Author: Hamdi Kumanova

Eksperti amerikan për Ballkanin, Eduard Xhozef deklaroi se modeli i Maqedonisë mund të shfrytëzohet për tejkalimin e krizës politike në Serbi dhe se SHBA-ja apo Bashkimi Evropian apo anëtare individuale të tij mund të ndërmjetësojnë në negociatat mes qeverisë dhe opozitës Xhozef, ligjërues në Universitetin Xhon Hopkins në Uashington, mbrëmë për televizionin N1 deklaroi se ka shembull relevant nga Maqedonia e Veriut, kur para 10 viteve pati demonstrata të mëdha kundër kryeminsitrit të atëhershëm, Nikolla Gruevski. “Opozita pati kërkesa dhe erdhi deri te negociatat të cilat rezultuan me Marrëveshjen e Përzhinës, e cila mund të jetë model për Serbinë.…

Lexo më Shumë

Nga MPB kanë dhënë informacione zyrtare në lidhje me djegien e një veture në rajonin e Bit Pazarit mbrëmjen e djeshme, përcjell TV21. Sipas informacioneve të MPB, me shumë gjasë bëhet fjalë për defekt të veturës. “Më datë 29.01.2025 rreth orës 19:00, në SPB-Shkup është marrë njoftim se në Shkup, në zonën e Bit Pazarit, ka shpërthyer zjarr në automjetin e udhëtarëve “Peugeot”, që po drejtohej nga L.V. (51) nga Shkupi. Sipas denoncimit të L.V., teksa ishte duke drejtuar automjetin në Blv. “Krste Misirkov”, nga vetura ka dalë tym dhe ka shpërthyer zjarri. Zjarri është shuar nga Brigada e Zjarrfikësve…

Lexo më Shumë

Një aksident tragjik trafiku ka ndodhur mbrëmë në kryeqytet. Aksidenti ka ndodhur në bulevardin “Aradhat Partizane”, ku ka mbetur i vdekur një person. Sipas informacioneve të MPB-së, në aksident ka humbur jetën një vajzë 22-vjeçare. Drejtuesi i makinës është arrestuar dhe ndaj tij do të ngrihet padi. “Me datë 29.01.2025 në ora 23:43, në SPB Shkup është raportuar se automjeti i pasagjerëve “Peugeot 207” me targa të Shkupit, i drejtuar nga V.J F.K (22) nga Shkupi, ka goditur këmbësorin F.K (22) nga Shkupi. Nga plagët e marra ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa vdekjen e ka konstatuar mjeku i Ndihmës…

Lexo më Shumë

Një rast i grabitjes është raportuar mbrëmë në Prishtinë. Në një dyqan në rrugën “Rexhep Luci” janë grabitur 1720 euro. Rastin në polici e ka raportuar një punonjëse e dyqanit, e cila deklaroi se grabitësi e kërcënoi me thikë derisa mori paratë nga arka e dyqanit. I dyshuari u largua në drejtim të panjohur. Policia konfirmon se rasti i iniciuar si “Grabitje” është duke u hetuar nga njësitet përkatëse.

Lexo më Shumë

Një shtetase e Shqipërisë ka raportuar se është dhunuar në Lipjan. Rasti raportohet të ketë ndodhur dje. Policia njofton se në stacion janë shoqëruar katër persona, përfshirë dhe viktimën, e cila ka dhënë deklaratën e saj lidhur me rastin. “Me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim të policisë.

Lexo më Shumë

Të mërkurën, rreth orës 02:00 është raportuar në Polici për një përleshje mes disa personave. Sipas njoftimit të policisë, 7 persona janë përleshur mes vete, ku dy prej tyre kanë pësuar lëndime pas shkrepjes së armës. Ndërsa është bërë e ditur se tre persona janë ndalur, dhe 4 të tjerë gjenden ende në arrati. “Rr. Transiti i ri Arban, Prizren 29.01.2025 – 02:00. Është raportuar se shtatë persona të dyshuar meshkuj kosovarë janë përleshur mes vete ku ka pasur edhe shkrepje të armës. Dy nga të dyshuarit gjenden në spital për tretman mjekësor. Është kontaktuar prokurori i cili ka lëshuar…

Lexo më Shumë

Shtetasi gjerman i cili u humb në malin Karadak të Shkupit është gjetur me sukses në aksionin e koordinuar të Lidhjes Auto Moto të Maqedonisë, Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Qendrës për menaxhim me kriza Siç kumtoi sot në mëngjes QMK, shtetasi gjerman i cili nuk ka pasur numër telefoni të Maqedonisë për ndihmë të shpejtë, fillimisht është paraqitur në Gjermani, pas çka janë alarmuar shërbimet e vendit dhe ka filluar aksioni për shpëtimin e tij. “Konkretisht, pas paraqitjes nga ana e të ounësuarit kujdestar në LAMM, ndërkaq të dhënat e marra nga Shërbimi gjerman për ndihmë në…

Lexo më Shumë

Dy ish kampionë rus të patinazhit raportohet se ishin në avionin, i cili u rrëzua në lumë në Uashington, pas përplasjes me helikopterin ushtarak. Sipas agjencisë ruse të lajmeve Tass, 52-vjeçarja Yevgenia Syskova dhe 55-vjeçari Vadim Naumov , të cilët ishin një çift i martuar, ishin midis 64 pasagjerëve në bordin e avionit të pasagjerëve që u rrëzua në ujërat e akullta të lumit Potomac. Dyshja kishte fituar vendin e parë në Kampionatin Botëror të Patinazhit në Çift 1994. Nuk dihet ende fati i tyre, por autoritetet dyshojnë se nga kjo ngjarja tragjike të ketë persona të mbijetuar. Deri tani…

Lexo më Shumë

Një 27-vjeçar kinez dyshohet se ka u ka dhënë dhjetëra vajzave alkool dhe drogë përpara se t’i përdhunonte dhe t’i filmonte ato, duke ruajtur videot si “suvenire”. Zhenhao Zou, 27 vjeç, paraqitej si një “djalosh i zgjuar dhe simpatik”, por prokurorët e përshkruan atë si një “maniak seksual dhe një përdhunues”. Gjykata e brendshme e Londrës u informua se regjistrimet ishin ruajtur në telefonin e tij dhe në dy kamera. Zou, i cili po studionte për doktoraturë në inxhinieri në University College London, dyshohet se kishte dy video të tjera përdhunimi meshkujt e përfshirë nuk mund të identifikohen. Zou, përballet…

Lexo më Shumë

Bujqit e parë në Francë duket se dinin diçka për zgjedhjen e një vendndodhjeje me pamje të mirë. Dëshmia për këtë është zbulimi i fundit i një shtëpie nga një nga vendbanimet e para neolitike të Francës, e cila daton që nga viti 5800 para Krishtit dhe ndodhet në Cavalaire-sur-Mer, në Rivierën Franceze. Ndërsa punëtorët në këtë qytet piktoresk (i vendosur përgjatë bregut jugor të Francës) po gërmonin për një parkim jo aq piktoresk, ata zbuluan atë që ekspertët besojnë të jetë shembulli i dytë në të gjithë Francën i një vendbanimi të hapur neolitik nga periudha e hershme e…

Lexo më Shumë

Përveç Igor Nikollovit i cili është emëruar për ambasador në Francë, janë propozuar edhe tre ambasadorë të rinj edhe atë në Ukrainë, Japoni dhe Kroaci. Burime qeveritare për MIA-n konfirmojnë se për ambasador në Ukrainë është propozuar Dimitar Bllazhevski, për ambasador në Japoni Andrijana Cvetkoviq, ndërsa për në Kroaci Dragan Gjurçevski. Në seancën e djeshme qeveritare është marrë vendim për fillimin e procedurës për tërheqjen e nëntë ambasadorëve aktualë. Mes tyre janë ambasadorja në Bullgari Agnesa Rusi-Popovska, në Mal të Zi Zeqir Ramçiloviq, në Belgjikë Metodija Belevski, ambasadorja dhe përfaqësuesja e përhershme e Maqedonisë së Veriut në Këshillin e Evropës…

Lexo më Shumë

Kuvendi sot do të mbajë seancën e 32-të plenare, në rend dite të së cilës janë pyetjet e deputetëve, seancë kjo e cila mbahet të enjten e fundit të muajit dhe sipas praktikës së krijuar, të parët që i bëjnë pyetje kryeministrit dhe ministrave janë deputetët e opozitës. Ndërkohë gjatë pauzës pritet të mbahet vazhdimi i seancës së 33-të dhe të votohet për ndryshimet në Ligjin për mbikëqyrjen inspektuese. Ndërkohë që sot kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi do të realizoj takimin e rregullt mujore me përfaqësuesit e mediave.

Lexo më Shumë