Author: Hamdi Kumanova

Panamaja ka mohuar të ketë bërë ndryshime për të lejuar anijet e qeverisë amerikane të kalojnë falas në Kanalin e Panamasë, pas pretendimeve të Shtëpisë së Bardhë se kishte rënë dakord për një veprim të tillë. Departamenti i Shtetit tha në një deklaratë në X, se anijet e tij qeveritare “tani mund të kalojnë transit në Kanalin e Panamasë pa tarifa, duke i kursyer qeverisë amerikane miliona dollarë në vit”. Në një deklaratë në përgjigje të Departamentit të Shtetit, Autoriteti i Kanalit të Panamasë (ACP) tha: “Autoriteti i Kanalit të Panamasë, i cili është i autorizuar të vendosë tarifa dhe…

Lexo më Shumë

Donald Trumpi ende nuk e ka jetësuar kërcënimin për të vendosur tarifa të reja doganore ndaj BE. Presidenti amerikan fillimisht sulmoi fqinjët e tij. Para disa ditësh, ai njoftoi tarifat e importit prej 25 për qind për mallrat nga Kanadaja dhe Meksika dhe fillimisht vonoi zbatimin e tyre. Por nëse ato hyjnë në fuqi, edhe industria evropiane do të ndjejë pasojat, thotë Bernd Lange, kryetar i komitetit të tregtisë në Parlamentin Evropian. Në fakt, prodhuesit dhe nënkontraktorët gjermanë të automjeteve prodhojnë në Meksikë dhe Kanada për tregun amerikan. Kjo është arsyeja pse investimi i VW në një fabrikë baterish në…

Lexo më Shumë

Nga BDI në një komunikatë për media, kanë deklaruar se pas heshtjes së institucioneve dhe disa aktorëve shoqërorë në lidhje me reagimin e tyre për diskriminimin në shpërndarjen e fondeve për kulturë, ata janë të detyruar tu drejtohen edhe një herë opinionit dhe ndërgjegjes së shoqërisë. “Në vend që politika kulturore të shërbejë si urë lidhëse midis popujve të ndryshë, në Maqedoninë e Veriut po zbatohet një politikë e pabarazisë kulturore, e cila në mënyrë sistematike shtyp prodhimin kulturor shqiptar. Kjo nuk është një qëndrim politik – këto janë shifra zyrtare nga Ministria e Kulturës. Fakte që nuk duhet të…

Lexo më Shumë

Shkencëtarët në Shtetet e Bashkuara gjenden mes paqartësisë dhe panikut, pasi javën e kaluar administrata e presidentit Donald Trump lëshoi urdhrin për ngrirjen e miliarda dollarëve që do të përdoreshin për kërkimin shkencor. Grantet dhe huatë e planifikuara u pezulluan nga administrata e re brenda dy ditësh, megjithatë mijëra programe shkencore të financuara nga qeveria do të vijojnë. Me pezullim të kërkimit shkencor u përball edhe Instituti Kombëtar i Shëndetit (NIH). NIH është instituti bio-mjekësor më i madh në botë, i cili shpenzon më shumë se 40 miliardë dollarë në vit (38.7 miliardë euro) për kërkimet mbi shëndetin. Ai u…

Lexo më Shumë

Një tjetër atraksion turistik po tërheq vëmendjen e vizitorëve vendas dhe turistëve të huaj. Liqeni i Lepurit, i ndodhur shumë pranë Tiranës, është një tjetër thesar i fshehur natyror që gjendet mes maleve të Shëngjergjit. Agjencia Kombëtare e Turizmit përmes disa fotove të publikuara në rrjetet sociale, tregon ujërat e kristalta dhe peizazhin e pabesueshëm që ofron liqeni i Lepurit, sidomos për ata që janë të apasionuar pas natyrës. Liqeni i Lepurit, përpos natyrës, mund të jetë një alternativë ideale për turistët e huaj apo vendasit që pëlqejnë hiking në zonat malore. Ky liqen veçohet nga pastërtia dhe ngjyra e…

Lexo më Shumë

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet në kushte të dimrit, nëpër rrugë kryesisht të thata. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti. Lidhja Auto Moto e Maqedonisë (LAMM) rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektim të sinjaleve të vendosura të komunikacionit, e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia për rrëshqitje të dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër…

Lexo më Shumë

Presidenti nuk është institucioni të cilit po i drejtohemi, presidenti nuk është institucioni që duhet të përfaqësojë dokumentacioni që është publikuar deri më tani – këtë duhet ta bëjë dikush nga prokuroria publike që merret me këtë, e që është Prokuroria e Lartë Publike në Novi Sad, tha sot Relja Jarkovaçki, student në Fakultetin Juridik në Beograd. Ai tha për TV Insajder se “dikush nga prokurorët në fjalë është dashur të dalë dhe të flasë për dokumentacionin që është publikuar”. “Presidenti si institucion, sipas kompetencave kushtetuese që i janë caktuar, nuk është i thirrur për ta bërë këtë dhe ne…

Lexo më Shumë

Administrata e presidentit amerikan Donald Trump do të ndërmarrë veprime kundër pjesëmarrjes së grave transgjinore në garat sportive shkollore, tha një burim i Shtëpisë së Bardhë për Reuters. Trump do të nënshkruajë një urdhër ekzekutiv që do t’i drejtojë agjencitë federale, duke përfshirë Departamentin e Drejtësisë dhe Departamentin e Arsimit, të interpretojnë një ligj që ndalon diskriminimin seksual në programet arsimore të financuara nga federale si ndalimin e vajzave dhe grave transgjinore të marrin pjesë në sportet e grave, tha zyrtari. Ai shtoi se Shtëpia e Bardhë do të drejtojë Departamentin e Shtetit që të shqyrtojë aplikimet për viza transgjinore…

Lexo më Shumë

Policia suedeze tha se ata ende po hetonin motivin e të shtënave masive më vdekjeprurëse në vend, pasi mediat lokale filluan të raportojnë detaje rreth personit të armatosur. I dyshuari, i quajtur në raportet si Rickard Andersson 35-vjeçar, u raportua se ishte një ish-nxënës i shkollës në Orebo, një qytet 157 kilometra në perëndim të Stokholmit, ku ndodhi sulmi të martën. Njëmbëdhjetë persona humbën jetën në të shtënat, përfshirë sulmuesin, dhe të paktën gjashtë të tjerë u plagosën. Sulmi ka shkaktuar tronditje në mbarë vendin, me mbretin Carl XVI Gustaf të mërkurën që tha: “E gjithë Suedia është në zi”.…

Lexo më Shumë

Kandidati për deputet, Haxhi Avdyli, përmes në shkrimi në Facebook, ka thënë se për dy dekada, Kosova ka përjetuar pasojat e korrupsionit dhe humbjen e mundshme të pasurisë financiare, duke u përballur gjithashtu me politikanë që kërkonin amputimin e 17% të territorit. Por, në vitin 2021, ardhja e Albin Kurtit si Kryeministër ka shënuar një kthesë të madhe. Ai jo vetëm që ndaloi shpenzimet e tepruara dhe luftoi fuqishëm korrupsionin, por edhe shpëtoi pjesë të rëndësishme të Kosovës nga një rrezik i mundshëm ndarjeje. Postimi në Facebook: Për 20 vite, Kosova ka vuajtur nga virusi i korrupsionit e nga gjakderdhja…

Lexo më Shumë

Premtimi i presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, për t’i dhënë fund shpejt luftës së Rusisë kundër Ukrainës mori një kthesë të papritur kur i dërguari i tij tha se administrata do të donte që Kievi të mbante zgjedhje, potencialisht këtë vit dhe veçanërisht nëse arrihet një armëpushim. Deklaratat e Keith Kellogg e nxorën në pah një çështje të ndjeshme dhe të pazgjidhur në politikën ukrainase, ndërsa përpjekjet e SHBA-së për të nisur bisedimet e paqes po shtohen dhe Kremlini po kërkon të diskreditojë presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, duke pretenduar se ai është jolegjitim. Në një intervistë për Reuters…

Lexo më Shumë

Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku sot do të zhvillojë aktivitetet e radhës në kuadër të fushatës zgjedhore. Tubimin qendror elektoral pritet ta mbajë në Gjilan, në orën 18:00 në Bulevardi “Ibrahim Rugova”, sheshi “Rexhep Mala e Nuhi Berisha”. Ndërsa, nga ora 20:00 do të ketë edhe një takim me banorët e fshatit Pozheran të Vitisë.

Lexo më Shumë