhe energjisë për shkak të forcës…
Arrestimi i Kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, ka shkaktuar një reagim të paprecedentë dhe të rrezikshëm nga Kryeministri Edi Rama ndaj SPAK-ut, sipas partisë Djathtas 1912. “Tonet kërcënuese ndaj prokurorëve dhe përpjekja për të frikësuar GJKKO-n janë një sulm i drejtpërdrejtë ndaj pavarësisë së drejtësisë dhe një përpjekje e hapur për të sabotuar luftën kundër korrupsionit, ka thënënë një reagim partia e vogël opozitare e drejtuar nga Enkelejd Alibeaj. “Këto sulme dhe kërcënime, të cilat kanë qenë tipike për Sali Berishën dhe Ilir Metën, sot, përmes Edi Ramës, i dhanë formën përfundimtare “Koalicionit të Kleptomanëve””, thuhet në njoftim. “Gjithashtu,…
Rezultatet preliminare të zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit në Kosovë nuk krijojnë mundësi për asnjë parti politike që ta formojë qeverinë e vetme. Njohësit e çështjeve politike thonë se koalicionet eventuale pas zgjedhjeve, mund ta përfshijnë edhe çështjen e pozitës së presidentit të Kosovës. Mandati i presidentes aktuale, Vjosa Osmani, përfundon më 7 prill 2026. Bazuar në rezultatet preliminare, të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje, e cila ka marrë më së shumti vota, ka siguruar 47 ulëse në Kuvendin e Kosovës, ndërsa për formimin e qeverisë i duhen së paku 61. Partia Demokratike e Kosovës ka siguruar…
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka treguar për tentativat për ta vrarë atë në fillim të pushtimit rus të Ukrainës, si dhe për vrasjen e disa personave nga Zyra e Presidentit. Që nga fillimi i pushtimit rus, Zelensky ka qenë objektiv i komploteve të shumta të atentatit dhe dihet se u ka mbijetuar të paktën pesë deri në gjashtë përpjekjeve gjatë rrjedhës së luftës Rusi-Ukrainë. Dhe në një intervistë për The Guardian, presidenti i Ukrainës tha se në fillim të pushtimit rus të Ukrainës në shkallë të gjerë, ai mori “lajmëtarë”, veçanërisht përfaqësues të parlamentit, të cilët “erdhën dhe thanë…
Çdo ditë në vendin tonë raportohen dhjetëra raste të dhunës në familje, ku viktima janë zakonisht gratë që përjetojnë dhunë psikike e fizike nga familjarët e tyre. Por nuk janë të rralla edhe rastet kur nga dhuna pësojnë edhe nuset të cilat kanë probleme me vjehrra. Një rast i tillë ka ndodhur së fundmi në një familje në Pejë, ku një 52-vjeçare dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së djalit të saj. Burimet e medias brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se 23-vjeçarja e ka denoncuar rastin në Polici, ku ka rrëfyer se vjehrra e saj ka ushtruar dhunë…
Një gjykatës federal i hapi udhë të mërkurën planeve të Presidentit Donald Trump për të tkurrur numrin e punonjësve federalë përmes një programi që u jep atyre mundësi të japin dorëheqje në këmbim të stimujve financiarë. Gjykatësi George O’Toole Jr. në Boston vendosi se disa sindikata punonjësisht nuk kishin të drejtë ligjore për ta kundërshtuar planin. Zoti Trump synon të përdorë stimuj financiarë për të inkurajuar punonjësit qeveritarë që të dorëhiqen. Kjo është një fitore e rëndësishme ligjore për presidentin republikan, pas një sërë sfidash gjyqësore. “Kjo tregon se strategjia e proceseve ligjore për qëllime politike nuk do të mbizotërojë…
Anëtari i LDK-së, Naser Rugova ka renditur disa faktorë që sipas tij kanë ndikuar që partia ku bënë pjesë edhe ai është renditur e treta në zgjedhjet e 9 shkurtit. Ai ka thënë se lista zgjedhore, renditja e 20 kandidatëve të parë , futja e kryetarëve të komunave në listë si dhe fushata e personalizuar janë ndër shkaktarët për humbjen e LDK-së. “Është e vërtet që e kemi humb këtë garë dhe kemi dalë të tretë… Sipas meje kanë qenë disa fakorë se pse jemi në këtë renditje. E para është lista zgjedhore edhe pse ka qenë 70% me emra…
Analisti politik, Azem Vllasi ka deklaruar se Beogradi mund të kërkojë nga Lista Serbe që të hyjë në koalicion me këdo në Kosovë vetëm që të hiqet nga pushteti Lëvizja Vetëvendosje. Vllasi ka thënë se për këtë fakt duhet të mendojnë partitë opozitare dhe mos ta lënë Vetëvendosjen në opozitë pasi sipas tij kjo nuk do të ishte e ndershme duke qenë se VV-ja i ka 40 përqind të elektoratit të Kosovës. “Për mendimin tim nëse mbetet dhe nuk dëshiron askush koalicion me Vetëvendosjen e dëshirojnë ta lënë në opozitë kjo nuk është në rregull as para qytetarëve të Kosovës…
Ndërsa bota përballet me sfidën në rritje të ndryshimeve klimatike, radioja mbetet një medium jetik për përhapjen e ndërgjegjësimit, edukimin e audiencës dhe inkurajimin e veprimit kolektiv. E shpallur në vitin 2011 nga Shtetet Anëtare të UNESCO-s dhe e miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në 2012 si Dita Ndërkombëtare e Kombeve të Bashkuara, 13 shkurti u bë Dita Botërore e Radios (WRD). Tema e Ditës Botërore të Radios 2025 është Radio dhe Ndryshimet Klimatike: Një mjet i fuqishëm për veprimin klimatik. Ndërsa Marrëveshja e Parisit merr një rëndësi të madhe, radio kontribuon në arritjen e objektivave…
Burime të medias bëjnë me dije se në qytetin e Skenderajt ka pasur të shtëna armësh. Aty dyshohet se është qëlluar dikush. Ende nuk ka detaje në lidhje me këtë ngjarje, ndonëse media ka tentuar të kontaktojë me policinë. Media ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes, të cilat mund t’i shihni më lartë.

