Author: Hamdi Kumanova

Kryeministri Edi Rama, ka zhvilluar këtë të martë lidhje live në rrjetet sociale, ku i përgjigjet pyetjeve të komentuesve. Rama është pyetur lidhur me reformën në drejtësi. Ai u shpreh se më në fund drejtësia po funksionon. “Unë kam pasur në qeveri afro 60 ministra. Nuk e di se bëhet numërimi. Nëse kemi krijuar kapacitetin shtetëror për të goditur fenomenin kanceror të korrupsionit, kjo është për të marrë frymë thellë dhe për t’u ndjerë më mirë. Më në fund u çliruam nga makthi për të jetuar në një shtet ku drejtësia funksionon. Ky është një vullnet i hekurt për t’u…

Lexo më Shumë

Kina ka vendosur të martën tarifa ndaj mallrave amerikane si përgjigje ndaj tarifave të reja që Shtetet e Bashkuara i vendosën ndaj mallrave kineze ditë më parë, duke e ripërtërirë luftën tregtare mes dy ekonomive kryesore në botë. Pekini gjithashtu njoftoi se po e kryen një hetim ndaj kompanisë Google. Tarifat shtesë prej 10 për qind ndaj të gjitha importeve nga Kina në SHBA hynë në fuqi të hënën pas mesnatës, pasi presidenti amerikan Donald Trump vazhdimisht e paralajmëroi Pekinin se nuk po bënte mjaftueshëm për ta ndalur rrjedhën e drogave të jashtëligjshme në Shtetet e Bashkuara. Nuk vonoi shumë…

Lexo më Shumë

Dervishi i Teqesë së Baba Aliut në Alipostivan, Baba Hekuran Nikollari, ka ndërruar jetë papritur. Lajmi e trishtë e kanë konfirmuar burimet policore, teksa rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta dhe mësohet se ai nuk kishte shfaqur probleme shëndetësore. Pritet që ekspertiza mjeko-ligjore të zbardhë më shumë mbi shkaqet e vdekjes. Trupi i pajetë i klerikut bektashi, do të transportohet drejt spitalit rajonal të Gjirokastrës për t’ju nënshtruar ekspertizës.Drejt Përmetit janë nisur edhe përfaqësues të Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve, për të mbikëqyrur nga afër të gjithë procesin. Baba Hekuran Nikollari, shërbente prej vitesh në teqenë emblemë të bektashizmit në…

Lexo më Shumë

Tërmet me magnitudë 3.2 ka zgjuar nga gjumi banorët e Maqedonisë perëndimore. Epiqendra e tërmetit është afër Qendrës Zhupë, jo shumë larg kufirit Maqedoni-Shqipëri. Sipas informacioneve fillestare, epiqendra e tërmetit ishte në thellësi prej 10 kilometrash. Më shumë informacion pritet të jepet nga Observatori Sizmologjik pranë Ministrisë së Meteorologjisë. Tërmeti është regjistruar në orën 01:50.

Lexo më Shumë

Kryetari i Shoqatës Bjeshkatare Apliniste “Karadaku” në një intervistë për Ritmin e Ditës në RTVM 2 ka folur rreth aktiviteteve të shoqatës si dhe për aktivitetin e saj qëndror për sivjet. “Si një aktivitet qëndror për këtë vit, është një aktivitet ndryshe prej viteve të kaluara, që e kemi titullu ‘Kamp and hike’. Që do të mbahet diku në javën e parë të qershorit të vitit 2025. Ne, edhe më herët kemi organizuar kamping, por ky event do të jetë më ndryshe, sepse presim që të na vijnë mysafir të shumtë . Po ashtu ky kamp nëse më lejohet të…

Lexo më Shumë

Në programin parazgjedhor për zgjedhjet lokale për kryetarë të komunave që u mbajtën më 17 tetor 2021, kandidati për kryetar të Komunës së Aerodromit nga radhët e VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit “Rindërtimi i Maqedonisë”, Timço Mucunski. , ndër të tjera premtime nga platforma programore “Garantojmë – Krijojmë një të ardhme të re”, ai siguroi banorët se do të avokonte për përmirësimin e shërbimeve sociale për familjet dhe veçanërisht mbështetjen e prindërve të vetëm, grave dhe fëmijëve, ndaj në program rubrika e titulluar “Kujdesi për të gjithë nga 1 deri në 101 – Kujdesi shëndetësor dhe kujdesi për kategoritë e cenueshme sociale”,…

Lexo më Shumë

DeepSeek është bërë një nga aplikacionet më të shkarkuara në mbarë botën, por disa qeveri kanë shqetësime sigurie. Start-upi kinez DeepSeek e ka emocionuar botën e inteligjencës artificiale (AI), me qeveritë që tashmë kanë ndaluar modelin e saj të DeepSeek-R1 vetëm disa javë pas lançimit të tij. Studimet kanë treguar se ka shqetësime mbi sigurinë kibernetike, duke përfshirë ndjeshmërinë e DeepSeek-R1 për të gjeneruar përmbajtje të dëmshme dhe të njëanshme. Duke qenë se është një kompani kineze, ligji thotë se çdo e dhënë e ndarë në aplikacione celulare dhe në ueb mund të qaset nga agjencitë kineze të inteligjencës, gjë…

Lexo më Shumë

Nga: Dashnor Kaloçi Plot 43 vite më parë, duke u gdhirë data 18 dhjetor e vitit 1981, kryeministri shqiptar Mehmet Shehu, i cili e mbante atë funksion që nga viti 1953, u gjet i vdekur në dhomën e tij të gjumit (sipas versionit zyrtar, nga plumb “a” pistolete), në vilën ku banonte së bashku me familjen e tij, në hyrje të “Bllokut” të udhëheqjes së lartë të PPSH-së, fare pak metra nga godina e Komitetit Qendror të PPSH-së dhe gjithashtu vilës 31 të Enver Hoxhës. Edhe pse kanë kaluar më shumë se katër dekada nga ajo ditë, e konsideruar si…

Lexo më Shumë

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Pete Hegseth shkoi në Teksas të hënën për të vizituar kufirin jugor të Shteteve të Bashkuara, ndërsa Presidenti Donald Trump ndërmerr hapa për të zbatuar një axhendë të djathtë që parashikon mes të tjerash rritjen e angazhimit të ushtrisë amerikane për frenuar fluksin e emigrantëve të paligjshëm. Në udhëtimin e tij të parë si kreu i Pentagonit, Hegseth do të vëzhgojë operacionet dhe do të takohet me trupat amerikane që janë dërguar në atë zonë nën drejtimin e Presidentit Trump. “Mezi pres të takoj luftëtarët tanë të mrekullueshëm dhe të shoh punën e vështirë që ata…

Lexo më Shumë

Një njeri nuk mund ta përcaktojë të ardhmen e vendit, kështu u referohen protestuesit studentë e qytetarë, veprimeve të presidentit serb Aleksandër Vuçiq, të cilët edhe sot kanë vazhduar protestat në kërkim të drejtësisë për viktimat e tragjedisë së Novi Sadit. Qytetarët nderojnë viktimat e tragjedisë në Novi Sad. Para tre muajsh stacioni hekurudhor është shndërruar në një simbol kujtese dhe proteste, një hapësirë ku qirinjtw nuk pushojnë së djeguri. Studentët që nisën protestat për drejtësi për viktimat, në vendin e tragjedisë në heshtje vendosin lule. “Shpresoj se dikush do të marrë përgjegjësinë për këtë ngjarje. Ky është hera e…

Lexo më Shumë

Banka Botërore përllogarit se në vitin 2023, të ardhurat për frymë në Shqipëri ishin 8,575 dollarë. Të ardhurat mesatare ditore për një person në vendin tonë ishin 23.5 USD në ditë, një vlerë e përafërt me standardin e prosperitetit 25 USD në ditë të përcaktuar nga BB si një vlerë mesatare globale të jetesës dinjitoze. Me uljen e popullsisë me të dhënat e Cens 2023 dhe me rritjen ekonomike rreth 4% më 2024 të ardhurat mestarë ditore të shqiptarëve e kalojnë standardin e prosperitetit, por nga ana tjetër, po sipas të dhënave nga Banka Botërore, vendi ynë gjithashtu ka nivelin…

Lexo më Shumë

Profesori i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka deklaruar se prokurorët e SPAK kanë një jetë dhe sjellje shumë më ndryshe se më parë. Sipas tij, për shkak të presionit publik dhe mediatik, ata tregohen të jenë sa më korrekt. Ai ka treguar dhe një episod në aeroport me dy prokurorë. “Unë kam pasur kontakte me dy prej tyre, shumicën i kam njohur dhe më parë. I shikoj që kanë mbi vete një peshë përgjegjësie të lartë. Për shkak të punës dhe opinionit publik. Ka disa që nuk i dëgjojnë lajmet, por janë në përballje të pritshme me median e gazetarët. Ata…

Lexo më Shumë