Author: Hamdi Kumanova

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) njoftoi sot fillimin e një procesi të gjithanshëm reformash dhe vetingu brenda partisë, të udhëhequr nga kryetari i partisë Ali Ahmeti dhe kryesia e partisë. Kjo nismë nënvizon përkushtimin e BDI-së për qeverisje dhe integritet shembullor, duke vendosur një standard të ri për partitë politike në rajon. Si pjesë e strategjisë së reformës, BDI po zbaton mekanizma konkretë që synojnë rritjen e transparencës dhe llogaridhënies brenda radhëve të saj. Deputetët e BDI-së i janë nënshtruar një vlerësimi të rrezikut të korrupsionit dhe kanë nënshkruar Kodin e Praktikës së Mirë dhe Integritetit të BDI-së. Ky kod…

Lexo më Shumë

Më datë 12.02.2025 në ora 20:00, në rrugën ,,18-Nëntori” në Gostivar, zyrtarët policorë nga DPB Gostivar kanë privuar nga liria personinK.S.(55) nga Gostivari, duke vepruar sipas kallëzimit të mëparshëm të vajzës së tij 15-vjeçare, se ai nuk kujdeset për ta, i ka braktisur dhe keqtrajtuar në disa raste atë, dy vëllezërit e saj më të vegjël dhe një motër. Për ngjarjen janë njoftuar Prokurori publik dhe Qendra për Çështje Sociale Gostivar. Ai është ndaluar në stacionin policorë për procedim të mëtejshëm dhe ndaj tij do të përgaditet kallëzim përkatës.

Lexo më Shumë

Ministri i Transformimit Dixhital, Stefan Andonovski, në kuadër të pjesëmarrjes në Samitin e Qeverisë Botërore 2025 në Emiratet e Bashkuara Arabe, u takua me H.E. Abdullah Nasser Lootah, zv. Ministër i Çështjeve të Kabinetit për Konkurrueshmërinë dhe Shkëmbimin e Dijes në Emiratet e Bashkuara Arabe. “Në takim u diskutua për zhvillimin dhe konkurrencën e menaxhimit të të dhënave, ku z. Lootah, me përkushtimin e tij, luajti një rol kyç në forcimin e pozicionit të Emirateve të Bashkuara Arabe në skenën globale, me theks të veçantë në zhvillimin e qëndrueshëm dhe inovacionin në fushën e menaxhimit të të dhënave”, thuhet në…

Lexo më Shumë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, këtë të enjte është takuar me kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi. Siç ka njoftuar Presidenca, tema kryesore e këtij takimi ishte mbarëvajtja e procesit zgjedhor, me ç’rast presidentja ripotencoi rëndësinë e angazhimit të plotë për garantimin dhe ruajtjen e integritetit të këtij procesi. Lidhur me problemet e evidentuara në platformën elektronike të raportimit të rezultateve, Radoniqi sqaroi se KQZ-ja, menjëherë ka ftuar institucionet e sigurisë dhe ato të drejtësisë që të hetojnë problemin dhe se KQZ-ja është në pritje të raportit përfundimtar nga institucionet e sigurisë mbi çështjet e identifikuara që kanë…

Lexo më Shumë

Maqedonia duhet të funksionojë si shtet i së drejtës, reformat rrënjësore në gjyqësor janë të nevojshme, thonë sot nga VMRO-DPMNE. “Funksionimi i Kocevskit për më shumë se 8 muaj është shkatërrues. Kocevski ka muaj që mbron ish-zyrtarët nga SDS dhe BDI. Ljupço Kocevski për 8 muaj nuk ka ngritur asnjë aktakuzë. Ljupço Kocevski është plotësisht përgjegjës për mosveprimin e prokurorëve nën të. Ljupço Kocevski është përgjegjës për strehimin e kriminelëve politikë nga LSD dhe BDI. Kocevski në vend që të punojë në qeverisjen e të parës dhe të sanksionojë krimin, po thellon mosbesimin e qytetarëve ndaj gjyqësorit. Kocevski nuk vepron…

Lexo më Shumë

Në përgjigje të deklaratave që lexojmë këto ditë për ndryshimin e stemës shtetërore, Partia Liberal Demokratike (PLD) propozon vendosjen e rrëqebullit në stemën e re, si një specie e njohur, karakteristike për vendin tonë Rrëqebulli si simbol gjendet në monedhën metalike prej pesë denarësh, në fanellën e kombëtares së futbollit dhe në shumë vende të tjera dhe është i mbrojtur me konventa të shumta ndërkombëtare. Nga PLD thonë se nëse vendoset rrëqebulli, ai tregon një vështrim nga e ardhmja në vend që të “kthehet pas dhe të shikojë të kaluarën”. “Është një simbol që në asnjë mënyrë nuk do…

Lexo më Shumë

Ministri i komuniteteve, Ivan Stoillkoviq duke u përgjigjur në pyetjen e deputetit të Frontit Europian, Salih Murat ka vlerësuar se ai po mundohet të bëjë politik me akademinë për shënimin e Ditës së komunitetit serb në Maqedoninë e Veriut, transmeton TV21. Stoillkoviq deklaroi se Dodik edhe në dhjetë vitet e kaluara ka marrë pjesë në këtë Akademi dhe është pritur në takime nga përfaqësues të lartë shtetëror të RMV-së. Ai pyeti Murat se pse atëherë nuk paraqiste problem ardhja e Dodikut në Maqedoni, kurse tani po? Ndërkaq Murat iu përgjigj se kjo është qasje selektive e tij, duke ia përmendur mosprezencën…

Lexo më Shumë

Një vajzë të mërkurën ka raportuar në polici se është dhunuar nga një person në Ferizaj. Sipas njoftimi të policisë, kjo ka ndodhur në fund të muajit janar. Pas raportimit, i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. “Ferizaj – NN. Më 12.05.2025 viktima femër kosovare, e shoqëruar nga prindi, ka raportuar se nga fundi i muajit janar, është dhunuar nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin 24-orësh të policisë.

Lexo më Shumë

Dje në ora 22:40 në zonën e Çairit, nga ana e punonjësve të policisë së SVR-së, 22-vjeçarja V.K. nga Shkupi. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e saj dhe ambientet e tjera, të kryer me vendim gjykate, i janë gjetur dhe sekuestruar tre thasë me marijuanë dhe një plumb. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj saj do të bëhet kallëzim penal në procedurë të shpejtë nga neni 215 i Kodit Penal.

Lexo më Shumë

Antoni Peshev, drejtor ekzekutiv i Odës Ekonomike, tha se pritjet reale për rritjen e BPV-së në Maqedoni janë 2.7% “Sinqerisht, do të doja që të ishte 3.7%. Pritshmëritë e analistëve realë janë 2.7. Dhe 2.7% është e mrekullueshme, kur kemi Gjermaninë, e cila është në recesion. 3.7% është diçka që ne duam të shohim dhe është një tregues i fortë se shteti po rregullon burimet e tij. Unë jam pak skeptik, por në dashtë Zoti do të jetë kështu”, tha Peshev në emisionin “Biznes 21” në “TV21”. Ai tha se vendi ndoshta po përballet me një krizë tjetër energjitike,…

Lexo më Shumë

Presidenti Donald Trump tha se si Presidenti rus Vladimir Putin dhe ai ukrainas Volodymyr Zelenskiy shprehën dëshirën për paqe, gjatë telefonatave të veçanta që patën me të dhe se zoti Trump ka urdhëruar zyrtarët më të lartë amerikanë që të nisin bisedimet për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. Komunikimet telefonike u zhvilluan pasi, më herët, Sekretari amerikan i Mbrojtjes Pete Hegseth deklaroi se Ukraina do të duhej të hiqte dorë nga objektivi për anëtarësim në NATO dhe përpjekja që të kthehet në kufijtë e vitit 2014. Ai i bëri komentet në Bruksel ku po merr pjesë në takimin e…

Lexo më Shumë

Dymbëdhjetë persona u lënduan kur një granatë u hodh në një lokal në qytetin e Grenoble në Francën juglindore, kanë njoftuar zyrtarët. Sulmuesi hyri në lokalin, i cili ishte i mbushur me klientë, dhe hodhi një granatë para se të ikte pa thënë asnjë fjalë, sipas prokurorit Francois Touret-de-Courcy. Hetuesit nuk kanë identifikuar ende një motiv, por besojnë se nuk ishte sulm terrorist, shkruan the Guardian. Thuhet se sulmuesi mbante një pushkë sulmi të tipit kallashnikov, por nuk e përdori atë. Ndërsa raportohet se Iincidenti ndodhi në lagjen e fshatit Olimpik, i ndërtuar kur qyteti priti Lojërat Olimpike Dimërore…

Lexo më Shumë