Policia e Shtetit ka arrestuar 27-vjeçarin Elvis Ndreca, i cili ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit Revanshi. Burime bëjnë me dije se i riu është arrestuar mbrëmjen e djeshme nga policia. Elvis Ndreca doli në përgjimet e SKY ECC në dosjen “Revanshi” të SPAK. Ndreca akuzohet nga SPAK për veprën penale të “Sigurimit të kushteve për të kryer vrasje” ndaj Durim Bamit. Ndreca është kushëriri i deputetit të PS në Lezhë, Eduard Ndrecës. Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë kishte caktuar ndaj këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest në…
Author: Hamdi Kumanova
Kreshnik Bekteshi nga BDI ka komentuar vendimin për vulat e ASH nga Gjykata e Tetovës ku i takuan krahut të Selës, ka një mesazh për Taravarin. “Si ish-anëtar i PDSH-së kërkoi dorëheqjen e z. Thaçi! Si ish-anëtar i RDK-së kërkoi dorëheqjen e z. Rufi Osmani! Si ish-anëtar i BDSH-së kërkoi dorëheqjen e z. Bardhy Mamuti! Si ish-anëtari i ASH-së kërkoi dorëheqjen e z. Sela! Edhe sa parti do të ndërroni, z. Taravari? Edhe sa dorëheqje do të kërkoni? Apo, rrugës për të kërku dorëheqjen e Afrimit, Bilallit dhe Izetit jeni?” – ka shkruar Bekteshi. /tvklan.mk/
BELIMOVA: DUHET NJË ZGJIDHJE E PRANUESHME Në seancen e sotme parlamentare, projektligji i propozuar nga Levica për kufizimmin e shpenximeve të udhetimit te deputeteve nuk u miratua. Nga 100 deputetë të pranishëm, vetëm 23 morën pjesë në votim, 22 votuan për, një kundër dhe asnjë abstenim. “Ne, të nderuar deputetë, ju ofrojmë një propozim konstruktiv. Nëse ky ligj do të ishte populist, do t’ju kishim dorëzuar sërish heqjen e shpenzimeve të udhëtimit, gjë që, DPMNE-ja e kishte votuar në mandatin e kaluar, kur LSD ishte në pushtet . Me këtë dispozitë tonën, njëherë e përgjithmonë, le t’i përcaktojmë qartë shpenzimet…
Gjykata Themelore në Shtip ka dënuar sot me burgim të përjetshëm Fadil Zejnelov për vrasjen e 29-vjeçares Emilija Pesheva. Në seancën e kaluar dy ditë më parë, tashmë i dënuari Zejnelov e pranoi fajësinë për vrasjen e partneres së tij Peshevës. Siç tha ai atëherë, motivi i vrasjes së kryer më 1 nëntor të vitit të kaluar ishte pabesia. Prokurori dhe avokatët e familjes Peshevi kërkuan dënim të përjetshëm për autorin, pasi siç thanë ata vrasjen e ka kryer gjatë dhunës në familje, gjegjësisht femicid. Sipas hetimeve të Prokurorisë Themelore Publike, janë siguruar prova për vrasjen e shtabit Pesheva, sipas…
15 miliardë denarë apo mbi 243 mije euro, peshon thirrja e dytë publike e Qeverisë , e parashikuar për komunat që të aplikojnë për mjete financiare për realizimin e projekteve infrastrukturore. Në këtë thirrje përfshihen projekte në fushën e kulturës, sportit, mjedisit jetësor, infrastrukturës rrugore, politikës sociale dhe arsimit. Ministri i pushtetit lokal Perinski tha se thirrja është krijuar në përputhje me kërkesat e krerëve të komunave. “Shpërndarja e fondeve do të bazohet në dy kritere, i pari është popullsia rezidente e komunave sipas regjistrimit të fundit dhe i dyti është dokumentacioni i plotë i projektit me të gjitha lejet…
Shqiptarët po spastrohen nga Armata dhe Ministria e Mbrojtjes – Taravari Arben Taravari ka zgjedhur të gënjejë hapur publikun për të mbuluar realitetin e hidhur: shqiptarët po përjashtohen në mënyrë sistematike dhe të pamëshirshme nga sektori i sigurisë. Ai pretendon se pozicionet e shqiptarëve në Ministrinë e Mbrojtjes janë të pandryshuara, një gënjeshtër që përgënjeshtrohet nga të dhënat e pamohueshme. Fakte që nuk mund të injorohen: • Nga 12 këshilltarët në Ministrinë e Mbrojtjes, vetëm 1 është shqiptar – më parë ishin 3. • Nga 18 udhëheqës sektorësh në Ministrinë e Mbrojtjes, asnjë nuk është shqiptar – më parë ishin…
Qeveria vendosi sot të ngrijë marzhet për produktet bazë ushqimore dhe jo ushqimore, një masë që ajo beson se do të ndalojë çmimet e larta në supermarkete. Marzhet në shitje me pakicë do të kufizohen në 10 për qind, po aq edhe në shitje me shumicë. Ministria e Ekonomisë dhe Punës është përgjegjëse për hartimin e vendimit, i cili më pas duhet të miratohet në seancën e qeverisë, pas së cilës do të fillojë të zbatohet. Kjo masë do të jetë e vlefshme deri më 30 prill. “Qeveria ka ngarkuar Ministrinë e Ekonomisë që të miratojë masën e propozuar: Vendim…
Ish-kryetarja e Këshillit Gjyqësor, Vesna Dameva dje e ka pranuar interpelancën, por për të vendosur qëndrim thotë se duhet ta analizojë përmbajtjen. “Interpelancën që është dorëzuar në Kuvend e kam marrë dje vonë dhe jam në fazën e analizimit të arsyeve dhe në përgjithësi përmbajtjes së saj. Në momentin që do të formuloj qëndrimin tim, sigurisht që do t’i komunikohet për opinionin”, tha Dameva. Për pritjet e kryeministrit Mickoski që anëtarët e Këshillit Gjyqësor të jenë të virtytshëm dhe të japin dorëheqje vetë nëse Kuvendi voton për interpelancë, Dameva sot tha: “Dorëheqja është akt personal dhe paraqitet vetëm nëse ka…
MPB njofton se në Shkup, më 12.02.2025, në orën 00:20, në rajonin e Karposhit, policia e Sektorit të Punëve të Brendshme të Shkupit, me urdhër gjykate, ka kryer një kontroll në shtëpi dhe ambiente të tjera të I.J. (26) dhe F.J. (24) nga Shkupi. Në shtëpi ishte gjetur F.J. (24), dhe gjatë kontrollit, nën sediljen e motorrit, i cili ishte në katin e poshtëm, janë gjetur dhe sekuestruar rreth një kilogram marijuanë dhe një peshore digitale.
Ndërtimi i linjës së transmisionit 400 kV midis Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë është një nga projektet më të rëndësishme infrastrukturore që aktualisht po realizon SH.A MEPSO. Në një intervistë për Faktor.mk më 11 shkurt 2025, drejtori i gjeneral i MEPSO, Dr. Burim Latifi, theksoi se kjo linjë ka një rëndësi të madhe jo vetëm për Maqedoninë e Veriut, por për të gjithë rajonin. “Ndërtimi i linjës interkonektive me Shqipërinë është një nga projektet më të rëndësishme për lidhjen energjetike në rajon dhe ne jemi të vendosur ta përfundojmë me sukses,” ka deklaruar Latifi, duke theksuar se ky projekt do…
Një mjet i pashpërthyer është gjetur në Partesh. Policia bënë të ditur se njësia policore ka siguruar vendin e ngjarjes. “Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar se kanë gjetur një mjet të pashpërthyer. Njësia policore ka siguruar vendin e ngjarjes derisa aty ka dalë njësiti për deminim i FSK-së dhe KFOR-it, dhe kanë tërhequr mjetin e dyshimtë pa ndonjë incident”, ka njoftuar policia.
Nga Drejtoria e Doganave kanë publikuar raportin e konfiskimeve që kanë bërë së fundmi, përcjell TV21. Doganat njoftojnë se në “Tabanoc” kanë konfiskuar mjaltë. “Rreth 23 kilogramë mjaltë janë gjetur në bagazhin, në boshllëqe anësore, nën sediljet dhe nën tapiceri të derës së një veture e cila ishte regjistruar për hyrje në vend, në vendkalimin kufitar “Tabanoc” autostradë”, thuhet në njoftimin e Doganave.

