Siguria energjetike, ndryshimet klimatike dhe tranzicioni drejt ekonomisë më të qëndrueshme do të jenë në fokus së Samitit të 14-t energjetik (Athens Energy Summit) që sot do të mbahet në Athinë, ndërsa në të cilin merr pjesë edhe ministrja e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska, informon korrespondentja e MIA-s nga Athina. Ministrja Bozhinovska bashkë me homologët e saj nga Greqia dhe Qiproja, Teodoros Skilakakis dhe Jorgos Papanastasiu do të diskutojnë në panelin kushtuar “Lojës së madhe energjetike: Gjeopolitika dhe tregu global i energjisë”. “Me rastin e konferencës, ministrja e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale e Maqedonisë së Veriut,…
Author: Hamdi Kumanova
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, nënshkroi disa urdhra ekzekutivë me ndikim të gjerë në politikën e jashtme të vendit. Ai shprehu gatishmërinë për t’u takuar me presidentin iranian, me qëllim bindjen e Iranit për të hequr dorë nga programi bërthamor, për të cilin SHBA beson se është në zhvillim e sipër. Në të njëjtën ditë, udhëheqësi amerikan nënshkroi një urdhër për të tërhequr SHBA-në nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut i Kombeve të Bashkuara dhe për të vazhduar pezullimin e financimit për Agjencinë e Kombeve të Bashkuara për Ndihmë dhe Punë për Refugjatët Palestinezë (UNRWA). Këto vendime…
Policia e Kumanovës ka ngritur kallëzim penal kundër një inspektoreje ndërtimore nga komuna e Kumanovës, njoftoi sot policia, e cila dyshon për “keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar”. Drejtoria e Punëve të Brendshme të Kumanovës dyshon se inspektorja gjatë mbikëqyrjes së saj ka konstatuar ndërtim pa leje, por në vend që ta dënojë personin juridik, ka konstatuar se komuna duhet ta bëjë largimin dhe e ka dëmtuar buxhetin komunal për gati gjysmë milioni denarë. “SPB Kumanovë ka paraqitur kallëzim penal kundër L.T.(60) nga Kumanova për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar”. Parashtruesja…
Presidenti i Republikës Srpska (RS) Millorad Dodik ka deklaruar se gjyqi kundër tij para Gjykatës së BiH për moszbatimin e vendimeve të Përfaqësuesit të Lartë nuk do të përfundojë me aktgjykim, por se procesi do të paracaktojë fatin e Bosnjë dhe Hercegovinës (BiH). “Ne nuk mendojmë se duhet të kishte ardhur deri këtu, por do të shohim se si do të shkojë. Është e pakëndshme për mua të flas për këtë, por mendoj se do të përcaktojë jo vetëm pozicionin, por edhe fatin e BiH,” i tha Dodik Televizionit Alternativ të Banja Lukës (ATV). Ai shtoi se gjyqi kundër tij…
Komisioni për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes Bashkësive sot do të mbajë dy seanca. Në rend të ditës së seancës së 16-të të Komisionit është Propozimi i ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për dokumente të udhëtimit në lexim të parë, derisa në kuadër të seancës së 10-të do të shqyrtohet Raporti vjetor për punën e Agjencisë për mbrojtje të të dhënave personale për vitin 2023.
Norvegjia po bëhet një lider global në industrinë e automjeteve elektrike (EV), duke arritur një rritje të jashtëzakonshme të shitjeve të këtyre automjeteve. Shitjet e EV-ve në këtë vend janë rritur nga vetëm 1% e totalit të shitjeve në vitin 2010 në 88.9% të automjeteve të shitura në 2024. Në javët e para të vitit 2025, kjo shifër ka arritur në 96%, një arritje mbresëlënëse për një vend që ka vendosur një qëllim të qartë: të bëhet i pari në botë që përdor vetëm automjete elektrike. Kalimi në automjete elektrike është një nga ndryshimet më të mëdha që mund të…
Ekipet e kërkimit kanë gjetur trupat e 67 personave që humbën javën e kaluar në një aksident ajror, kur një avion komercial u përplas me një helikopter ushtarak mbi Uashington dhe dy avionët u rrëzuan në ujërat e akullta të lumit Potomac. Ditët e fundit, ekipet e kërkimit kanë vazhduar të kërkojnë në ujërat e akullta të lumit për të gjetur të gjitha viktimat e fatkeqësisë më të rëndë ajrore në SHBA që nga viti 2001. Të gjithë 64 personat në bordin e dy avionëve – 60 pasagjerët dhe 4 anëtarët e ekuipazhit në aeroplanin e pasagjerëve filial të American…
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha në një intervistë të martën se do të pranonte bisedimet e drejtpërdrejta me Vladimir Putinin e Rusisë për t’i dhënë fund luftës pothuajse trevjeçare. Komentet e tij erdhën në mes të ankthit të madh për fillimin e bisedimeve, me Donald Trump – i cili është zotuar t’i japë fund luftimeve – ndërsa afrohet përvjetori i tretë i pushtimit nga Moska. Intervista u mbajt me gazetarin britanik Piers Morgan. I pyetur se si do të ndihej nëse do të ulej përballë Putinit në një tryezë bisedimesh, Zelensky tha: “Nëse kjo është e vetmja mënyrë me të…
Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, në një konferencë të saj për shtyp, jashtë Shtëpisë së Bardhë, kritikoi sot Agjencinë e SHBA për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) dhe mbështeti planet e Presidentit Trump për të eliminuar (mbyllur) agjencinë. Kjo vjen mes një shqyrtimi të konsiderueshëm nga Departamenti i sapokrijuar i Efiçencës Qeveritare (DOGE) i Elon Musk, tha ajo. Leavitt dënoi USAID-in për atë që ajo e quajti “shpenzime të kota” dhe “çmendura”, duke përmendur shpenzime specifike që ajo beson se janë shembuj të keqmenaxhimit të agjencisë. Karoline Leavitt, sekretare e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, lidhur me paratë…
Muri ilegal në veri të Mitrovicës afër Urës së Ibrit është rrënuar përfundimisht më 5 shkurt 2017. Dy ekskavatorëve iu deshën vetëm një orë për ta rrënuar murin e ndërtuar në Mitrovicën e veriut. Derisa u tha se nuk do të ketë mure në atë pjesë, është paralajmëruar edhe hapja e urës që lidh jugun dhe veriun. E para që doli për t’i vëzhguar punimet ishte shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Natalia Apostollova, e cila tha se ky është një moment i rëndësishëm për Mitrovicën dhe qytetarët e saj. Muri ndarës qëndroi në këtë pjesë të qytetit…
Për herë të parë në zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 11 maj 2025 do të votojnë edhe emigrantët. Regjistrimet e tyre kanë nisur më 11 janar të këtij viti dhe përfundojnë më 4 mars. Regjistrimi i votuesve nga jashtë po kryhet nëpërmjet Platformës Elektronike të Regjistrimit (PER) që administrohet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Sipas të dhënave të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) deri më 4 Shkurt 2025 rezultojnë se janë plotësuar në total 141,435 kërkesa për regjistrime në zgjedhje. Nga totali i kërkesave të plotësuara 69% e tyre janë miratuar. Numri i kërkesave të miratuara…
Memedali Jusufi Mediat në vendet demokratike ushtrojnë funksionin e njohur si “watchdog”duke shërbyer si roje në mbrojtje të interesit publik. Përmes investigimeve të tyre ato nxjerrin në dritë dhe denoncojnë aktet korruptive dhe abuzimet e shume ne jeten publike nje theks i vecant abuzimi me fondet publike, veprimtaritë keqbërëse të njerëzve në pushtet apo të rrjeteve të krimit, aktivitetet e paligjshme dhe mjaft akte të tjera që cënojnë rendin publik dhe sigurinë, pronën dhe mirëqenien e qytetarëve. “Frika nga shtypi bën që të ndalen më shumë krime, korrupsion dhe imoralitet se sa frika nga ligji” – ka thënë gazetari dhe…

