Më 28.01.2025, rreth orës 17:00, në ambientet e Spitalit Klinik të Manastirit, zyrtarët policorë të SPB Manastir kanë privuar nga liria M.S. (64), mjek në repartin e kirurgjisë në Spitalin Klinik të Manastirit. Ai dyshohet se ka kryer veprën penale “marrje ryshfeti” sipas nenit 357 të Kodit Penal, konkretisht se pas përfundimit të një ndërhyrjeje kirurgjikale ka kërkuar dhe ka marrë ryshfet nga një person nga rajoni i Manastirit. Tek ai janë gjetur dhe konfiskuar paratë, të cilat më parë ishin shënuar. M.S. është mbajtur në stacionin policor dhe, pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij është ngritur kallëzim…
Author: Hamdi Kumanova
Nga Drejtoria e Doganave kanë publikuar raportin e fundit në lidhje me sekuestrimet që janë bërë së fundmi nga doganierët, përcjell TV21. Nga Dogana thonë se është parandaluar kontrabanda e çantave me vlerë, që dy shoqe tentuan ta bëjnë, në marrëveshje me një stilist nga Maqedonia. “Dy shoqe të cilat udhëtonin me një fluturim nga Parisi, në marrëveshje me një stilist nga Maqedonia, me banim në Francë, tentuan të kontrabandojnë në vend 16 çanta luksoze të markës Loewe, në vlerë të përgjithshme prej 3,1 milionë denarëve”, thonë nga Drejtoria e Doganave.
Koalicioni VLEN, duke dëgjuar nevojat dhe kërkesat e mjekëve amë theksoi se ka ndërmarrë një hap të rëndësishëm për përmirësimin e kushteve të punës në sektorin e kujdesit parësor shëndetësor. Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, në bashkëpunim me përfaqësuesit e sektorit shëndetësor, ka njoftuar për rritjen e kapitacionit për mjekët amë me 20 deri në 25 denarë. “Pra nga periudha e ardhshme kapitacioni nga 75 denarë sa ishte deri më tani është bërë 100 denarë për pacient, një masë që synon të mbështesë mjekët amë në përmbushjen e përgjegjësive të tyre dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimeve shëndetësore për qytetarët.…
Auditimi konstatoi disa parregullsi dhe probleme me personelin në Fondin e Sigurimeve Pensionale dhe Invalidor (FSPI). Sipas raportit të Entit Shtetëror të Auditimit, vitin e kaluar në FSPI janë punësuar 206 persona me kontratë pune në kohëzgjatje nga 2 deri në 12 muaj, për të cilët Fondi kishte siguruar pëlqimin nga Ministria e Financave për kryerjen e detyrave të punës dhe për të cilat janë shpenzuar më shumë se 800.000 euro. “Revizorët tregojnë se nuk ka evidencë për praninë e personave të punësuar, për këtë arsye ekziston mundësia e pagesës së mjeteve për personat që nuk kanë qenë të pranishëm…
Ministria e Arsimit është prononcuar mbi padinë që ditë më parë kreu i Strugës, Ramiz Merko përmes avokatëve të tij e lëshoi kundër ministres Vesna Janevska. Nga dikasteri i Arsimit thonë se marrja e kompetencave ishte mekanizmi i vetëm për të parandaluar praktikat jo ligjore të emërimit të drejtorëve nga e Merkos. “Në Podgorci është emëruar ushtrues i detyrës drejtor në përputhje me ligjin. Padia penale e Merkos është vetëm tentim për të defokusuar opinionin nga shumë akuzat që udhëhiqen kundër tij” thuhet në reagimin e Janevskas. Merko përmes padisë ka kërkuar që Prokuroria Publike të vepron ngjashëm si në…
Me datë 29.01.2025 në ora 05:00, zyrtarë policorë të DPB Gostivar, kanë privuar nga liria personin E.P.(38) nga Gostivari. Ai dyshohet se ka kryer ,,vjedhje të rëndë” rreth orës 04:10 në një lokal shitjeje në rrugën ,,Goce Dellçev”, në pronësi të G.K. (52) dhe V.S. (40) nga Gostivari, gjatë së cilës ai ka marrë para dhe disa produkte. Ai është ndaluar në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të plotë të çështjes kundër tij do të vijojë parashtresa përkatëse.TS
Partia e pensionistëve bënë thirrje që të bojkotohen marktetet ditën e premte. Nga atje thonë se mbështesin iniciativën qytetare për bojkot të marketeve më datë 31.01.2025. “Pensionistët, si një nga kategoritë më të cenueshme ekonomikisht në shoqëri, janë thellësisht të prekur nga praktika e rrënjosur e një numri të madh tregtarësh dhe zinxhirësh të shitjes me pakicë për të manipuluar dhe anashkaluar Ligjin për Praktikat e Padrejta të Tregtisë, i cili definitivisht përfaqëson një akt që meriton dënimin më të fortë. Prandaj, Partia e Pensionistëve e mbështet plotësisht nismën dhe u bën thirrje anëtarëve të saj, të gjithë pensionistëve dhe…
“Ministria e Ekonomisë dhe Punës, edhe pse nuk është e lidhur me organizimin e iniciativave për bojkotimin e marketeve, mbështetë qytetarët në bojkotin e tyre. Kjo është e drejtë e tyre qytetare dhe qytetarët, respektivisht konsumatorët, kanë të drejtë të vendosin vetë se si dhe ku i shpenzojnë paratë e tyre. Ne mbështesim qytetarët në bojkotin, mbi të gjitha në tregjet që vitet e fundit kanë rritur jashtëzakonisht çmimet e produkteve pa asnjë logjikë ekonomike. Ne, si Ministri e Ekonomisë dhe Punës, kemi miratuar masa për të mbrojtur standardin e jetesës së qytetarëve duke ngrirë marzhin e produkteve ushqimore bazë…
MPB ka njoftuar se me datë 29.01.2025 në ora 00:40 në Spitalin Klinik të Tetovës, zyrtarë policorë nga SPB-Tetovë kanë privuar nga liria personin J.D.(26) nga Tetova, duke vepruar sipas kallëzimit të mëparshëm se rreth orës 23:00 në banesën e tyre familjare në Tetovë, me send të mprehtë ka lënduar motrën e tij 24-vjeçare dhe nënën e tyre. Atij i është marrë mjeti i mprehtë dhe është ndaluar në stacionin policorë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të bëhet kallëzimi përkatës.
Zëvendëskryeministri Arben Fetai, ka reaguar rreth vizitës së fundit të Milorad Dodik në Shkup. Ai ka shkruar se t’i japësh tribunë Milorad Dodikut në Shkup është vendim i gabuar dhe i papranueshëm. “Dodik është një politikan që nxit konflikt, mohon gjenocidin në Srebrenicë, minon sovranitetin e Bosnjë-Hercegovinës dhe mbështet politika që destabilizojnë rajonin. Për më tepër, ai është i sanksionuar nga SHBA-të dhe Mbretëria e Bashkuar për korrupsion dhe veprime që kërcënojnë paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor. Një person i tillë nuk mund dhe nuk duhet të marrë hapësirë në vendin tonë. Shkupi është dhe duhet të mbetet…
Qytetarët e Strumicës do të protestojnë të shtunën, (1 shkurt), për shkak të ajrit të ndodtur. Banorët e qytetit, i cili këtë dimër e ka tejkaluar dy herë pragun e alarmit për shkak të cilësisë së dobët të ajrit, do të marshojnë nëpër rrugët e Strumicës si shprehje e pakënaqësisë qytetare për dështimin e vazhdueshëm për të zgjidhur problemin e ndotjes Siç informuan organizatorët e protestës, organizata qytetare “Lugina e shëndetshme”, marshi do të fillojë në ora 11:00 në parkun afër Shtëpisë së ARM-së, ndërsa do të përfundojë para objektit të Komunës së Strumicës. Qytetarët do t’i adresojnë kërkesat…
Një grua ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga dy gra të tjerë në Prishtinë, të hënën. Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se viktima ka pranuar tretman mjekësor. Ndërsa lidhur me rastin, viktima dhe të dyshuarat janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit. Rasti shkon në procedurë të rregullt.

