Author: Hamdi Kumanova

Të hënën ka filluar fushata për bojkotimin e marketeve të mëdha në Kosovë dhe kjo për shkak të çmimeve të larta. Ky bojkot do të vazhdojë edhe në fundjavë më 15- 16 shkurt Sipas organizatorit, Xhevat Kastrati ky bojkot vjen si pasojë e rritjes së çmimeve. “Rritja enorme e çmimeve viteve të fundit, mashtrimet me çmime të ndryshme për produkte të caktume si dhe iniciativat tjera të rajonit”, ka thënë Kastrati. Sipas Kastratit gjatë 10 shkurtit në Kosovë rreth 10 mijë qytetarë i janë bashkuar kësaj fushate. Më këtë fushatë kërkohet që të ulen çmimet e ushqimeve…

Lexo më Shumë

Shefja e diplomacisë së Bashkimit Evropian (BE), Kaja Kallas, ka thënë të enjten se është duke dëgjuar kritika rreth formatit të deritashëm të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Ajo paralajmëroi se do ta shqyrtojë mundësinë, së bashku me të dërguarin e ri për dialogun, Peter Sorensen, për ta bërë funksional dialogun mes dy vendeve fqinje. “Sapo kemi emëruar një përfaqësues të posaçëm për dialog mes Beogradit dhe Prishtinës. Dhe, unë do të ulem me të në mars, për të parë se si do të vazhdojmë me këtë”, tha Kallas në një bisedë të përbashkët me grupin “Redaksia Evropiane”, ku bëjnë…

Lexo më Shumë

Debati publik për konceptin e arsimit të mesëm është ende në vazhdim. Është mbyllur vetëm ai që u zhvillua përmes teknologjisë së informacionit dhe janë planifikuar vizita dhe takime shtesë. Sipas ministres Vensa Janevska, ka disa propozime interesante, të cilat kryesisht kanë të bëjnë me rritjen e numrit të orëve në secilën lëndë dhe shtimin e lëndëve shtesë. “Kur Byroja e Arsimit krijoi orarin e mësimit, sipas kërkesave të komunitetit profesional, shoqatave, mësuesve, rezultoi se nxënësit, çdo vit, nga klasa e parë deri në të katërtën, duhet të jenë në shkollë të paktën 10 deri në 11 orë.…

Lexo më Shumë

Autoritetet kanë dhënë informacione shtesë në lidhje me sekuestrimin e marihuanës në pikën kufitare “Bogorodicë”. Janë kapur 188 kg marihuanë, që si destinacion përfundimtar kishte Turqinë. Janë arrestuar dy persona, njëri nga Kumanova dhe tjetri nga Tetova. Sipas drejtorit të Doganave, Boban Nikollovski, kamioni me targa të Shkupit kishte hyrë në vendin tonë përmes pikës kufitare “Bllacë” më 8 shkurt. Autoritetet thonë se kjo sasi e drogës në tregun e zi arrin vlerën e 707 mijë eurove. “Drejtoria e doganës ka gjetur gjurmët dhe ka parandaluar një kanal ndërkombëtar të kontrabandës me drogë. Në aksionin…

Lexo më Shumë

Drejtoria e Policisë Financiare ka dorëzuar në Prokurorinë e Manastirit kallëzim penal kundër ish drejtori i TEC Manastir, Pece Matevski dhe tetë personave të tjerë në lidhje me keqpërdorimin e detyrës zyrtare për tenderin në lidhje më gërmimet në minierën e qymyrit Brod-Gneotinë, shkruan Alsat. Me këtë, sipas Policisë Financiare i është bërë dëm buxhetit të shtetit rreth 3 milionë euro. Nga Policia Financiare theksojnë se Matevski e ka hedhur poshtë ofertën më të ulët të kompanisë Granit dhe në mënyrë të paligjshme e ka zgjedhur ofertën më të shtrenjtë të RUD-KOP, me të cilën ka nënshkruar marrëveshje në vlerë…

Lexo më Shumë

LSDM në zgjedhjet lokale të tetorit do të bëjë koalicione në secilën komunë veç e veç, ka paralajmëruar kryetari i partisë Venko Filipçe. Kjo, siç theksoi ai në konferencën e sotme për media, nuk përjashton mundësinë e koalicionit me ndonjë parti, organizatë të shoqërisë civile apo listë të pavarur dhe se do të diskutohen opsionet. “Unë do ta them qëndrimin që ende nuk është konfirmuar, por të gjitha diskutimet janë duke vazhduar në krye, në grupin parlamentar, në Bordin Qendror dhe atë Ekzekutiv, e ai është se në këto zgjedhje lokale LSDM-ja do të bëjë koalicion për secilën komunë veç…

Lexo më Shumë

Ndryshimet skandaloze të Kodit Penal të miratuara më 6 shtator të vitit 2023, sërish në vëmendje të opinionit. Gjykata Kushtetuese një ditë më parë hapi iniciativë, ndërkaq Kuvendit i dha afat prej gjashtë muajsh që t’i korrigjojë dispozitat kontestuese ligjore, me të cilat u ulën dënimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe shoqërimit kriminal, por edhe u liruan nga ndjekja penale qindra funksionarë dhe u mbyllën raste të korrupsionit të lartë. Por si erdhi deri te miratimi i këtyre ndryshimeve, të cilat edhe gjykatësit kushtetues dje deklaruan se me të njëjtat është bërë dëm i pariparueshëm? Një grup ekspertësh në…

Lexo më Shumë

Deklarata e kryeministrit Hristijan Mickoski për përfshirjen e bullgarëve në kushtetutën e Maqedonisë është një provokim absolut, thotë lideri i GERB-it, Boyko Borisov. Kryetari i partisë që ka më shumë vende në parlamentin bullgar dhe është strumbullari i qeverisë së re politike në Sofje, sot duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari se si e komenton deklaratën e Mickoskit, si provokim apo provë për qeverinë e re në Bullgari, tha shkurt: “Një provokim absolut dhe thjesht nuk duhet t’i kushtohet vëmendje. Ministria e Punëve të Jashtme (bullgare) reagoi mirë, kështu që ata mund ta bëjnë”, tha Borisov. Mickoski pat deklaruar…

Lexo më Shumë

Kryetari i komunës së Tetovës Bilall Kasami, gjatë ditës së sotme ka komentuar deklaratën e e kryeministrit Hristijan Mickoski për ndryshimin e stemës së shtetit. Ai tha se ata janë të gatshëm të bisedojnë për një pako që do të përfshinte edhe ndryshimin e himnit dhe të definimit të gjuhës shqipe në Kushtetutë. “Do t’i kishim qenë të gatshëm që të flasim për një pako ku sigurisht ku do të kishte qenë në shqyrtim edhe stema edhe çështja e himnit, por edhe çështja e ndryshimeve tjera kushtetuese që kanë të bëjnë me avancimin e të drejtave të shqiptarëve, apo me…

Lexo më Shumë

Kuvendi dje në seancën miratoi vendimin për shkarkimin e drejtorit të Agjencisë për Administratë, Spase Gligorov dhe zëvendësit të tij, Agron Seferi, shkruan Alsat. Deri në emërimin e dy krerëve të ri, agjencia do të jetë pa udhëheqës. Në lidhje me shkarkimin nga detyra ish zëvendësi Agron Seferi për të cilin u pretendua se kur është emëruar nuk ka ofruar diplomën adekuate, Seferi ka sqaruar të kundërtën. “Për të mbrojtur dinjitetin tim personal dhe për hir të opinionit publik, kundërshtoj këto gënjeshtra, duke paraqitur dëshmi që tregojnë qartë se diploma ime është adekuate dhe e lëshuar nga Universiteti Shtetëror i…

Lexo më Shumë

Qeveria VLEN, vazhdon me mbështetjen e komunave me projektet më të nevojshme ato infrastrukturore, sepse këtu kanë ngecur komunat tona nga papërgjegjësia e ish-pushtetit qendror. Angazhimi jonë po dëshmohet me punë konkrete dhe me vepra që shihen në terren dhe jo me fjalë boshe siç vepronin oponentët tanë që janë në opozitë. Prandaj, me krenari informojmë që edhe 250 milion euro tjera do të ndahen nga Qeveria VLEN, përmes thirrjes së dytë për projekte infrastrukturore në Komuna. Kjo është punë dhe angazhimi i sinqertë i kësaj Qeverie për qytetarët tanë. Pra, nga idetë në fjalë, nga fjalët në vepra. Ashtu…

Lexo më Shumë