Policia ka dhënë detaje për aksionin e djeshëm gjatë të cilit është kapur një grup kriminal i përbërë nga 21 persona. Një pjesë e grupit dzshohet se ka vepruar edhe në vende turistike në Greqi dhe në Spanjë. MPB ka njoftuar se në një aksion të djeshëm policor është shkatërruar një grup i organizuar kriminal prej 21 personash, 20 prej të cilëve nga Prilepi dhe 1 nga Shkupi. Sipas autoriteteve, grupi dyshohet se për një periudhë të gjatë ka kryer vepra penale që lidhen me tregtinë e paligjshme të drogës dhe krimin ekonomik. Duke vepruar me urdhër gjykate, janë kryer bastisje ndaj 31 personave, në gjithsej 36 lokacione. Prej tyre, 33 lokacione ndodheshin në territorin e Prilepit, dy në Shkup dhe një në Strugë. /SHENJA/
Data 01.10.2026
Aktuale
- Parkim me 1.400 vende në QSUT, territori i spitalit do të kthehet në park
- (VIDEO) Bytyqi: Masat e Qeverisë për naftën të vonuara
- (VIDEO) Federata Shqiptare e Alpinizmit dënon heqjen e shqiponjës nga Korabi
- Gazetari i News24, Fatmir Popja nderohet me çmimin “Sami Frashëri” për vitin 2026 në publicistikë
- (VIDEO) Prokuroria ngre aktakuzë ndaj 5 mjekëve nga Manastiri
- “Jo në emrin tim”, Ilir Shaqiri publikon tekstin e këngës për çlirimtarët
- Protesta e fortë në Prishtinë: Arrestime dhe thirrje për lirimin e protestuesve
- Paradoksi i Sigurisë Kombëtare: Inteligjencë e shekullit XXI, Kod Penal i Luftës së Ftohtë



