Author: Hamdi Kumanova

Nepotizmi po mbretëron në Qeverinë e Mickoskit. Në mënyrë të pamatur dhe pa turp, në vazhdimësi emërohen familjarë të zyrtarëve të VMRO-DPMNE-së, të punësuar nën ombrellën e shtetit, në kurrizin e qytetarëve. I fundit është rasti skandaloz ku është përfshirë Ljupço Andonovski, babai i ministrit të transformimit digjital në Qeveri – Stefan Andonovski. Ministri Stefan Mickoski e emëroi babanë e tij këshilltar në Qeveri. Kështu ka akuzuar LSDM, sipas të cilës, edhe vëllai i ministrit Stefan, Igor Andonovski, para disa muajsh është emëruar shef i departamentit të Agjencisë për Siguri Kombëtare për qytetin e Shkupit. “Pra, një djalë është ministër…

Lexo më Shumë

Policia Financiare dhe Ministria e Brendshme janë duke zhvilluar një aksion i bazuar mbi dyshimet për shpërdorime financiare në sektorin e Qeverisë, Shërbimi për punë të përgjithshme dhe të përbashkëta. Në rrethana jo zyrtare mësohet se është arrestuar ish shefi i këtij shërbimi, Pece Mirçevski. Ai dyshohet se gjatë kohës sa ka udhëhequr me këtë sektor, ka keqpërdorur dhe manipuluar me prokurimet publike. Burime brenda policisë thonë se është bastisur shtëpia e tij, ndërsa kontrolle ka edhe në disa lokacione të tjera përfshi edhe institucione. Hetimi është duke u shtrirë edhe në pistat ku ka dyshime se janë keqpërdorur procedurat…

Lexo më Shumë

Rezultatet e konkurseve për realizimin e projekteve me interes nacional në kulturë për 2025, të publikuara të hënën nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit, për ministrin Zoran Ljuktov konfirmojnë “përkushtimin ndaj kulturës dhe theksojnë vizionin tonë për të ardhmen e kulturës dhe identitetit maqedonas”. Sipas tij, kultura më në fund do të zërë vendin e merituar në shoqërinë tonë dhe do të përfaqësojë platformë për kreativitet, inovacion dhe dinamizëm. Po kultura shqiptare? “BOTIMET” MEZI E KAPIN 15 PËRQINDËSHIN Megjithatë, rezultatet kanë qenë zhgënjyese sidomos në sektorin ku çdo vit konkurrohet me pjesën më të madhe të projekteve në total, por…

Lexo më Shumë

Në vitin 2024, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) investoi 151 milionë euro, në 13 projekte në Maqedoninë e Veriut që ndihmojnë në modelimin e rritjes ekonomike dhe të qëndrueshme të vendit. 70 milionë euro janë investuar në projekte të gjelbra të pranueshme që mbështesin efikasitetin energjetik, energjinë e rinovueshme dhe përpjekjet për dekarbonizimin. Këto investime pasqyrojnë angazhimin e Bankës për forcimin e tranzicionit drejt një ekonomie më të gjelbër, më elastike dhe gjithëpërfshirëse, transmeton Portalb.mk. “Është vërtet frymëzuese të shohësh rezultatet e zbatimit të tranzicionit të gjelbër të vendit, forcimit të infrastrukturës dhe zgjerimit të mundësive financiare për…

Lexo më Shumë

Në prokurori për momentin nuk ka rast më të vështirë se rasti i Onkologjisë, sepse janë në lojë shumë fate, thotë prokurori Gavrill Bubevski. “Prokuroria do të dënojë të gjithë ata që kanë ndërmarrë veprime që nuk duhej të bënin në kuadër të kompetencave të tyre, si mjekë dhe si drejtorë. Pastaj çfarë nuk bënë që duhej të bënin dhe çfarë bënë nuk duhej të bënin. Ekspertët janë në atë drejtim, detajet do të prezantohen kur të kemi raport të duhur të prokurorit publik”, tha Bubevski në “Top Tema”. Siç thotë ai, ky është njëri drejtim në të cilin po…

Lexo më Shumë

MPB Maqedoni njofton se dje 04.02.2025 në ora 13:40 në vendin e quajtur Brezhjeto në Dellçevë, zyrtarët policorë nga Stacioni Policor Dellçevë e kanë ndaluar personin S.D. “Rreth orës 12:52 në njësinë zjarrfikëse të Dellçevës është raportuar se në vendin e ngjarjes ka shpërthyer zjarr në bar, shkurre dhe pyll të ulët. Në vendngjarje, punonjësit e policisë kanë gjetur S.D, i cili ka deklaruar se zjarrin e ka shkaktuar, gjegjësisht se ka dashur të djegë vetëm barin në arën e tij, por zjarri ka dalë jashtë kontrollit”. “Një ekip i njësisë zjarrfikëse territoriale të Dellçevës ka shuar zjarrin dhe nuk…

Lexo më Shumë

Çështjet kryesore në fushatën zgjedhore pritet të jenë aspiratat e Grenlandës për pavarësi dhe marrëdhëniet me Danimarkën dhe Shtetet e Bashkuara, si dhe ekonomia e brishtë që varet nga peshkimi dhe subvencionet daneze. Duke ringjallur një ide që ai përhapi gjatë mandatit të tij të parë në 2019, Trump shprehu muajin e kaluar dëshirën e tij për të “marrë” ishullin e rëndësishëm strategjik, duke lënë të hapur mundësinë e përdorimit të forcës ushtarake ose ekonomike për ta arritur atë. Grenlanda, e cila ka burime të mëdha minerale të pashfrytëzuara, ka thënë se është e hapur për propozime biznesi, por nuk…

Lexo më Shumë

Shporta minimale sindikaliste e llogaritur nga Sindikatat është një shumë e llogaritur parash që pasqyron minimumin për një jetë dinjitoze për një familje me katër anëtarë, thonë nga LSDM. “Këtë nuk mund ta kuptojë Kryeministri me orët luksoze 60 mijë euro dhe garderobën luksoze disa mijëra euro. Problemi nuk është se çfarë ha Kryeministri, por se shumë qytetarë nuk kanë para të mjaftueshme për ushqim, bukë, mish, qumësht, fatura dhe nevoja elementare. Në familjet në Maqedoni ku të dy prindërit marrin pagë minimale, është e nevojshme punë e vështirë vetëm për të mbuluar shpenzimet bazë mujore dhe paratë nuk mjaftojnë.…

Lexo më Shumë

Sipas të dhënave të fundit, gardianët e burgut të Shenkolit janë arrestuar për shpërdorim detyre për këtë rast. I burgosuri, 49-vjeçari Daut Laze nga Corovoda, me banim në Tiranë, është shtruar në sallën e mjekësisë dhe në orët e para të mëngjesit të së martës është arratisur prej andej duke u ngjitur mbi mur. Mungesa e tij nga salla është vënë re gjatë ndërrimit të turnit dhe thirrjesAi u arrestua më 16 nëntor 2021 për dhunë në familje, pas një denoncimi që nëna thotë se nuk e kishte origjinën prej tyre. Gjykata e Tiranës më 4 nëntor të vitit të…

Lexo më Shumë

Zëvendëkryeministri i parë, Izet Mexhiti është takuar me kongresmenin amerikan, Robert Aderholt. “Ishte një nder i veçantë ta takoja në ShBA kongresmenin republikan nga Alabama, Robert Aderholt. Në një ambient miqësor, biseduam për shumë tema, secila më e rëndësishme se tjetra për të ardhmen e Maqedonisë së Veriut dhe raporteve tona bilaterale. U pajtuam që forcimi e thellimi i marrëdhënieve mes Maqedonisë së Veriut e Shteteve të Bashkuara të Amerikës duhet të jetë kryeprioritet i përbashkët. Gjatë bisedës e rikonfirmova qëndrimin tonë tanimë të njohur se integrimi në Bashkimin Evropian nuk ka alternativë dhe se Maqedonia e Veriut është faktor…

Lexo më Shumë