Author: Hamdi Kumanova

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari përmes një postimi në profilin e tij ka reaguar ndaj lajmit të publikuar nga KlanMaqedoni se gjoja gjykata ka vendosur për vulat e ASH-së, shkruan Top24 Arben Taravari Për dikë që partia është katandisur në “Vula” kemi lajmin e vështirë për ta që asnjë Gjykatë nuk ka dhënë ndonjë vendim në favor të tyre. Ky obsesion i vulave tregon qartë se ata e shohin partinë si një copë toke që e ka ai që ka tapi e vula…absurd dhe gjynah!

Lexo më Shumë

Qeveria është përgjegjëse që të kujdeset për qytetarët të mos përjetojnë çmime të tilla, sepse ajo është përgjegjëse për përcaktimin e çmimeve, theksoi kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, i cili ndodhet për vizitë pune dyditore në Kroaci në takimet me udhëheqjen e Partisë Socialdemokrate Kroate (PSK). “Ja edhe këtu në Kroaci, ka protestë të qytetarëve për çmimet e larta në markete. Te ne vërtet është shqetësuese mospërfillja dhe mosinteresimi i Qeverisë për ndërmarrjen e masave. Madje me njëfarë cinizmi do të thosha, i përkrahin qytetarët të protestojnë, kur në fakt protesta e qytetarëve, përveç çmimeve të larta dhe ndaj marketeve,…

Lexo më Shumë

Administrata e Donald Trump planifikon të dëbojë 341 persona në Maqedoni. Kjo është bërë e ditur nga listës e publikuar nga “NEXTA”, ku shihet se ka 1,445,549 banorë të SHBA-së që pritet të depërtohen në vendet e tyre. Sipas listës, në Maqedoni duhet të deportohen 341 persona. Numri më i madh i banorëve do të deportohen në Honduras, pra 261.651 persona. Nga vendet fqinje, lista përfshin 118 persona që duhet të deportohen në Kosovë, 727 në Bullgari, 211 në Greqi, 1874 në Shqipëri dhe 50 në Serbi. Interesant është fakti se në listë ka 845 persona që pritet të deportohen…

Lexo më Shumë

LSDM shpreh keqardhje të thellë dhe ngushëllime familjes së të ndjerës tragjikisht Frosinës. Nga atje thonë se kjo ngjarje tronditëse dëshmon edhe një herë seriozitetin e problemit të sigurisë në rrugë dhe nevojën për veprime urgjente dhe vendimtare nga institucionet. “LSDM kërkon dënimin maksimal për autorin në procedurë të shpejtë dhe transparente. Ne mbështesim revoltën e qytetarëve dhe kërkesat e tyre për drejtësi dhe siguri më të madhe. Në shenjë solidariteti protestës do t’i bashkohet edhe Rinia Socialdemokrate e Maqedonisë (RLSDM). Protestat janë një e drejtë legjitime e njerëzve për të shprehur pakënaqësinë dhe për të kërkuar llogari nga ata…

Lexo më Shumë

Një numër i madh qytetarësh në rrjetet sociale bëjnë thirrje për organizimin e një proteste sot në orën 13:00 në vendin ku u përplas për vdekje studentja 22-vjeçare Frosina Kulakova. Thirrjet për protestë po ndahen me një mesazh për të rritur ndërgjegjësimin e publikut për përgjegjësinë në trafik, si dhe për përgjegjësi ndaj autorit. Ata kërkojnë që autoritetet të hapin sytë. Në të njëjtën kohë, ata janë të zemëruar me gjyqtarin që i hoqi paraburgimin shoferit 20-vjeçar Vasil Jovanov, kur e dënoi për posedim droge. Dy partitë më të mëdha maqedonase VMRO-DPMNE dhe LSDM gjithashtu kanë kërkuar dënim maksimal për…

Lexo më Shumë

Nga Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë njoftojnë se një grua 31-vjeçare me prejardhje nga Kosova, ka denoncuar në polici se është ngacmuar seksualisht nga vjehrri i saj, përcjell TV21. Nga SPB-Tetovë thonë se personi i denoncuar është ndaluar. “Me datë 30.01.2025 në ora 13:50, personi Sh.M.(33) nga një fshat i Tetovës, është paraqitur në SPB Tetovë, i cili paraprakisht ishte denoncuar nga nusja e djalit të tij, 31-vjeçare nga Kosova, me qëndrim të rregulluar në fshat, se në disa raste ka kryer veprën penale “ngacmim seksual” ndaj saj, e dënueshme sipas nenit 190-a paragrafi 1 i Kodit Penal.…

Lexo më Shumë

MPB ka njoftuar se me datë 30.01.2025 në ora 21.00 në SPB Tetovë, dy punonjëse të Qendrës për punë sociale Tetovë, kanë raportuar se gjatë kontrollit të një vajze të mitur, e cila është e regjistruar si fëmijë në rrezik dhe i lënë pas dore, e cila jetonte me nënën e saj V.B. e cila ka probleme shëndetësore, nëna ka deklaruar se ka sulmuar fizikisht vajzën e saj. Ndërsa, sipas të miturës, dy ditë ka fjetur jashtë shtëpisë. Menjëherë pas konstatimit të situatës, ata me shoqërim policor janë transportuar në Spitalin klinik të Tetovës, ku V.B. është ndaluar për mjekim,…

Lexo më Shumë

MPB njofton se me datë 30.01.2025 në periudhën nga ora 14:00 deri në ora 16:30, zyrtarët policorë nga SPB-Tetovë kanë kryer aksion kontrollues në gjashtë objekte shitëse në rrugët ,,Boris Kidriq”, ,,Jane Sandanski”, ,,133” dhe ,,Ilindenit” për shkak të dyshimit për vepër penale ,,shkelje e të drejtave të pronësisë industriale dhe shfrytëzim i paautorizuar i një brendi tjetër” e dënueshme nga neni 285 i KoditPenal. Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar veshje dhe çanta të markave të njohura dhe të mbrojtura tregtare. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të dorëzohen parashtresat përkatëse.

Lexo më Shumë

Një banor i Tetovës ka ikur me veturë pasi nuk ka respektuar urdhërin e ndalimit të policisë, duke detyruar një polic të qëllojë dy të shtëna paralajmëruese në ajër, njoftoi MPB. “Mjeti është ndalur në rrugën Radovan Conic, por Sh.R. ka goditur me derën e automjetit një punonjës policie dhe është larguar”, thuhet në buletinin e policisë, transmeton portali Lideri.mk. Më tej në deklaratë thuhet se “ai është ndjekur, dhe me këtë rast një punonjës policie ka qëlluar dy të shtëna paralajmëruese në ajër”. Rreth orës 22:05 është gjetur automjeti dhe personi Sh.R. Ai është ndaluar në komisariat dhe pas…

Lexo më Shumë

Inspektorati i Gjuhëve ka qenë një nga shtyllat kryesore të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve dhe një conditio sine qua non për zbatimin e tij, përfshirë dhe sanksionet për mosrespektimin e ligjit. Marketing Ky institucion u themelua, stafi u trajtua dhe u licencua, duke garantuar mbikëqyrjen e zbatimit të ligjit dhe mbrojtjen e të drejtave gjuhësore të shqiptarëve. Ajo që po shohim tani është një sulm i qëllimshëm dhe i koordinuar ndaj këtij mekanizmi, njësoj siç ndodhi me Balansuesin, me synimin për ta degraduar, për ta dobësuar dhe në fund për ta shfuqizuar tërësisht. Këto veprime përbëjnë një sulm të…

Lexo më Shumë

Vazhdojnë ankesat në Klinikën Universitare për Sëmundje të Frymëmarrjes te Fëmijët “Kozle”, përcjell TV21. Kolegjiumi pranë këtë institucioni sot ka dërguar një reagim, ku kërkojnë shkarkimin e menjëhershëm të u.d. drejtoreshës Karolina Simonovska, e cila sipas tyre së fundmi ka shkarkuar specialisten e ORL-së në këtë Klinikë, d-r. Veselinka Mitrovska Josifovska. “Skandali i fundit që ka tronditur Klinikën, mjekët dhe pacientët tanë është se doktoresha Veselinka Josifovska Mitrovska është shkarkuar në mënyrë të paskrupullt nga puna. Në vendimin e largimit të marrë nga drejtuesit, ajo akuzohet se ka qenë fizikisht e pranishme në sallën e bronkoskopisë kur është bërë ndërhyrja…

Lexo më Shumë

Sipas të dhënave të Eurostat, çmimi i bukës në vendet evropiane është rritur ndjeshëm në pesë vitet e fundit. Në vend të parë për rritjen e çmimit të bukës është Hungaria, ku çmimi i bukës është rritur me 113%. Pason Polonia me rritje prej 75 për qind dhe në vendin e tretë është Maqedonia, ku është shënuar rritje prej 65 për qind në çmimin e bukës. Ndër vendet me rritjen më të madhe të çmimit të bukës janë Sllovakia (62%), Rumania (55%) dhe më pas vendet baltike. Në vendet fqinje ka pasur rritje të çmimeve prej 33% në Greqi, 30%…

Lexo më Shumë