Kirurgut M.S (64) i cili u arrestua për pranim të ryshfetit prej 150 euro në Spitalin klinik të Manastirit, i është shqiptuar masa e paraburgimit prej tetë ditëve, konfirmoi Prokuroria. Më 28 janar, rreth orës 17, policia e Manastirit në ambientet e Spitalit klinik në Manastir ka arrestuar M.S, kirurg për një kohë të gjatë në Repartin e Kirurgjisë në spital. Sipas Prokurorisë, dyshimi ka dalë nga fakti se më 27 janar, i dyshuari si person që kryen punë me interes publik, gjegjësisht si mjek kirurg në Repartin e Kirurgjisë në Spitalin Klinik në Manastir, ka kryer një ndërhyrje kirurgjike,…
Author: Hamdi Kumanova
“E keni bërë si fushë futbolli këtë Parlament, si doni ju e interpretoni”, kështu i tha deputeti i Frontit Europian, Blerim Bexheti, kryetarit të Kuvendit Afrim Gashi, për tekstin e Rregullores së re të Kuvendit. Bexheti tha se Rregullorja duhet t’u dorëzohet deputetëve me të gjitha “nishanet e një dokumenti”, dhe jo siç thotë, siç e kane pranuar tani, “si dorëshkrim, si punim seminarik” E për këtë, Gashi tha se, Rrregullorja, me te gjitha nënshkrimet e miratimit do tu dorëzohet se shpejti deputeteve.
SPB Tetovë njofton se dje (29.01.2025) në ora 19:15 në SPB Tetovë është raportuar se në rrugën rajonale Tetovë – fshati Jazhincë, në hyrje të fshatit Gllogj, ka ndodhur një aksident trafiku Në aksident janë përfshirë një veture e pasagjerëve “BMW” me targa regjistrimi të Tetovës, e drejtuar nga nga D.Sh. (24) nga fshati Gërgurnicë, automjetit të pasagjerëve “BMW” me shenja regjistrimi të Tetovës të drejtuar nga A.A.(20) nga fshati Dobrosht dhe automjeti i pasagjerëve “Toyota Yaris” me shenja regjistrimi të Tetovës, i drejtuar nga S.I.(54) nga fshati Dobrosht. “Në aksident lëndime të rënda trupore ka pësuar vozitësi D.Sh,…
Pas një procedure hetimore tre-mujore, një prokuror publik nga Prokuroria Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit ka dorëzuar aktakuzë në Gjykatën Themelore Penale – Shkup kundër tre personave. Të akuzuarit – dy inspektorë kryesorë në MPB dhe i akuzuari i tretë, për përfitime personale, janë lidhur me grupin kriminal të organizuar “Duqandxhik”, i cili merrej me kryerjen e veprave të rënda penale. Ata, si anëtarë me rol të veçantë për transmetimin e informacionit zyrtar, kanë siguruar dhe përcjellë informata për veprimet operative dhe hetimore në vijim. Dy inspektorët, në periudhën nga dhjetori i vitit 2019 deri…
Ministria e re e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale është vendosur në objektin barok të Elektranave të Maqedonisë së Veriut (EMV) përballë Muzeut të Qytetit të Shkupit, i cili është pa pranim teknik. Ky objekt ka mbetur bosh që kur është ndërtuar, pasi nuk ka mundur të marrë leje përdorimi dhe ka kushtuar 15 milionë euro, shkruan Sdk.mk, transmeton Portalb.mk. Gjatë ndërtimit në kuadër të projektit “Shkupi 2014” janë bërë një sërë ndryshimesh dhe për këtë nuk është paraqitur asnjë kërkesë për marrjen e aprovimit nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve. Menaxhmenti i kaluar i EMV-së, pra kur ishte në…
Kreu i Kuvendit, Afrim Gashi thotë se Frontit Europian i takon Komisionit për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini, përcjell TV21. Gashi thotë se edhe nëse nuk propozojnë kryetar tjetër për këtë komision, përpos Ilire Dautit, FE-së s’mund t’i merret ky Komision. “Komisioni nuk merret, për shkak se ka një ndarje xhentelmene, kur është bërë ndarja në fillim, është caktuar që atë komision ta udhëheqë Fronti Europian, ata mund të propozojnë çdo moment kryetar deri te Komisioni për Zgjedhje dhe Emërime. Nëse nuk propozojnë, mbetet e hapur çështja, por për t’u mos u bllokuar puna, unë në cilësi të kryetarit të…
Në kryeqytetin e Moldavisë, Kishinau – një qytet historik dhe kulturor i gagauzëve, me mbështetje të Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA), u rinovua biblioteka historike e kryeqytetit “Mihail Çakir”, e cila si pjesë e bibliotekës komunale ishte themeluar në vitin 1992. Në ceremoninë e hapjes së bibliotekës morën pjesë kryetari i Bashkisë së Kishinaut, Ion Ceban, nënkryetari i TIKA-s, Dr. Mahmut Çevik, ambasadori i Turqisë në Kishinau, Uygar Mustafa Sertel, kryetari dhe anëtarët e Lidhjes së Shkrimtarëve të Moldavisë, studiues, akademikë dhe përfaqësues të institucioneve të ndryshme. Gjatë fjalës së tij në ceremoni, kryebashkiaku i Kishinaut,…
Oda e artizanatit mbështet bojkotin e paralajmëruar të marketeve dhe u bën thirrje qytetarëve që të bëjnë një zgjedhje më të drejtë dhe të bëjnë pazar me zanatçinjtë e vegjël, njoftoi sot Oda e artizanatit “Ne mbështesim plotësisht bojkotin e supermarketeve, megjithatë, apelojmë tek qytetarët sa herë që kanë mundësi të blejnë bukë, produkte të tjera ushqimore në furrat artizanale, dyqane të tjera për të mbështetur prodhimin vendas. Në të njëjtën kohë kemi apeluar tek zejtarët që të ulin çmimet e produkteve të tyre”, tha kryetari i Odës-së, Agron Fazliji. Nga Oda thonë se çmimet për bizneset e vogla dhe…
Aeroplani që u rrëzua në Washington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës është shpërndarë në copa të shumta, dhe tani janë deri në 243centimentra thellë në ujë, sipas autoriteteve. Ekipi i zhytjes tani ka gjetur gjithashtu atë që duket të jetë një nga dy kutitë e zeza. Zhytësit kanë pasur disa akses në kabinë dhe bagazhet janë ndër sendet që ata kanë gjetur deri më tani. Hetuesit pritet të shqyrtojnë përvojën e pilotit të helikopterit që e goditi aeropanin në hapësirën ajrore të Washingtonit, pasi helikopterët supozohet të qëndrojnë nën 60.9 metra kur fluturojnë rreth këtij shteti amerikan, shkruan BBC.
Një refugjat irakian dhe aktivist kundër Islamit u qëllua për vdekje në Suedi të mërkurën vonë. Kjo ndodhi vetëm disa orë para se t’i shqiptohej një vendim nga gjykata pas gjykimit për djegien e Kuranit, sipas dokumenteve të gjykatës të enjten. Salwan Momika, 38 vjeç, u qëllua për vdekje në një shtëpi në qytezën Sodertalje afër Stokholmit, raportoi transmetuesi publik, SVT. Momika kishte djegur kopje të Kuranit në protesta publike më 2023 kundër Islamit.
Dy specialistë të sektorit të inxhinierisë klinike në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza u dërguan për gjykim për veprën penale ‘shpërdorim detyre’ lidhur me zjarrin që ra në këtë institucion në shkurt 2024. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, përfundoi hetimet dhe dërgon për gjykim për veprën penale “Shpërdorim Detyre” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal shtetasit E.K. dhe E.Sh, specialistë të sektorit të inxhinierisë klinike pranë QSUNT-së Tiranë. Në kuadër të hetimeve të procedimit penal nr.1578 të vitit 2024, që ka të bëjë me ngjarjen e datës 29.02.2024 ku rreth orës 05:25,…
Një person ka raportuar në polici të mërkurën se në lokalin e tij në Fushë Kosovë, tre arkatarë kanë shitur produkte me çmim tjetër. Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se ata i shiten produktet me çmimet që nuk ishin reale. Të dyshuarit janë arrestuar. Pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

