Policia ka ndaluar S.A.(28) nga Radovishi dhe M.E.(40) nga Shtipi, me dyshimin se më 27 janar kanë kryer dy vepra penale “vjedhje e rëndë” në objektet me shitje me pakicë në Probishtip dhe Zlletovë, me ç’rast kanë marrë disa produkte. Gjithashtu ato janë të dyshuar se me forcë kanë tentuar të hynë në një objekt në Zlletovë, por nuk kanë arritur. Personat janë ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tyre do të ngritet kallëzim përkatës.
Author: Hamdi Kumanova
Ish-kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, është sanksionuar nga Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) pasi është konstatuar se në mënyrë të kundërligjshme ka kryer dy funksione të papajtueshme në të njëjtën kohë, sipas partisë së Majtë. – Procedura ndaj Xhaferit ka filluar me iniciativën e së majtës, e cila tashmë në qershor 2024 ka paraqitur kërkesë në KSHPK për konflikt interesi për shkak të papajtueshmërisë së funksioneve, pasi Xhaferi ishte njëkohësisht kryetar i Qeverisë dhe anëtar i Parlamentit. Edhe pse e majta këmbënguli për heqjen dhe sanksionimin e menjëhershëm të kësaj shkeljeje flagrante të një sërë dispozitash ligjore dhe…
Hamdi Nuhiju Zëri i qyqes është irritues! Për të mos thënë është zë gomari. Bie në sy, të gjithë e shohin edhe pse gjatë tërë kohës qyqja fshihet prapa perdeve. “Krrau, krrau”, dëgjohet ky zë thellë në pyll. I tillë është edhe karakteri i një soji njerëzish që janë bërë qyqe. Janë me vetura luksoze, marrin para të majme, janë të veshur mirë. Po e kanë një ves të cilin shpesh herë e ngatërrojnë kur të shikohen para pasqyres, nuk e dinë, a duan t`i ngjajnë gomarit apo qyqes? Dhe përfundojnë në qyqe. Në popull ekziston kjo thënie:” Mos u…
Dy muaj e gjysmë pas dëgjimit publik , Komisioni Parlamentar për Zgjedhje dhe Emërime për sot në ora 13:00 ka caktuar seancën për përcaktimin e listës së kandidatëve për anëtarë të Auditorit Shërbimet mediatike të Agjencisë Audiovizive. Në konkursin publik për anëtar të Këshillit janë regjistruar 31 kandidatë, por një kandidat është tërhequr nga kandidatura. Kandidatët e regjistruar do të luftojnë për shtatë vende në Këshillin e AShMAA. Nga 30 kandidatët e regjistruar, Komisioni votoi se 24 i plotësonin kushtet dhe gjashtë nuk i plotësonin kushtet, pasi nuk kishin dorëzuar certifikatën e shtetësisë, që ishte një nga kushtet. Seanca publike…
Thirrjet në rrjetet sociale për bojkotimin e tregjeve të mëdha të premten në vend morën një kuptim më serioz pasi u mbështet nga shoqata, lëvizje dhe faktorë politikë. Ideja është që të premten, sipas shembullit të Kroacisë, të bojkotohet tregjet dhe në këtë mënyrë të shfaqet një revoltë ndaj çmimeve të larta nëpër dyqane. Në vendet e rajonit ka një rezistencë më të organizuar. Në Kroaci tashmë ka pasur bojkot të premten e kaluar dhe ka rezultuar i suksesshëm, në Serbi edhe organizata “Effectiva” ka bërë thirrje për bojkot të katër zinxhirëve të tregjeve që, siç thonë ata, manipulojnë çmimet.…
Partia maqedonase në opozitë LSDM, thotë se pushteti lokal i VMRO-DPMNE-së-së po helmon qytetarët e Prilepit. Nga LSDM thonë se prej ditësh ndotja e ajrit në qytet është e dukshme me sy të lirë. “Ajri jashtëzakonisht i ndotur pickon sytë, hundën dhe fytin. Përderisa në qytetet e tjera të rrënuara nga i njëjti problem, kryetarët e komunave kërkojnë zgjidhje për t’u përballur me ajrin e ndotur, Borçe Jovçeski nuk ka një mendim të tillë”, thotë Ivona Kuzmanoviq, anëtare e Këshillit të Komunës së Prilepit nga radhët e LSDM-së. “Për Jovçeskin dhe VMRO-DPMNE-në, banorët e Prilepit nuk kanë problem me ndotjen,…
Kandidati për kryeministër të Kosovës nga radhët e AAK-së, Ramush Haradinaj ka komentuar deklarimet e ministres së Punëve të Jashtme, Donika Schwartz e cila në një tubim të mbajtur në Deçan e quajti “gjeneral të vetëshpallur”. Me këtë rast Haradinaj mbrëmë iu kundërpërgjigj asaj gjatë një tubimi që pati me AAK-në. “Gjeneral jam me gradën e parë të UÇK-së pastaj gradën e dytë e kam nga NATO”, është kundërpërgjigjur Haradinaj. Tutje, kreu i AAK-së ka thënë se Gërvalla i ka bërë këto deklarime për disa arsye, të cilat sipas tij, lidhen me heqjen e maskës së kryeministrit të vendit, Albin…
Kryetari i ASH-së, Arben Taravari në Daily Click tha se, me ndryshimin e Kodit Penal, që thotë se u ndryshua nga Krenar Lloga nën diktatin e Ali Ahmetit, u liruan Sasho Mijallkov dhe Nikola Gruevski. Siç i quan Taravari, patriotët me çifteli e nxorën në Hungari Nikolla Gruevskin që këtë të fundit, Taravari e quan njeriun më të ashpër dhe të keq për shqiptarët. Ndërkaq, Sasho Mijallkovin e cilëson si kasap të shqiptarëve dhe shton se Artan Grubi ndihmoi në lirimin e tij. “Kodin Penal e ndryshoi Krenar Lloga nën diktat të Ali Ahmetit dhe me qëllim e liruan Sasho…
Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës të Kosovës, Liburn Aliu dhe ministri i Transportit të Maqedonisë së Veriut Aleksandar Nikolloski, sot do të vizitojnë punimet që janë bërë deri më tani në Lot 3, pëgjatë trasesë së hapur në rrugën Prizren-Tetovë. Ndryshe edhe kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ditë më parë ka bërë ditur se janë bërë përgatitjet për fillimin e ndërtimit të rrugës nga Tetova deri te vendi ku do të hapet tuneli në drejtim të Prizrenit. Ai u shpreh se janë ndarë mjete edhe për projektin e tunelit. Me ndërtimin e rrugës, arritja nga Tetova…
Zyrtarët në disa rajone ruse kanë raportuar për sulme masive ukrainase me dronë gjatë natës që kanë pasur për shënjestër infrastrukturën e energjisë, përfshirë një central bërthamor. Ndërkaq, presidentët e Ukrainës dhe Rusisë kanë këmbyer akuza lidhur me mundësinë e negociatave të paqes. Zyrtarët qeveritarë në rajonet e Rusisë të Smolenskut, Nizhni Novgorodit, Tverit, Kurskut, Leningradit dhe Brianskut thanë se zonat e tyre janë goditur nga dronët e Ukrainës më 28-29 janar, ndërkaq aeroportet në Kazan dhe Shën Petersburg kanë ndaluar përkohësisht operimin për shkaqe sigurie. “Në disa zona në rajonin e Smolenskut, objektet civile ishin subjekt i një sulmi…
Nga Prokuroria Publike thonë se kryeministri, Hristijan Mickoski nuk është thirrur në intervistim për vëzhgimin eventual të tij nga institucionet e inteligjencës. Në intervistën e fundit për “360”, Kryeministri ka sqaruar ndër të tjera se ka thirrur Agjencinë e Inteligjencës në një seancë të mbyllur qeveritare për të ndërmarrë veprimet e duhura, pra për të kryer një hetim të brendshëm, por nuk ka dashur të specifikojë informacionin e mbetur, të cilën ai tha se mund t’ia siguronte prokurorisë vetëm nëse e thërrisnin për bisedë pas një zëri prekës. Nga Prokuroria për “Tv 24” tha se deri më tani Kryeministri nuk…
Projekti historik për transformimin e lagjes “Kala” në Elbasan, synon rikthimin e saj në shkëlqimin e dikurshëm. Ky projekt pritet të sjellë jo vetëm një rigjallërim kulturor dhe historik, por edhe një zhvillim të rëndësishëm ekonomik për qytetin. Kryetari i bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja tha në një intervistë për Agjencinë Telegrafike Shqiptare se “ky projekt synon rikualifikimin e plotë të lagjes “Kala”, duke e shndërruar atë në një zonë të qëndrueshme, tërheqëse dhe me vlera të mëdha kulturore e turistike”. Përmes këtij investimi do të krijohen mundësi të reja për bizneset lokale dhe do të promovohet Elbasani si një…

