Ministri i Drejtësisë, Igor Filkov e shkarkoi gjykatësen Daniella Aleksovska Stojanovska nga pozita e anëtares së grupit punues për Kodin Penal në kuadër të ministrisë, për shkak të reagimeve në opinion se gjykatësja paraprakisht e ka shpëtuar nga burgu Vasill Jovanovin, i cili është kapur me lëndë narkotike, shkruan Alsat. Jovanov, në vend që të ndodhej në burg, në gjendje të dehur, pa patentë shofer dhe në semafor të kuq, aksidentoi për vdekje 23-vjeçaren Frosina Kullakova. Filkov, kërkoi nga Këshilli Gjyqësor ta rishqyrtojë veprimin e gjykatës. “I ftoj gjykatat e të gjitha instancave, por edhe Këshillin Gjyqësor që të ndërmarrin…
Author: Hamdi Kumanova
Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti është takuar me kryetarin aktual të Strugës, Ramiz Merko. Nga burime partiake TV21 mëson se mes tjerash, në takim është biseduar edhe për zgjedhjet lokale që do të mbahen në vjeshtë. Mësohet se kreu i BDI-së ka kërkuar që Merko të mos kandidohet për edhe një mandat tjetër, ndërsa sipas të njëjtave burime, Merko e ka pranuar kërkesën e Ahmetit me një kusht, që kandidat i integristëve për këtë komunë mos të jetë Jeton Shaqiri. Struga është një nga komunat ku pritet të ketë betejë të fortë në zgjedhjet lokale. Partitë ende…
Më poshtë e gjeni reagimin e plotë të BDI-së: “Me një status e ndryshoi fatin e shtetit” Arben Taravari ka të drejtë kur thotë se me një status ndryshoi rrjedhën e vendit. Një vit më vonë, bilanci i këtij vendimi është i qartë: shqiptarët janë kthyer nga partnerë të barabartë në vendimmarrje në spektatorë të një qeverisjeje ku fati i tyre përcaktohet në zyrat e VMRO-DPMNE-së. Sot, shqiptarët nuk kanë mekanizëm mbrojtës nga diskriminimi në institucionet shtetërore. Sot, shqiptarët janë përjashtuar nga proceset kyçe shtetërore. Sot, shqiptarët nuk kanë përfaqësim të denjë në administratë, nuk kanë fuqi e as nuk…
Ziadin Sela përmes rrjetit social facebook i është përgjigjur Taravarit pasi i njejti tha se ndjehet krenar që ka ndarë rruget me të 1 vit më parë. Ja postimi i plotë i Selës: “Ndjenja e turpit dhe e fajsisë, janë emocione fisnike që qëndrojnë në bazën e sjelljes shoqërore të civilizuar, vitale në zhvillimin e një prej kualiteteve më të përsosura të potencialit njerëzor! Nuk habitem nga ligësia por nga paturpsia, shumë dhe paftyrësia që kanë në lartësimin e turpit” – ka shkruar Ziadin Sela. /tvklan.mk/
Kryetari i Këshillit Gjyqësor, Aleksandar Kambovski, tha se Këshilli Gjyqësor do t’i shqyrtojë të gjitha rastet kur ka dyshime për lëshime nga ana e gjyqtarëve në aktgjykimet e shqiptuara dhe politika e dënimeve të gjykatave duhet t’i nënshtrohet një analize gjithëpërfshirëse. “Ky është një rast që ka tronditur mbarë vendin, të gjithë i shprehim ngushëllimet tona familjes. Nuk do të doja që tani, në këto momente emocioni që po përjetojnë të gjithë qytetarët, të merren vendime apo përfundime të nxituara. Nuk është mirë që të bëhen ndryshime kaq të shpejta në ligj” – tha Kambovski. Tha Kambovski i pyetur për…
Trupi i pajetë i 64-vjeçares Stanika Kitanovska nga fshati Cvetishnicë, e cila ishte raportuar e zhdukur, dje është gjetur pa shenja jete. “Me datë 02.02.2025 rreth orës 10.30 në fshatin Cvetishnicë, komuna e Staro Nagoriçanit, zyrtarët policorë nga Drejtoria për Punë të Brendshme Kumanovë kanë gjetur të ndjerën S.K (64), e cila është raportuar se ka dalë nga shtëpia e saj më 27.12.2024 Njofton Sektori për Punë të Brendshme Kumanovë. Ekipi i posaçëm i punonjësve të policisë, sipas informacioneve nga familja, ka gjetur trupin e saj ditën e djeshme në një rrugë të fshatit, pa shenja jete. Trupi nuk ishte…
Derisa qytetarët janë në dhimbje, ndërsa një familje humbet vajzën e saj, VMRO-DPMNE po ndjek modelin e saj të vjetër, duke keqpërdorur tragjedinë për t’u mbrojtur politikisht. Kjo është partia që nuk ka kufi, turp dhe moral, akuzojnë sot nga LSDM. “Në vend që të gjejnë zgjidhje për problemet, përhapin gënjeshtra, spinojnë dhe kërkojnë fajtorë brenda LSDM-së. VMRO-DPMNE duhet ta dijë se LSDM nuk ka faj që Vasovit i ka marrë telefon në Shutkë! LSDM-ja nuk e vendosi babanë e tij në pozita të larta ushtarake nën mbrojtjen e kësaj pushteti! LSDM nuk e zgjodhi gjyqtaren Aleksovska Stojanovska, VMRO-DPMNE e…
Gjykata Themelore në Veles e shpalli fajtore kujdestaren e kopshtit “Dimçe Mirçev” në Veles, pasi u kishte dhënë fëmijëve cigare elektronike. “Duke vepruar mbi aktakuzën e paraqitur nga Prokuroria Themelore Publike e Velesit, Gjykata Themelore në Veles shpalli aktgjykim të shkallës së parë kundër kujdestares së kopshtit – për keqpërdorim të pozitës dhe autorizimeve zyrtare, sipas nenit 353 paragrafi 5, në lidhje me paragrafin 1 të Kodit Penal.” Punonjësja u shpall fajtore pasi u kishte dhënë fëmijëve të provonin cigare elektronike dhe Gjykata i shqiptoi një dënim me kusht, si dhe një ndalim shtesë për ushtrimin e profesionit, aktivitetit ose…
Prokurori shtetëror, Lupço Kocevski thotë se nuk është dorëzuar asnjë propozim për amnisti të Nikolla Gruevskit, në lidhje me akuzat në rastin “Organizatorët e 27 prillit”. “Kjo lëndë me Nikolla Gruevskin nuk vijon nuk ka asnjë lidhje dhe Nikolla Gruevski nuk ka dorëzuar asnjë propozim për amnisti eventuale”, tha Kocevski për “TV21”. Kocevski ka folur edhe për rastin e fundit “Vardari”, gjatë bastisjeve të të cilit janë gjetur shuma të mëdha parash. Siç thotë ai, këtu dhe jashtë saj janë gjetur makina për shtypjen e parave. “Është një aksion ndërkombëtar që ishte vërtet shumë i suksesshëm. Pothuajse të gjitha provat…
Më datë 02.02.2025 në ora 11:45 në DPB Gostivar, M.E.(57) nga Gostivari ka raportuar se në fshatin Banicë e Poshtme, është kafshuar nga një qen endacak.
Nga Ministria e Punëve të brendshme kanë dhënë detaje shtesë nga aksioni “Vardar”, ku 10 persona janë arrestuar nën dyshimin për falsifikim dhe vendosje në qarkullim të parave të falsifikuara, përcjell TV21. Nga MPB njoftojnë se grupi është formuar në territorin e Serbisë dhe të Maqedonisë së Veriut, dhe ka funksionuar nga fundi i vitit 2023, deri në shkurt të vitit 2025. Informacione nga Prokuroria në lidhje me aksionin “Vardar”: “Në periudhën nga fundi i vitit 2023 deri në shkurt 2025, në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Serbisë u formua një grup i organizuar kriminal,…
MPB njofton se me 02.01.2025 është realizuar një hetim ndërkombëtar i koordinuar nga EUROPOL, policia e Maqedonisë dhe ajo e Serbisë, nën drejtimin e prokurorive të kompetente, ku është shkatërruar një grup kriminal i organizuar që ishte i përfshirë në kryerjen e krimit të falsifikimit të parave dhe që operonte në territoret e disa shteteve. Në periudhën nga fundi i vitit 2023 deri në shkurt të vitit 2025, në territorin e Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë është formuar një grup kriminal i organizuar, i përbërë nga shtetas maqedonas dhe serbë, i cili kishte për qëllim prodhimin dhe qarkullimin e parave…

