Komandanti i misionit të KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani, mori pjesë në ceremoninë e prerjes së shiritit që shënon zyrtarisht përfundimin e një projekti të ndërtimit të urës për këmbësorë në Zubin Potok. Siç njofton KFOR-i, Grupi i Përbashkët i Mbështetjes së Logjistikës dhe ushtarët e Komandës Rajonale Lindje punuan gjerësisht për të modifikuar rrjedhën e lumit dhe për të vendosur shtyllat prej betoni dhe për të krijuar këtë urë. “Ura e këmbësorëve do të përdoret nga shumë anëtarë të komunitetit lokal, duke përfshirë fëmijë, gjatë rrugës për në shkollë”, tha KFOR-i. Kjo përpjekje, sipas KFOR-it, ishte pjesë e projekteve të…
Author: Hamdi Kumanova
Pavarësisht reformave të fundit në legjislacionin e migrimit për punësim, Gjermania vazhdon të përballet me një mungesë serioze punonjësish të kualifikuar. Sipas një studimi të ri, kjo duhet të mbulohet me emigrantë. Sipas një studimi të porositur nga Fondacioni Bertelsmann, fuqia punëtore e Gjermanisë mund të pakësohet me 10% deri në vitin 2040, po të mos ketë migrim “të konsiderueshëm”. Studimi arrin në përfundimin se, pa një fluks prej rreth 288.000 punonjësish të huaj të kualifikuar në vit, fuqia punëtore gjermane mund të bjerë nga 46.4 milionë sot në 41.9 milionë në vitin 2040. Në vitin 2060, kjo fuqi punëtore…
Para 3200 vjetësh, njerëzimi ishte në kulmin e tij. Nëpër të gjithë Lindjen e Mesme, Afrikën e Veriut dhe Lindjen e Afërt, një grumbull civilizimesh të ndërlikuara dhe të organizuara shumë mirë ishin të lidhur mes tyre me diplomaci, tregti dhe shkëmbime, por pastaj gjithçka u shemb. Disa nga shoqëritë kryesore që u ndikuan nga ajo që njihet si “kolapsi i Epokës së Bronzit” ishin Perandoria Mesopotamike e Asirisë Qendrore, Mbretëria e Re e Egjiptit, Babilonasit, Perandoria Hetite në Anatoli, Trojanët, Mikenianët në Greqinë kontinentale dhe Minujt në Kretë. Për shumicën e këtyre shoqërive, ajo që pasoi ishte një periudhë…
“Isha dhe mbetem e bindur se vetëm anëtarësimi i të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE mund të sigurojë bashkëjetesë të qëndrueshme dhe paqe në rajon. Sado e vështirë të jetë rruga për të arritur atje, ajo duhet ndjekur “.Janë fjalët e ish-kancelares Angela Merkel në autobiografinë e saj të titulluar “Liria: kujtime 1954-2021” ku ndër të tjera përmend Kosovën, Serbinë dhe Ballkanin. Në librin e publikuar së fundmi, Merkel kujton bombardimet e NATO-s kundër forcave serbe, që siç thotë u treguan brutale ndaj popullsisë shqiptare në Kosovë. Duke cituar bisedime me zv. kancelarin Sigman Gabriel dhe kreun e…
Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha ka thënë se emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe kryediplomati i Bashkimit Evropian, Josep Borell janë turpi i diplomacisë evropiane.Berisha tha se të dy ata kanë interesa e veta dhe mundohen që ta arsyetojnë ekzistencën e tyre duke thirrur takime. “Takime mund të këtë, sepse Lajçak po mundohet me arsyetu ekzistencën e vet. Ai është dështim, turpi i BE-së me gjithë Borellin sepse këta dy janë parë që i kanë interesat e veta. Por, ata si lehtësues janë turpi i diplomacisë evropiane dhe do të jenë emrat që do të listohen…
Nexhat Fazliu, i pezulluar nga puna si udhëheqësi i divizionit për Koordinim Rajonal në Mitrovicë në Inspektoratin Qendror të Punës, ka publikuar mesazhe me kryeinspektorin e Inspektoratit të Punës, Hekuran Nikçi, i emëruar kundërligjshëm në këtë pozitë nga qeveria e drejtuar nga Albin Kurti. Fazliu ka akuzuar se kryeinsepktori Nikçi, i cili vazhdon ta mbajë këtë pozitë pavarësisht se në aktgjykimin e Gjykatës së Apelit është konfirmuar vendimi fillestar i Themelores që konstaton se Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës nxori vendim të drejtë se emërimi i tij ishte bërë në mënyrë të kundërligjshme, ka urdhëruar të…
Këshilltarët e Halifaxit kanë miratuar një listë të parqeve, ku të pastrehët mund të ngrenë kampe të reja e të caktuara në zonat publike, sepse një pjesë e vogël e strehimoreve aktuale janë të mbipopulluara dhe mbajnë vetëm rreth gjysmën e gati 200 njerëzve të pastrehë në qytet Teksa qytetet përgjatë Amerikës Veriore përballen me të pastrehët, një qytet kanadez ka ndjekur një tjetër qasje, duke i rregulluar kampingjet e tendave në vend se t’i ndalojë ato, derisa përpiqet ta trajtojë atë që një zyrtar e quan çështje “e dekadës”. Andrew Goodsell e ka quajtur tendën e tij të vogël…
Deputeti i LVV-së, Enver Dugolli ka thënë se padyshim se partia e tij do të dal fituese në zgjedhjet e 9 shkurtit që do të mbahen në Kosovë. I pyetur nëse do ta votonte Osmanin për presidente, Dugolli ka thënë se tani nuk është ai proces. “LVV nuk njihet si parti e pazareve, ne tani kemi zgjedhjet parlamentare dhe jemi të fokusuar që më 9 shkurtë t’i përfundojmë ato dhe të dalim fitues. Padyshim që do të dalim dhe më pastaj është proces tjetër ai i zgjedhjes së presidentes… Pazare nuk bëjmë, obligim për më i zgjedh institucionet është për…
Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës sot do të mbajnë “Ditën e hapur”, që do të mbahet me rastin e DITËS SË FORCËS, nga ora 10:00 deri në ora 14:00. Ministria e Mbrojtjes njofton se në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, nga ora 12:00, do të jenë të pranishëm udhëheqësit më të lartë shtetërorë, të cilët do të kanë adresim për media duke filluar nga ora 13:00. “Gjatë kësaj dite, do të ketë mundësi të vizitohen kazermat e FSK-së në Prishtinë, Mitrovicë, Istog, Gjilan, Prizren, Ferizaj dhe Pomozatin, ku do të prezantohen dhe demonstrohen aftësitë dhe kapacitetet…
Serbia po përdorë objektet fetare në Kosovë për të lehtësuar aktivitetet ilegale financiare. Kështu ka alarmuar aktivistja e shoqërisë civile, Kaltrina Kamberi e cila ka thënë se institucionet duhet që të ndërmarrin veprime të menjëhershme për të hetuar dhe çmontuar aktivitetet e paligjshme. “Ata që përdorin institucionet fetare për qëllime të paligjshme të ndiqen penalisht”, ka thënë ajo. Kamberi, ka reaguar pas një kronike ku shpërfaqet aktiviteti ilegal në Manastirin e Gracanicës, ku dinarët serbë ende shkëmbehen pavarësisht ndalimit nga Banka Qendrore e Kosovës. Ajo ka kujtuar se si Serbia ka përdorur edhe Manastirin e Banjskës për planifikimin e terrorizmit.…
Turistëve me buxhet të kufizuar që duan të shijojnë këtë pjesë të parajsës evropiane – rekomandohet të rezervojnë sa më shpejt fluturimin e tyre për të zbuluar bukuritë e këtij vendi, shkruan Zak Garner-Purkis në një artikull të botuar në të përditshmen britanike “Daily Express”. Turistët që kërkojnë një destinacion me diell – vetëm disa orë larg Britanisë së Madhe – pa fluksin e turistëve në vendet e njohura si Kroacia dhe Spanja – nuk duhet të shikojnë më larg se Shqipëria. Me pamje nga detet Adriatik dhe Jon, ky vend ofron një Rivierë mahnitëse me plazhe dhe limane të…
Presidenti i sapozgjedhur Donald Trump nënshkroi të martën një marrëveshje të nevojshme me Shtëpinë e Bardhë për të lejuar ekipin e tij të tranzicionit që të koordinohet me zyrtarët federalë përpara marrjes së detyrës më 20 janar. Marrëveshja e miratuar nga Kongresi e lejon ekipin e tranzicionit që të punojë me agjencitë federale dhe të ketë qasje tek të dhëna jo publike ndërsa hap dritën jeshile për zyrtarët federalë që të marrin pjesë në proces. Zoti Trump nuk ka pranuar të nënshkruaj një marrëveshje tjetër me agjencinë e pavarur që mbikëqyr dhe menaxhon agjencitë federale, Administrata e Shërbimeve të Përgjithshme,…

