Qeveria vazhdon me krijimin e “zonave pa shqiptarë” në institucionet shtetërore, duke i larguar në mënyrë sistematike shqiptarët nga pozicionet vendimmarrëse. Këtë herë, kjo qasje reflektohet në përbërjen e ekipit këshillues të Kryeministrit, ku pothuajse nuk ka asnjë shqiptar. Kjo politikë e majorizimit nuk është e re dhe përfaqëson një ristrukturim të njëanshëm të sistemit shtetëror, duke promovuar dominimin monoetnik. Kjo qasje tregon qartë se mekanizmat e balansuesit etnik janë ende të domosdoshëm për të ruajtur karakterin multietnik të shtetit – një nga arritjet më të rëndësishme që tani është seriozisht e rrezikuar. Ndërtimi i institucioneve funksionale dhe gjithëpërfshirëse është…
Author: Hamdi Kumanova
Roman Abramovich mund t’i detyrohet HMRC-së një shumë prej 1 miliardësh funtesh (1.2 miliard euro) në taksa të papaguara. Bashkëpunëtori i kahershëm i miliarderit rus, Evgeny Shvidler, dyshohet se ka kontrolluar kompani investimi nga Mbretëria e Bashkuar, duke ngritur pikëpyetje mbi detyrimet tatimore, shkruan theguardian. Dokumentet sugjerojnë se Shvidler, i cili ndoqi Abramovich në Londër pas blerjes së Chelseat, ushtronte “kontrollin përfundimtar” mbi firmat offshore nga vitet 2004 deri në 2009. Ai kishte fuqi përfaqësimi mbi kompani të Ishujve të Virgjër Britanikë (BVI) dhe merrte vendime investimi nga Mbretëria e Bashkuar. Padia e SEC në vitin 2023 kundër Concord Management,…
Ujëvarat e Niagarës, të formuara më shumë se 12,5 mijë vjet më parë, janë pjesshëm të ngrira për shkak të temperaturave të ulëta që kanë përfshirë pjesën më të madhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. I ftohti ekstrem dhe temperaturat rekorde të ulëta vazhdojnë të shënohen në disa pjesë të SHBA-së. Pamjet e filmuara me dron tregojnë shtresa të trasha akulli dhe dëbore përreth Ujëvarave të Niagarës, të cilat sot përfaqësojnë kufirin midis SHBA-së dhe Kanadasë dhe janë një nga pesë destinacionet turistike më tërheqëse në botë. Ujëvarat e Niagarës përbëhen nga një seri ujëvarash masive që ndodhen në…
Ulje të dukshmërisë për shkak të mjegullës prej 20 deri në 30 metra ka në rrugën nga fshati Gajre deri në Kodrën e Diellit, njofton LAMM. Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet në kushte dimërore, në disa vende nëpër rrugë të lagështa. Shi i dobët bie në pjesën jugperëndimore të vendit. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka vonesa të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti. LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit,…
Punimet në rrugën Prizren-Tetovë u inspektuan nga ministri i Infrastrukturës i Kosovës Liburn, Aliu dhe ministri i qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Aleksandër Nikoloski. Po punohet në të gjithë trasenë e rrugës, ndërsa po presim përfundimin e projektit final të tunelit për ta nisur punën edhe në finalizimin e rrugës Prizren Tetovë, thanë Aliu e Nikoloski gjatë vizitës së punimeve në këtë segment rrugor. Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu dhe homologu i tij maqedonas Aleksandër Nikoloski, inspektuan punimet në rrugën Prizren Tetovë, në lotin 3 përgjatë trasesë së hapur. Ministri Aliu tha se ky projekt do…
Presidenti i ShBA-ve, Donald Trump tha herët në mëngjes të enjten se përplasja në ajër midis një helikopteri të ushtrisë amerikane dhe aeroplanit të pasagjerëve të American Airlines ishte një “situatë e keqe që duket se mund të ishte parandaluar”. “Aeroplani ishte në një linjë të përsosur dhe rutinë afrimi drejt aeroportit. Helikopteri po shkonte drejt në aeroplan për një periudhë të gjatë kohore. Është një natë e kthjellët, dritat në aeroplan po flakërojnë, pse helikopteri nuk u ngjit, as nuk u ul, as u kthye. Pse kulla e kontrollit nuk i tha helikopterit se çfarë të bënte në vend…
Duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari, shefi i DC Fire dhe EMS, John Donnelly, thotë se varkat gjetën shpejt një nga avionët në lumë. Ai thotë se në fakt ishte duke dëgjuar radio kur erdhi telefonata. Kur u pyet për të mbijetuarit, shefi i zjarrfikësve thotë se është e paqartë nëse ka ndonjë të gjallë, por se reaguesit e parë po punojnë për të gjetur viktimat. “Ne nuk e dimë nëse ka të mbijetuar,” thotë ai. Kryebashkiaku i DC Muriel Bowser konfirmoi se “të dy avionët janë në ujë” dhe se 64 persona ishin në bordin e avionit të…
Një automjet ka marrë flakë mbrëmjen e sotme në bulevardin “Krste Petkov Misirkov”. Automjeti ka marrë flakë gjatë lëvizjes dhe është djegur e gjithë pjesa e përparme. Zjarri është shuar nga njësitet zjarrfikësve. Ndërsa deri më tani nuk ka informacione për persona të lënduar.
Kryetari i Bashkimit të Odave Ekonomike, Trajan Angelovski sot në emisionin “Biznes21” në TV21 theksoi se duhet të reformohet administrata publike dhe aparati shtetëror. “Kemi një situatë të pabarabartë. Kohët e fundit nuk kemi komentuar nëse të gjithë punonjësit në administratën publike vijnë rregullisht në punë. Dikur kishim përshtypjen se nuk vinin dhe paguheshin”. Në çdo kompani normale, nëse nuk paraqitesh në punë për tre ditë, të pushojnë nga puna. “Në administratën shtetërore ndodhte që dikush të mos vinte në punë dhe të merrte rrogën”, thotë Angelovski.
“Sot patëm, do të thosha, një ushtrim ku u simulua një sulm kibernetik ndaj një pjese të institucioneve shtetërore dhe më pas, natyrisht, u morën vendime nga Shtabi i Krizave në Qeveri për hapat që duhen ndërmarrë dhe mendoj se nga e gjithë kjo mund të nxjerrim vetëm një mësim pozitiv, në mënyrë që, mos e dhëntë Zoti, nëse ndodh, të dimë si të reagojmë dhe cilat janë hapat që duhet të ndërmarrim si Qeveri. Është mirë që nga partnerët tanë strategjikë të marrim përvojë se si funksionon e gjithë kjo. Si Qeveri, kemi vendosur prioritet në pjesën e digjitalizimit…
Një tërmet me magnitudë 2.0 e ka tronditur Maqedoninë sot në orën 11:08. Epiqendra e tërmetit është 16.7 kilometra nga Strumica. Sipas të dhënave të Qendrës për Kërkime Sizmologjike, tërmeti ka pasur një thellësi prej 5 kilometrash. Deri më tani nuk janë raportuar dëme materiale apo persona të lënduar.
VMRO-DPMNE, koalicioni VLEN dhe LSDM kanë arritur marrëveshje që të zgjidhen shtatë anëtarët e Agjencisë për Media, ndërkohë që në këtë Komision me 10 vota “për” dhe pa opozitën shqiptare, e cila e braktisi mbledhjen, i kaloi edhe dy kandidatet që nuk i plotësonin kushtet – Nafije Selmani si përfaqësuese e Alternativës dhe Afrona Vërzivolli, përfaqësuese e Aleancës për Shqiptarët e Arben Taravarit, shkruan gazeta KOHA. Dy kandidatet shqiptare i propozoi deputeti i VLEN-it, Rijad Shaqiri, pas dy pauzave me nga 15 minuta, pas konsultimeve shtesë. Sapo nisi mbledhja, ka qenë deputetja e Frontit Evropian, Ilire Dauti ajo që tha…

