Author: Hamdi Kumanova

Kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski, në emisionin “360 Shkallë”, foli për ndjekjen e tij fizike nga shërbimet, ndërsa ishte lider i opozitës për të cilën theksoi se bëhej fjalë për keqpërdorim klasik të resurseve shtetërore, duke shtuar se nuk ka asnjë dallim nga përgjimi që bëhet përmes keqpërdorimit të resurseve shtetërore, gjë për të cilën ka njerëz që janë në burg. “Cili është dallimi midis keqpërdorimit të resurseve shtetërore për përgjim dhe ndjekjen fizike po ashtu duke përdorur resurset shtetërore ndaj kryetarit të partisë më të madhe opozitare në atë moment? Cili është dallimi? Nuk ka dallim, për këtë, ka…

Lexo më Shumë

Në mbledhje qeveritare sot pritet të kalojë marrëveshja për mjetet nga kredia hungareze dedikaur për kompanitë. Nga Qeveria presin e tërë procedura të përfundojë deri në fund të muajit. Pasi që të kalojë marrëveshja në Qeveri, do të duhet të nënshkruhet marrëveshje me bankat dhe me atë praktikisht paratë bëhen operative për sektorin e biznesin. Kompanitë do të duhet të kenë minimum 20 për qind pjesëmarrje të vet, ndërsa shuma maksimale që mund ta marrin është 10 milionë euro. Ndërmarrjet do t’i marrin paratë me normë interesi prej 1,95 për qind, grejs periudhë prej tre viteve dhe 12 vite afat…

Lexo më Shumë

Ambasada e SHBA-së në Shkup në mëngjes ka njoftuar të gjitha OJQ-të dhe organizatat tjera që tashmë kanë fituar dhe thuajse i kanë realizuar projektet në RMV, që të ndalin realizimin e projekteve dhe të mos paguajnë asgjë, konform urdhërit ekzekutiv të Presidentit të ri amerikan, Donald Tramp, i cili “ngriu” ndihmat e huaja për 90 ditë për të gjitha vendet, përveç Izraelit dhe Egjiptit. Në këtë kontekst është edhe njoftimi që vjen nga Këshilli Etik për Media në RMV, të cilët kanë anuluar takimin e 30 janarit me përfaqësues të Televizioneve, për procesin e avancimit të Kodeksit të Gazetarëve.…

Lexo më Shumë

Nga data 20 deri më 26 janar, është raportuar një person i vdekur me Kovid-19. Bëhet fjalë për një pacient të moshës mbi 60-të vjeç, i cili ka pasur komplikime, ndërsa ka vdekur në kushte spitalore. Nga Instituti për Shëndet Publik informojnë se personi është vaksinuar kundër Kovid-19 me dy doza vaksinë – doza e fundit para më shumë se tre viteve Është regjistruar edhe një rast i ri me Kovid-19. Bëhet fjalë për një person nga Struga. Javën e kaluar janë evidentuar tre persona të shëruar. Gjatë vitit, duke përfshirë edhe 26 janarin, janë regjistruar gjithsej 14 persona…

Lexo më Shumë

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv që udhëzon sekretarin e Mbrojtjes, Pete Hegseth, që të rishikojë politikën e Pentagonit për trupat transgjinorë, vendim që me gjasë mund të çojë drejt një ndalimi të shërbimit të tyre ushtarak në të ardhmen. Ai po ashtu urdhëroi që trupat, që ishin larguar vullnetarisht apo ishin larguar nga puna për shkak se kishin refuzuar të merrnin vaksinën për COVID-19, të kthehen në ushtri. Në urdhrin e tij për transgjinorët, Trump tha se shërbimi nga trupat që identifikohen me një gjini të ndryshme nga gjinia e tyre biologjike, “bie ndesh me angazhimin…

Lexo më Shumë

Analistja Ivana Stradner ka reaguar ndaj protestave të fundit në Serbi, duke thënë se presidenti Aleksandar Vuçiq është duke krijuar narrativë për perëndimin se protestat janë antiperendimore dhe studentët mbështesin një luftë në Ballkan. “Kini kujdes! Vuçiq po krijon një narrativë për Perëndimin se protestat në Serbi janë antiperëndimore dhe se studentët mbështesin një luftë në Ballkan! Vuçiq dëshiron ta portretizojë veten si një shtyllë stabiliteti dhe të bindë Perëndimin se nuk ka siguri në Ballkan pa të. Kjo është pikërisht mënyra se si ëndrra Gjeorgjiane ka shantazhuar Perëndimin. I njëjti libër lojërash. Shumë shpejt do ta shihni këtë tregim…

Lexo më Shumë

Ofendim i rëndë nga qeveria pa legjitimitet – njeriu i Putinit dhe mohuesi i Srebrenicës i ftuar nderi në ministrinë e Marrëveshjes së Ohrit! Mbrëmë, çdo shqiptar dhe çdo qytetar me dinjitet në këtë vend u ndje i fyer, i poshtëruar dhe i tradhtuar. Në një akt që tejkalon çdo kufi morali dhe logjike politike, në ndërtesën që supozohet të simbolizojë Marrëveshjen e Ohrit dhe harmoninë ndëretnike, u pranua dhe u nderua Miroslav Dodik – krahu i zgjatur i Vladimir Putinit, njeriu që punon për ndarjen e Bosnjë dhe Hercegovinës, dhe njeriu që lavdëron masakrën çnjerëzore të Srebrenicës. Si është…

Lexo më Shumë

Dashnor Kaloçi Plot 43 vite më parë, duke u gdhirë data 18 dhjetor e vitit 1981, kryeministri shqiptar Mehmet Shehu, i cili e mbante atë funksion që nga viti 1953, u gjet i vdekur në dhomën e tij të gjumit (sipas versionit zyrtar, nga plumb “a” pistolete), në vilën ku banonte së bashku me familjen e tij, në hyrje të “Bllokut” të udhëheqjes së lartë të PPSH-së, fare pak metra nga godina e Komitetit Qendror të PPSH-së dhe gjithashtu vilës së Enver Hoxhës. Edhe pse kanë kaluar më shumë se katër dekada nga ajo ditë, e konsideruar si një nga…

Lexo më Shumë

Ka mbërritur nga Italia në Shëngjin anija me 49 emigrantë të paligjshëm nga Egjipti dhe Bangladeshi. Ky është grupi më i madh i emigrantëve që zbarkojnë në vendin tonë, që pas nisjes së zbatimit të marrëveshjes Itali – Shqipëri. Emigrantët do t’i nënshtrohen procedurave të verifikimit dhe kontrollit shëndetësor në qendrën pritëse. Rinisja e marrëveshjes me Shqipërinë vjen pas një ndalese prej rreth dy muajsh. Transferimi i emigrantëve në qendrat përtej Adriatikut për një riatdhesim më të shpejtë, për të cilin kryeministrja Meloni ka thënë disa herë se nuk dëshiron të heqë dorë, i është besuar anijes patrulluese të Marinës…

Lexo më Shumë

Sannet e ka humbur kujdestarinë e dy fëmijëve të saj – të dy nën 12 vjeç – pasi është rimartuar. Një gjykatë për familjen në rajonin rus të Kaukazit Verior ka marrë vendim në të mirë të ish-burrit të saj, i cili ka thënë se nuk dëshiron që fëmijët e saj të rriten me njerkun e tyre. Rasti i Sannetit nuk është i pazakonshëm në këtë rajon konservator me shumicë myslimane, ku fëmijët konsiderohen shpesh si pronë e baballarëve të tyre apo familjarëve të babait. Këto besime lokale ndeshen me ligjin rus. Megjithatë, ato formësojnë vendimet e gjykatësve, duke ua…

Lexo më Shumë

Kandidati i LDK-së për deputet, Driton Selmanaj ka thënë se kryeministri, Albin Kurti është duke u tallur me popullin e Kosovës. Sipas tij, kanë kaluar afro dy javë që nga hapja e fushatës dhe nuk është dëgjuar asnjë program politik i tyre – dhe siç tha ai janë duke provuar vetëm me slogane fyese. Ai tha se kjo Qeveri ka dështuar në çdo sferë dhe nuk ka realizuar asnjë premtim. “Kanë kaluar gati 2 javë nga hapja e fushatës dhe a keni dëgjuar një program të vetëm të kësaj Qeverie. S’kanë, s’dinë, nuk mundën këta. Këta provojnë me slogane herë…

Lexo më Shumë

Presidenti Donald Trump i mirëpriti ligjvënësit republikanë të hënën me një fjalim përmbledhës të javës së tij të parë në detyrë dhe u kërkoi atyre të mbështesin goditjen e tij ndaj emigracionit të paligjshëm dhe propozimet për sigurinë kufitare. “Ne nuk kërkojmë ndjesë dhe po veprojmë me shumë shpejtësi”, tha Presidenti Trump. “Unë vërtet fokusohem tek kufiri më shumë se çdo gjë tjetër”, tha ai, duke ia ulur rëndësinë inflacionit, një çështje që mbështeti kandidimin e tij vitin e kaluar, por që mbi të cilën ai ka më pak kontroll si president. Duke folur në takimin vjetor për politikat të…

Lexo më Shumë