“Pas shtrenjtimit të produkteve ushqimore dhe ngrohjes qendrore, rritja për 30% e llogarive për rrymën elektrike paraqet një goditje shokuese për qytetarët”, thonë nga LSDM-ja, duke akuzuar se kjo është si pasojë e paaftësisë së Qeverisë së Mickoskit, që sipas tyre, me shfuqizimin e subvencioneve për rrymën, VMORO-DPMNE po godet xhepat e qytetarëve. “Të lënë në mëshirë dhe pamëshirë, njerëzit janë buzë situatës të zgjedhin nëse do t`i paguajnë llogaritë për rrymën ose të blejnë ushqime. DPMNE mashtroi dhe zhgënjeu qytetarët, ndryshe premtuan para zgjedhjeve, ndryshe veprojnë kur janë në pushtet, qytetarët janë lënë të vetëm. LSDM ka zgjidhje, i…
Author: Hamdi Kumanova
Në përputhje me planin për masa të shtuara në trafik në rajonin e SPB Shkup, më 07.02.2025, zyrtarët policorë të SPB Shkup kryen një kontroll të përforcuar të trafikut në të gjithë territorin e SPB Shkup, ku u sanksionuan gjithsej 570 shoferë. Nga këta, 150 shoferë janë ndëshkuar për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, 22 për drejtim të automjetit pa patentë shoferi, 4 shoferë kanë drejtuar automjetin me masë aktive ndalimi për drejtimin e mjeteve motorike, një shofer ka drejtuar mjetin nën ndikimin e alkoolit dhe një tjetër me regjistrim të skaduar. Masat e tjera kanë të bëjnë me shkelje…
Në mbledhjen e sotme të Kryesisë Qëndrore të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), e mbajtur në Kërçovë, u vendos që Faton Pollozhani të emërohet si Ushtrues Detyre i Kryetarit të Degës së BDI-së në Strugë. Ky vendim vjen si vazhdimësi e procesit të reformave të brendshme të BDI-së, të bazuara në rregulla të rrepta të vetingut dhe në konsultim me antarësinë e BDI- së në Strugë dhe shumicën e qytetarëve të Strugës. BDI ka nisur një epokë të re transparence dhe llogaridhënieje. Faton Pollozhani është një politikan i ri dhe i dëshmuar, i cili ka nisur angazhimin e tij politik…
Dje, në orën 17:10, zyrtarë policorë të SPB Bitola arrestuan K.S. (50) nga Bitola për shkak të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “fajde” sipas nenit 260 të Kodit Penal. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihet kallëzim përkatës. Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, tek i dyshuari janë gjetur dhe sekuestruar shuma të ndryshme parash në kartëmonedha të ndryshme. Më 5 shkurt 2025, në SPB Manastir, S.K. (45) nga Manastiri raportoi se në periudhën maj 2024 – shkurt 2025, K.S. kishte shfrytëzuar gjendjen e tij të vështirë financiare dhe në disa raste i kishte dhënë…
Më datë 07.02.2025 rreth orës 09:05 në Tetovë, nga Institucioni korrektues- edukues në fshatin Vollkovi, është raportuar se me datë 06.02.2025 në ora 21:00, punonjësit kanë gjetur dhe kanë marrë heroinë në tre reparte për të mitur nga Koçani. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit. TS
Me datë 07.02.2025 në ora 19:00 në DPB Gostivar, V.D. (35) nga Gostivari ka raportuar se rreth orës 17:00 para një lokali në rrugën “Tode Bogdanovski” në Gostivar është sulmuar fizikisht nga personi B.V. nga Gostivari. Po ndërmerren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.TS
Me datë 07.02.2025 në ora 13:30 në SPB Tetovë është raportuar se në f. Novosellë, Komuna e Zhelinës, automjeti i pasagjerëve “Volkswagen Golf” me targa regjistrimi të Tetovës, i drejtuar nga S.A.(53) nga fshati Novosellë, ka goditur një këmbësor të mitur. Në aksident lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësori të konstatuara në Spitalin klinik të Tetovës.Inspektimin e ka kryer ekipi i SPB Tetovë.TS
Ëndërrat e mbrëmjes nuk mund të pasqyrohen si realitet i mëngjesit. BDI tani si partia më anti-evropiane dhe anti-amerikane, partnere e Levicës si në opozitë, Kuvend, Komuna, e në çdo vënd nuk mund të na shesin këtë mjegull. BDI është shpallur me vulë amerikane parti nongrata. Tani gjitha informimet që dërgohen në ambasada bëhen vetëm për shkak të komunikimit digjital sepse në të kundërtën kjo parti e padëshiruar aq që mund t’i afrohet rrethojave të amabsadave të huaja në vend, që burojnë nga shtetet mike aleate të vendit tonë. BDI, me Artan Grubin, Ramiz Merkon dhe një varg figurash të…
Sot (08.02.2025) në ora 05:55 në SPB Tetovë është raportuar se në fshatin Llërc të Tetovës ka rënë zjarr në shtëpinë në pronësi të E.K. nga fshati Llërc. Nuk ka persona të lënduar, ndërsa zjarri është shuar nga ekipi i Njësitit Territorial Zjarrfikës Tetovë. Një ekip nga SPB Tetovë ka kryer inspektim të vendit.TS
Në Sektorin për Punë të Brendshme në Shkup, një grua 80-vjeçare nga Shkupi ka raportuar se është mashtruar nga një person për shumën prej 615.000 denarë. Sipas denoncimit, personi i ka telefonuar dhe është prezantuar si punonjëse policie që punonte në Gjermani, ku jetonte edhe vajza e saj dhe i ka thënë se vajza e saj ka shkaktuar një aksident trafiku ku ka goditur një fëmijë i cili ka vdekur dhe nëse nuk donte që ajo të shkonte në burg, duhej të paguante. Gruaja tërhoqi para nga banka dhe i la në vendin e rënë dakord, dhe më vonë, pasi…
Prokuroria e Strugës ka lëshuar një Urdhër për zhvillimin e një hetimi ndaj një personi, për të cilin ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer vepra penale – Prodhim, mbajtje, ndërmjetësim dhe tregti të paautorizuar me armë dhe lëndë shpërthyese, sipas nenit 396, paragrafi 5 në lidhje me paragrafin 3, si dhe Falsifikim të armëve të zjarrit, sipas nenit 396-a, paragrafi 1 të Kodit Penal, njofton Prokuroria. I dyshuari, një 28-vjeçar nga fshati Llozhan, në shtëpinë e tij mbante në mënyrë të paautorizuar armë dhe municion të ndaluar për qytetarët dhe për të cilat nuk mund të merret leje për…
Universiteti i Tetovës dhe Universiteti “Isa Boletini” – Mitrovicë kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi që synon forcimin e lidhjeve ndëruniversitare në fushat e arsimit dhe hulumtimit shkencor. Kjo marrëveshje ka për qëllim krijimin e mundësive për bashkëpunim të thelluar dhe përshpejtimin e zhvillimit arsimor dhe shkencor, si dhe për të promovuar mirëkuptimin dhe shkëmbimin e përvojave mes dy institucioneve. Dy universitetet do të angazhohen për projekte të përbashkëta kërkimore, shkëmbim të stafit dhe studentëve, organizimin e seminareve dhe konferencave si dhe vizita afatshkurtra dhe afatgjata të stafit akademik dhe hulumtues. Ky bashkëpunim do të kontribuojë në forcimin e cilësisë së arsimit…

