Policia Financiare dhe Ministria e Brendshme janë duke zhvilluar një aksion i bazuar mbi dyshimet për shpërdorime financiare në sektorin e Qeverisë, Shërbimi për punë të përgjithshme dhe të përbashkëta. Në rrethana jo zyrtare mësohet se është arrestuar ish shefi i këtij shërbimi, Pece Mirçevski. Ai dyshohet se gjatë kohës sa ka udhëhequr me këtë sektor, ka keqpërdorur dhe manipuluar me prokurimet publike. Burime brenda policisë thonë se është bastisur shtëpia e tij, ndërsa kontrolle ka edhe në disa lokacione të tjera përfshi edhe institucione. Hetimi është duke u shtrirë edhe në pistat ku ka dyshime se janë keqpërdorur procedurat për kontrollet dhe shërbimet teknike të makinave zyrtare. /Alsat.mk
Data 17.07.2026
Aktuale
- (VIDEO) Gjendja e krizës për derivatet e naftës zgjatet deri më 20 tetor
- (VIDEO) Nuk kontrolloi kompaninë e kanabisit, padi për zyrtaren e shëndetësisë
- Mexhiti priti Ylli Limanin dhe vizitoi me të kampusin e Universitetit “Nënë Tereza”
- Ligji i ri i Arsimit të Lartë, Kumbaro: Ndërkombëtarizimi i universiteve mbetet prioritet. Liceu Francez i Korçës fokus në dijet e teknologjisë dhe shkencës
- Arrestohet 43-vjeçari, tentoi të vriste me thikë një 59-vjeçar gjatë një konflikti në një lokal
- Cvetanovski: Rritja e çmimeve të derivateve dhe ushqimeve është presion financiar mbi buxhetin e familjeve
- Saveski: Vendimi për ankesën për “Talir 2” do të merret pas analizimit të aktvendimit, Lençe Ristoska do të vepronte nëse nuk do të dorëhiqej
- Gazeta zvicerane: Nuk ndalet zemërimi popullor kundër Ramës, koncerti i Kanye West i kthehet në katastrofë politike


