“Në konferencën për shtyp të mëngjesit të nesërm, do t’ju informoj për masat e para të asaj që ne e quajmë Plan B,” tha ajo në një deklaratë video të dielën. Sheinbaum tha më parë se plani do të përfshinte masa tarifore në përgjigje të vendosjes së një sërë tarifash nga SHBA, duke përfshirë një tarifë 25% për të gjitha importet nga Meksika. Tarifat e larta të SHBA-së pritet të hyjnë në fuqi të martën. “Meksika nuk dëshiron konfrontim … Problemet nuk trajtohen me vendosjen e tarifave, por me bisedime dhe dialog”, tha ajo në deklaratën e saj video të…
Author: Hamdi Kumanova
Një veturë me targa të Tetovës ka dalë nga rruga në austradën afër vendit Orman. Shoferi ka ndërruar jetë. Njoftimi nga MPB: Më datë 31.01.2025 rreth orës 07.40 në SPB Shkup është raportuar se në autostradën-bypass të qytetit të Shkupit, në afërsi të kryqëzimit Orman, automjeti i pasagjerëve “Hyundai” me targa të Tetovës, i drejtuar nga A.V (63). Tetovë ka dalë nga rruga. Shoferi ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa mjeku i urgjencës ka konstatuar vdekjen e tij. Kontroll është kryer nga ekipi inspektues nga SPB Shkup.
Më shunë se një javë që po digjet deponia e qytetit të Prilepit në afërsi të fshatit Alinci. Prej ditësh shërbimet komunale zjarrfikëse po shuajnë zjarrin, po ashtu po ndihmojnë edhe firmat. Deri më tani, gjithçka është reduktuar në pika të nxehta që ende po digjen. Nga “Komunalja” e Prilepit thonë se deponisë po i vihet zjarri qëllimisht. “Për momentin diqgjet mbetjet e vjetra të shumë viteve më parë. Çdo lloj mbetjeje nga zona industriale. Dyshojmë se është në pyetje faktori njerëzor. Qëllimisht vënë zjarr në deponi. Dëmi është i madh. Sidomos për ndotjen dhe shëndetin. Është rrezik për…
Një grua 65-vjeçare është viktima e tretë e të njëjtës skemë mashtrimi në Kumanovë gjatë dy ditëve të fundit. Sipas policisë, ajo humbi 30,000 euro pasi i besoi një mashtruesi, i cili e bindi se vajza e saj kishte aksidentuar një fëmijë dhe se ai mund ta ndihmonte të shmangte ndjekjen penale, me kusht që të paguante 30,000 euro. “Personi e ka telefonuar duke u prezantuar si punonjës policie dhe e ka informuar se vajza e saj kishte shkaktuar një aksident, ku kishte përplasur një fëmijë migrant, dhe se duhet të paguante një shumë të caktuar parash për të shmangur…
Lidhur me deklaratat e ministrit të shëndetësisë Arben Taravari për cv e kreut të BDI-së Ali Ahmeti ka reaguar dega e kësaj partie në Gostivar. ”Hipokrizia dhe paaftësia e Arben Taravarit: Një tradhti ndaj besimit të qytetarëve Deklaratat ironike të fundit të Arben Taravari në lidhje me CV-në e Ali Ahmetit shërbejnë vetëm për të theksuar hipokrizinë e thellë dhe mungesën e besueshmërisë së ish-kryetarit të Komunës së Gostivarit dhe ministrit aktual të Shëndetësisë. Ndryshe nga Taravari, Ali Ahmeti nuk ka nevojë të mbështetet në fjalë apo tituj akademikë për të provuar vlerën e tij – trashëgimia e tij flet…
Pas revoltës së opinionit dhe insistimit të mediave, Gjykata Penale e Shkupit e ka publikuar aktgjykimin për Vasil Jovanov, për rastin në të cilin është shpallur fajtor për tregti me lëndë narkotike. Jovanov, i cili më 29 janar duke vozitur në gjendje të dehur, pa patentë shoferi dhe në semafor të kuq, e shkeli për vdekje 23-vjeçaren Frosina Kullakovën, pavarësisht se është kapur me marihuanë dhe kokainë dhe është shpallur fajtor, në vend që të përfundojë në burg, gjykata i ka shqiptuar masë për dërgim në shtëpinë edukuese-korrektuese në Tetovë. Megjithatë, ai nuk ka shkuar në shtëpinë korrektuese pasi lënda…
Shteti nuk ka rregullore apo ligj që i detyron dhe mundëson qytetarëve që barnat me afat të skaduar që i posedojnë nëpër shtëpitë e tyre ti dorëzojnë në institucionet kompetente për asgjësimin e tyre. Mungesa e kësaj rregullative detyron qytetarët që barnat që ju skadon afati ti hedhin nëpër koshat e zakonshme të plehrave. Kjo sipas studimeve të shumta rezulton të jetë e rrezikshme për shëndetin e njerëzve. “Nuk duhet të ketë barna të tillë, pasi janë të dëmshëm për shëndetin, por ka njerëz që se dinë, mendoj se nuk duhet të përdoren, por i hedhim çfarë të bëjmë”,…
Nëpër rrugët e kryeqytetit gjithnjë e më shpesh po dëgjohen auto ambulancat. Ditëve të fundit është rritur numri i thirrjeve në 194, si dhe intervenimeve urgjente. Gripi, ajri i ndotur, aksidentet dhe çrregullimet psikologjike janë arsyet kryesore që kanë ndikuar në shtimin e vëllimit të punës së ekipeve emergjente. “Nga fillimi I kësaj jave dukshëm është rrit numri I thirrjeve në ndihmën e shpejtë, gjithashtu janë rrit edhe intervenimet nga ana jonë. Duke pasur parasysh se është aktive gjendja alarmante me gripet, ajri I ndotur. Për fat të keq, nga dita e hënë deri më sot janë vërejtur aksidente të…
Kryeministri Hristijan Mickoski thotë se inspektorët janë në terren dhe se po kontrollohen të gjitha supermarketet e mëdha në lidhje me rritjen e çmimeve të produkteve, përcjell TV21. “Po, kanë dalë të gjitha institucionet në terren, më tepër informacione do të ketë nga e hëna. Por mund të them se ndodhemi ekzaktësisht në të gjitha supermarketet dhe bëhet analizë e detajuar. Veprojmë dhe do të vazhdojmë të veprojmë. Si qeveri e kemi për obligim që ta ruajmë standardin e qytetarëve, por njëkohësisht mos ta shkatërrojmë ekonominë e tregut, rregullat e tregut”, tha mes tjerash Mickoski./tv21.tv
TAKTIZIME PARTIAKE ZGJEDHORE Partnerët e koalicionit qeveritar, VMRO DPMNE – VLEN planifikojnë paraqitje të përbashkët në zgjedhjet lokale të së vjeshtës. Kështu ka deklaruar Zv/Kryeministri, Izet Mexhiti, gjatë një interviste për Kanal 5, duke potencuar se listat për këshilltarë do të jenë të veçanta, kurse planifikohet mbështetje e ndërsjelltë për kandidatët për Kryetar të Komunave, në rrethin e parë apo të dytë zgjedhor, varësisht marrëveshjes që do të arrihet. IZET MEXHITI – VLEN “Për këshilltarë do të shkojmë veç e veç, për shkak të sistemit proporcional, derisa për Kryetar të Komunave është sistem shumice dhe atje ku do të kemi…
Për mua është gjithmonë kënaqësi kur mund të jem pjesë e një ngjarjeje të tillë, kur diçka vihet në përdorim dhe kur kemi përfitues që e presin këtë moment me gëzim. Kisha nderin t’u dorëzoj çelësat një familjeje dhe një përfituesi të dy apartamenteve sociale të këtij lloji dhe mendoj se në këtë mënyrë po bëjmë gjëra të mira për njerëzit dhe do të vazhdojmë si Qeveri të bëjmë gjëra të mira. Do të doja të falënderoja zëvendëskryeministrin dhe ministër për Transport, drejtorin e SHA e cila e bëri të mundur realizimin e këtij projekti, kryetarin e komunës, deputetët, anëtarët…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Prishtinë, ku një i ri është gjetur pa shenja jete në një motel në qytetin e Gjilanit, raporton Gazeta Sinjali. Sipas informacioneve të para, viktima është një 24-vjeçar. Vdekja e tij e kanë konstatuar ekipet mjekësore nga Emergjenca e Spitalit të Gjilanit. Ndërkaq, në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitet policore, të cilët kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme në lidhje me rastin. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i viktimës është dërguar në institutin e mjekësisë ligjore në Prishtinë për obduksion. E hetimet në lidhje me…

