Prokuroria Themelore Publike në Shtip ka lëshuar urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore kundër një personi për veprën penale “Prodhim dhe shpërndarje e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe prekursorëve”. Më 18 janar, i dyshuari i ka shitur një personi tjetër gjysmë gram kokainë për 2.500 denarë. “Më 1 shkurt, në një objekt afarist ku ndodhej i dyshuari është bërë kontrolli dhe aty policia ka gjetur 17 paketime me kokainë, gjithsej 17 gram. Prokurori publik ka dorëzuar propozim gjyqtarit të procedurës paraprake në Gjykatën Themelore në Shtip për caktimin e masës së paraburgimit, pasi ka vlerësuar se janë plotësuar bazat…
Author: Hamdi Kumanova
Zbardhet ekspertiza për vdekjen e dy vëllezërve Sabri dhe Novruz Velaj 90 dhe 85 vjeç të cilët u gjetën të vdekur një ditë më parë në banesën e tyre në fshatin Çorrush të bashkisë Mallakastër prej banorëve të lagjes. Burime zyrtare nga Policia e Fierit, bëjnë te ditur se dy vëllezërit kanë ndërruar jetë për shkaqe natyrale katër apo pesë ditë më parë. Dy vëllezërit ishin të pa martuar, banonin në një godinë në dhoma të veçanta. Njeri prej tyre ka tentuar të veshë ose të heqë pantallonat, por ka humbur ekuilibrin e ka rënë në dysheme ku ka goditur…
Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski dhe drejtori i Drejtorisë Hidrometeorologjike, Igor Llazarovski, nënshkruan Memorandum mirëkuptimi me ambasadoren zvicerane Veronik Ullmann me temë “Programi për menaxhimin, shfrytëzimin dhe mbrojtjen e ujërave nëntokësore në Republikën e Maqedonisë së Veriut”. Siç njoftojnë nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, ky Program është krijuar për transformimin afatgjatë të menaxhimit të burimeve ujore, duke ngritur kapacitetet e të gjitha palëve të përfshira, duke ofruar mekanizmat e nevojshëm për bashkëpunim dhe duke përmirësuar legjislacionin dhe kuadrin e…
BDI-ja, e cila për 20 vjet qeverisi vendin si një kompani private, po përpiqet sërish të paraqitet si mbrojtëse e të drejtave të shqiptarëve. Pasi humbi institucionet përmes të cilave kontrollonte proceset dhe abuzonte me pushtetin, ajo tani kthehet te retorika e “barazisë” dhe “drejtësisë”, fjalë që prej kohësh kanë humbur kuptimin në politikën e saj. Por qytetarët kanë të drejtë të pyesin: Ku ishte BDI-ja kur duhej të mbronte vërtet interesat e shqiptarëve? A ishin të drejtat e qytetarëve prioritet, kur negociohej që Sasho Mijallkov të mbetej i lirë? A do ta marrë tani Ali Ahmeti me vete Mijallkovin,…
Një tërmet me magnitudë 2,7 ballë sipas shkallës së Rihterit është regjistruar mëngjesin e sotëm në orën 9 e 18 minuta në zonën epiqendrore Shtip-Radovish në 70 kilometra në juglindje të Shkupit, njoftoi Observatori Sizmologjik pranë Fakultetit të Shkencave Natyrore-Matematikore në Shkup. Sipas të dhënave të deritanishme që ka në dispozicion observatori, tërmeti është ndjerë në Shtip dhe rrethinë me intensitet prej III ballë sipas Shkallës makroseizmike evropiane.
Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, ka lëshuar një kërkesë për ndihmë nga qytetarët për identifikimin dhe vendodhjen e dy personave të dyshuar për vjedhje të rëndë. Personat që kërkohen janë: Ismail Dishuka (i lindur më 25.10.1979) dhe Emanuel Shkodra (i lindur më 11.06.1999) Të dy janë shtetas të Republikës së Shqipërisë dhe dyshohet se janë përfshirë në një akt kriminal të vjedhjes së rëndë. Policia e Kosovës fton qytetarët që mund të kenë informacione mbi vendodhjen e këtyre dy personave, të kontaktojnë menjëherë në numrin e telefonit 192 ose të dërgojnë informacion në [email protected].
Thirrja për bojkot të rrjeteve të mëdha të shitjes me pakicë, që është planifikuar të bëhet këtë të premte, po përhapet sërish në rrjetet sociale. Apelohen qytetarët që të përmbahen nga pazaret, ndërsa fushata quhet “Black Friday” për supermarketet. Prej ditës së djeshme ka qarkulluar një thirrje specifike për dy supermarketet e mëdha “Tinex” dhe “Vero”, duke nxitur qytetarët të mos bëjnë pazar në këto dyqane. Bojkoti i javës së kaluar tashmë ka treguar efektin e tij – sipas të dhënave të PRO, më 31 janar 2025, xhiroja në tetë rrjetet më të mëdha të supermarketeve ra me 46,59% krahasuar…
Kancelari gjerman Olaf Scholz tha në takimin joformal të BE-së në Bruksel se Bashkimi Evropian mund t’u “përgjigjet politikave doganore me politika doganore” duke shtuar se “ne duhet dhe do ta bëjmë këtë.” Megjithatë BE-ja ka si qëllim të parë të merret vesh me presidentin Trump, sepse sipas Olaf Scholz-it, në fund të fundit, si SHBA edhe Evropa, do të përfitonin nga shkëmbimi i mallrave dhe i shërbimeve. “Nëse politika doganore tani e bën këtë të vështirë, do të ishte keq për SHBA-në, keq për Evropën.” – tha kancelari Scholz. Tone luftarake nga Franca dhe Luksemburgu As Presidenti francez, Emmanuel…
“Duhet të ketë përgjegjësi për mosndëshkimin e kriminelëve. Ata që lejuan që kriminelët, në vend që të jenë në burg, të ecin lirshëm nëpër rrugë, duhet të mbajnë përgjegjësi. Ky mosndëshkim nga organet e drejtësisë i ka bërë kriminelët të ndihen më të fuqishëm dhe mbi ligjin, duke shkelur gjithçka para tyre,” njoftoi VMRO-DPMNE. “I tillë është edhe rasti me shoferin vrasës, i cili para disa ditësh shkaktoi vdekjen e vajzës së re në rrugën Partizanska, ndërsa ajo po kalonte në semafor me dritë të gjelbër për këmbësorë. Atë ditë, në vend që të ishte në makinën që drejtonte pa…
Kryeministri Edi Rama ka replikuar me ndjekësit në rrjetet sociale gjatë rubrikës “Sy më sy”, teksa është shprehur se “jam këtu për të më ngarkuar dhe për të dërguar ngarkesën në destinacion”. Rama theksoi se do të vendosë Shqipërinë në majën ku është Europa dhe më pas “le ta marrë brezi i ri”. Kryeministri deklaroi gjatë bashkëbisedimit me ndjekësit duke u shprehur se “nuk themi se jemi më të këqijtë sepse nuk krahasohemi dot me disa të tjerë këtu”, teksa ironizoi opozitën. “Po, mo, ashtu e kam cilësuar veten dhe nuk e probleme fare sepse gamori është kafsha që ka…
LSDM në një kumtesë për media thotë se “koncepti i propozuar për arsimin e mesëm nga ministrja Vesna Janevska po shkakton reagime serioze te komuniteti profesional, stafi mësimdhënës dhe opinioni i gjerë”. Nga LSDM thonë se “kjo edhe një herë tregoi paaftësinë e plotë të ministres Janeva”. “Janeva padyshim që nuk ka kapacitet për të udhëhequr këtë departament të rëndësishëm. Ky konceptim, i shtyrë pa konsultime dhe analiza të mjaftueshme, mund të çojë në shkatërrimin e mendimit kritik dhe në uljen e cilësisë së arsimit. Si parti e përgjegjshme politike, LSDM apelon për organizimin e menjëhershëm të Debatit publik me…
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka reaguar pas arratisjes së të burgosurit, Daut Laze nga burgu i Shënkollit në Lezhë, mbrëmjen së hënës. Drejtoria e Burgjeve sqaron se i arratisuri është vendosur në pranga më 16 nëntor dhe ndaj tij Gjykata e Tiranës ka caktuar masën “Mjekim i detyruar në një institucion mjekësor”. Raportohet se Daut Laze, pas kontrollit të menjëhershëm nga stafi i policisë në institucion, është vërejtur se ky i fundit ka shfrytëzuar hapësirat e mundshme, të cilat janë në parametrat e institucionit të posaçëm mjekësor, për tu larguar nga rrethimi i institucionit. “Ai ishte arrestuar më 16…

