Sipas Ligjit për Festat, 8 dhjetori, kur festohet Shën Klimenti i Ohrit, është festë shtetërore dhe ditë pushimi për të gjithë qytetarët. „Duke marrë parasysh se këtë vit data e festës bie të dielën, dita e pushimit është e hëna (9 dhjetor). Kjo do të thotë se fundjava që vjen do të jetë e zgjatur dhe do të zgjasë tri ditë“, njoftojnë nga Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë.
Author: Hamdi Kumanova
Një burrë ka ndërruar jetë në Spitalin e Gjakovës më 18 nëntor të këtij viti. Sipas policisë, familja po dyshon se vdekja e tij erdhi si pasojë e mostrajtimit të duhur mjekësor. Ndërsa me vendim të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. “Është raportuar se viktima mashkull kosovar, i cili ishte duke u trajtuar në spital kishte ndërruar jetë. Familjarë dyshojnë se kjo kishte ardhur si pasojë e mostrajtimit adekuat mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”.
Kina ka vendosur sanksione kundër 13 firmave ushtarake amerikane të enjten, si përgjigje ndaj vendimit të Shteteve të Bashkuara për t’i shitur armë Tajvanit, tha Ministria e Jashtme e Kinës. Kina e ka kundërshtuar fuqishëm vendimin e SHBA-së për ta autorizuar shitjen e mundshme të pjesëve shtesë në vlerë 385 milionë dollarë dhe mbështetjen për aeroplanët luftarakë F-16 dhe radarët të Tajvanit. Kjo, sipas Pekinit, e minon sovranitetin dhe integritetin territorial të Kinës. SHBA-ja, si shumica e vendeve të botës, nuk ka marrëdhënie zyrtare diplomatike me Tajvanin, por është mbështetësi më i rëndësishëm ndërkombëtar i Tajvanit dhe e furnizon atë…
Me urdhër të Dhomave të Specializuara të Hagës, është arrestuar ish-luftëtari i UÇK-së, Fadil Fazliu. Këtë e ka bërë të ditur djali i Fazliut, Fahriu. “Sot, paradite rreth orës 8:00 të mëngjesit para banesës së tij kanë arrestuar babanë tim, Fadil Fazliun, luftëtarin e UÇK-së, vëllanë e dy heronjve të kombit, Fahri e Bahri Fazliu. Me urdhër të Dhomave të Specializuara të Hagës është arrestuar dhe pritet të dërgohet për në Hagë. Ballëhapur, kokëlart dhe gjithmonë krenar me të kaluarën tonë të lavdishme. Krenar me ty Bablok!”, ka shkruar Fazliu. Gjatë ditës së sotme është raportuar se Gjykata Speciale…
YouTubers shpesh konkurrojnë në kryerjen e marifeteve të ndryshme për të tërhequr më shumë shikues dhe abonentë në kanalet e tyre. Por YouTuber Marc Rober shkoi një hap më tej. Konkretisht, në hapësirë. Robert, një ish-inxhinier i NASA-s, vendosi të lëshojë një satelit në orbitën e Tokës dhe t’u japë ndjekësve të tij, si dhe gjithë të tjerëve, mundësinë për të bërë një selfie unike në hapësirë. Në video, Roberti shpjegon se si supozohet të funksionojë i gjithë sistemi – palët e interesuara i dërgojnë vendndodhjen e tyre dhe një selfie, dhe më pas kur sateliti fluturon mbi atë vendndodhje,…
Shefi i ushtrisë së Koresë së Jugut, Park An-su, tha se ka dhënë dorëheqje dje, sipas agjencisë së lajmeve Yonhap. Park ishte komandanti i ligjit ushtarak, por ai i kishte thënë parlamentit më herët sot se kishte shumë pak të bënte me deklaratën e presidentit Yoon të martën mbrëma. “Ndërsa jemi ekspertë ushtarakë, nuk jemi ekspertë të ligjit ushtarak”, tha ai, duke shtuar se nuk ishte i përfshirë në hartimin e urdhrit. Më herët sot, Yoon pranoi dorëheqjen e ministrit të Mbrojtjes, Kim Yong-hyun, i cili thuhet se i propozoi atij ligjin ushtarak. Në anën tjetër, qytetarët po vazhdojnë protestat…
Oficerët e policisë së qytetit të New York-ut po përdorin teknologjinë e fundit për të identifikuar nëpërmjet kamerave identitetin e personit që vrau shefin ekzekutiv të United Healthcare, Brian Thompson të mërkurën në mëngjes. Të shtënat ndodhën jashtë hotelit Hilton në Midtown Manhattan në Times Square, ndërsa Thompson ishte planifikuar të fliste në një konferencë. Sipas policisë, i dyshuari mbante një maskë të zezë për fytyrën dhe dukej se po priste Thompson jashtë hotelit Hilton ku pritej të fliste. Brian Thompson sapo mbërriti në hotel u qëllua në shpinë e në këmbë, dhe ndërroi jetë më vonë në spital. Vrasësi u largua…
shkruan: Bardhyl Mahmuti Gjatë tërë periudhës kur kam qenë anëtar i Këshillit të Përgjithshëm, i cili ishte organ vendimmarrës i Degës së LPK-së Jashtë Vendit, u kam besuar thënieve të anëtarëve të kryesisë se komunikatat e UÇK-së ishin shkruar dhe shpërndarë nga Kosova. Ky qëndrim më ishte përforcuar pas Mbledhjes së Gjashtë të Përgjithshme të LPK-së Dega Jashtë Vendit, që u mbajt më 2 dhe 3 maj 1998, në Zell (rrethinë e Zyrihut në Zvicër), kur u zgjodh Këshilli i ri i Përgjithshëm, i cili në mbledhjen e mbajtur më 6 qershor 1998 në Vurzburg të Gjermanisë, zgjodhi Kryesinë e…
Më 11 dhjetor, Gjykata Kushtetuese do të vendosë për fatin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve. Më herët, më 2 tetor, seanca në në të cilën të merrej vendimi u anulua për shkak të situatës politike Kjo lëndë përbëhet nga gjithsej 13 iniciativa dhe parti politike, të iniciuara nga OBRM-PDUKM, “E Majta”, si dhe organizata dhe profesorë nga sektori i shoqërisë civile. Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski, para disa muajsh kishte paralajmëruar se do të caktohet seancë për të diskutuar për shfuqizimin e tre neneve nga Ligji për përdorimin e gjuhëve që i referohen gjuhës shqipe. Ndërkohë që…
Ministria e Punëve të Brendshme, sot në uebfaqen zyrtare publikoi fletarrest për ish-avokatin Aleksandar Risteski për shkak të “hetimit për veprën penale sipas nenit 292 paragrafi 1, ndërsa në lidhje me nenin 288 paragarafi 3 dhe paragrafi 1 nga Kodi Penal, informojnë nga MPB. Risteski është i dyshuar për shkaktimin e zjarrit në Odën e Avokatëve të Maqedonisë së Veriut, ngjarje kjo që ndodhi më 25 nëntor. Pak javë para zjarrit, Oda e Avokatëve miratoi masë disiplinore për marrjen e licencës për tre vjet. Dje Prokuroria ka hapur hetimet dhe dëmi i shkaktuar nga zjarri llogaritet rreth 150 mijë euro.…
VLEN në një kumtesë për media thekson se LSDM e ka pranuar atë që qytetarët e kanë kuptuar prej kohësh, që BDI është barrë e rëndë për çdo partneritet dhe një makineri që prodhon vetëm kriza dhe korrupsion. Nga VLEN theksojnë se “pas viteve të servilizmit dhe përpjekjeve për të mbrojtur këtë parti të kalbur, LSDM tani po bën një hap të vonuar drejt distancimit nga BDI, duke kërkuar falje publike për dështimet e saj”. “BDI nuk është vetëm e izoluar nga qytetarët dhe votuesit, por edhe nga partnerët e saj të deridjeshëm. Kjo parti, që për 22 vite ka…
Fondi i Sigurimeve Shëndetësore në Maqedoninë e Veriut ka konstatuar keqpërdorime të shumta në disa objekte shëndetësore në vend. Drejtori i këtij fondi, Sasho Klekovski, në një intervistë për Alsat ka thënë se ndaj 6 drejtorëve janë ngritur kallëzime penale. Klekovski pret që prokuroria të veprojë shpejt, duke shtuar se ka kontaktuar disa herë me autoritetet për të pyetur se deri ku kanë shkuar hetimet. Kallëzim penal është kundër drejtorit të një objekti shëndetësor në Tetovë dhe pesë drejtorëve të objekteve shëndetësore nga Shkupi. Klekovski sqaroi se bëhet fjalë për keqpërdorime individuale dhe strukturore. Problem i madh me të cilin…

