Më datë 02.02.2025 në ora 23:30 në rrugën e ,,Ilindenit” në Tetovë, zyrtarët e policisë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria 20-vjeçaren I.R. nga Shkupi, për arsye se tek ajo është gjetur dhe konfiskuar marihuanë. Ajo është ndaluar në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të rastit do t’i bëhet kallëzimi përkatës.TS
Author: Hamdi Kumanova
Më datë 02.02.2025 në ora 15:50 në SPB Tetovë, personi Z.N. (19) nga Tetova ka raportuar se rreth orës 14:30 në një lokal në rrugën ,,Lubo Bozhinovski” në Tetovë, është sulmuar fizikisht nga xhaxhai i tij. Po merren masa për zbardhjen e rastit.TS
Më datë 02.02.2025 në ora 17:20 në DPB Gostivar, M.S. (61) nga Gostivari ka raportuar se një ditë më parë rreth orës 13:30 është kafshuar nga një qen endacak në parkun e qytetit në Gostivar.TS
MPB njofton se me datë 02.02.2025 në ora 15:50 në SPBTetovë, personi Z.N. (19) nga Tetova ka raportuar se rreth orës 14:30 në një lokal në rrugën ,,Lubo Bozhinovski” në Tetovë, është sulmuar fizikisht nga xhaxhai i tij. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
Prokuroria e Shkodrës ka përfunduar hetimet lidhur me vetëvrasjen e shtetases Alma Arrazi e cila u mbyt në ujërat e lumit Buna bashkë më tre fëmijët e saj. Prokuroria ka kërkuar 6 vite burg për shtetasin Erdgys Arrazi për akuzën e shkaktimit të vetëvvrasjes së bashkëshortes së tij Alma Arrazi e cila në majin e vitit të kaluar zgjodhi që të vetëvritet në lumë duke i shkaktuar vdekjen edhe tre fëmijëve të saj me të cilët u hodh në lumë. Organi i akuzës ka kërkuar që dënimi të ulet në 4 vite sepse Arrazi ka pranuar gjykimin e shkurtuar. Sipas…
Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, është kërcënuar me vrasje përmes rrjeteve sociale. Lajmin e ka bërë të ditur ai nëpërmjet një postimi në Facebook. Sipas Zeqirit personi që e ka kërcënuar për herë të katërt është pjesë e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë. Njoftimi i Zeqirit “Kërcënohem pērmes rrjeteve sociale nga i njejti kriminel për her të katert. Ky qyqar (KUKAVIC) i MUP-it të Serbisë më kërcënon me vrasje dhe mi ofendon Herojt dhe figurat historike të Popullit Shqiptar. Ky frikacak i ndyrë nuk ka guxim të përballet me mua por më kërcēnon përmes rrjeteve sociale”,…
Avokatët në Serbi nga sot fillojnë një ndërprerje njëmujore të punës, e cila do të zgjasë deri më 4 mars, vendosi Dhoma e Avokatëve të Serbisë (AKS) në një mbledhje të jashtëzakonshme. Sekretari i dhomës, Nemanja Joloviq, konfirmoi se Dhoma e Avokatëve të Serbisë (AKS) në mbledhjen e saj të jashtëzakonshme miratoi propozimin për një ndërprerje njëmujore të punës, duke filluar nga 3 shkurti. Avokatët nga Shabaci propozuan që të vendoset një proces minimal pune, i domosdoshëm për mbrojtjen e të drejtave dhe interesave themelore të klientëve, në mënyrë që avokatët të mos hyjnë dhe të mos qëndrojnë në ambientet…
Nuk kemi marrë ftesë nga RMV për një festë të përbashkët të përvjetorit të lindjes së Goce Dellçevit. Nuk kemi një ftesë tani për tani, tha ministri i ri i jashtëm i Bullgarisë, Georg Georgiev. Në një prononcim për mediat bullgare ai ka diskutuar si për propozimin francez ashtu edhe për të gjithë mosmarrëveshjen me Maqedoninë. “Qëndrimi jo vetëm i Bullgarisë për RMV-në, por edhe për propozimin francez është mes gjithë BE-së dhe RMV-së. Bëhet fjalë për detyrime që tejkalojnë një mosmarrëveshje dypalëshe. Nëse nuk përmbushen detyrimet, RMV-ja nuk do të mund të vazhdojë rrugën drejt anëtarësimit në BE. Aktualisht…
Memedali Jusufi Konspiracionet ndonjehere na duken me atraktive se sa e verteta shkencore dhe ky realitet gjithnje ka ardhur duke u forcuar si bindje. Aq me teper per shume individe historia e asaj që mundë të ketë mbetur e pashkruar si ndërtekst apo jashtë tekstit, eshte më joshëse se sa ajo që eshte shkruar. Falë mediave sociale, çdokush tani mund të arrijë te influencoj po aq njerëz, sa mediat tradicionale. Mungesa e portierëve tradicionalë është një nga arsyet pse dezinformata përhapet më shumë dhe më shpejt në internet sesa informacioni i vërtetë, shpesh i nxitur nga llogari të rreme ose…
MPB ka raportuar për një përleshje të ndodhur në burgun “Idrizovë” mes dy të burgosurve. Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë pasdite. “Me datë 01.02.2025 rreth orës 22.30 në SPB-Shkup, nga burgu i Idrizovës, është raportuar se rreth orës 16.40 në institucion është prishur rendi dhe qetësia publike me një përleshje fizike ndërmjet A.A.(43) nga Shkupi dhe Sh A. (29) nga fshati Plasnicë, rajoni i Kërçovës, të dy të dënuar në institucion, si dhe është përdorur një send i mprehtë”, thonë nga MPB. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
Kryeministri Kristian Mickoski të enjten deklaroi se paga minimale do të jetë ajo që do të bien dakord punëdhënësit dhe punëmarrësit. Lartësia e pagës minimale do të jetë në fokus të takimit të sotëm të Këshillit Ekonomiko-Social. Sipas njoftimeve, në këtë seancë do të shqyrtohen mundësitë për rritjen e pagës minimale, një kërkesë që e kanë paraqitur sindikatat, të cilat shohin një nevojë reale për rritjen e pagës minimale. Në një tryezë të përbashkët do të ulen punëdhënësit, sindikatat dhe Qeveria për të biseduar mbi rritjen e pagës minimale, e cila aktualisht është 22,567 denarë. Kryeministri Kristian Mickoski të enjten,…
Policia në Pejë ka dhënë detaje për vetaksidentin që ndodhi mbrëmë në fshatin Qungur. Në njoftim thuhet se shoferi nuk iu ka përshtatur shpejtësisë dhe kushteve të rrugës e më pas e ka humbur kontrollin dhe e ka goditur një shtyllë të betonit. Shoferi ka vdekur në vendin e ngjarjes. Njoftimi i plotë: Ju informojmë se me datë 2 shkurt 2025, rreth orës 18:35, Policia është informuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Qungur-Pejё. Nё vendin e ngjarjёs kanё dalё njёsitet kompetente tё Njesitit Rajonal tё Komunikacionit Rrugor (NJRKRR). Deri te ky aksident dyshohet se…

