Anëtarët e SHBA “Karadaku” këtë të diel shtegtuan në drejtim të atraksionit të vetëm turistik në qytetin e Kumanovës, Grykës së Bislimit, me një shteg prej 11 km në dy drejtimet.
Në një mot me diell, në këtë mesdimër të butë, shtegu u kalua nëpërmjet greminave, shpellave e luginave të ndryshme.
Në mes të Grykës së Bislimit kalon lumi Kumanovarja. Gryka është e gdhendur në shkëmbinj gëlqerorë midis kodrave Krastë (534 m.), në anën e djathtë dhe Kukuljaticës (722 m.), në anën e majtë. Ajo ka anë të pjerrëta, vende-vende thuajse vertikale, saqë në disa vende ngjan me kanion.







