Niveli alarmant i lartë i ndotjes së ajrit në Maqedoni është matur mbrëmë rreth orës 22:00. Stacionet matëse të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor kanë treguar nivel të lartë të grimcave të rrezikshme PM 10 në disa qytete, përfshirë kryeqytetin Shkup, transmeton Portalb.mk. Janë matur 238 mikrogramë për metër kub, që është disa herë mbi kufirin e lejuar sipas rekomandimeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Më e ndotura ka qenë Kërçova ku janë matur mbi 378 mikrogramë për metër kub. Ndotje të lartë të ajrit mbrëmë ka pasur edhe Ohri, ku janë matur rreth 277 mikrogramë. Nga qytetet e…
Author: Hamdi Kumanova
Nis seanca në themel për ish kryebashkiakun e Himarës Jorgo Goro, i akuzuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”, kryer në dy raste dhe mosdeklarim të pasurisë. I pranishëm në sallë është Jorgo Goro, i cili u shpreh se i qëndron kërkesës së bërë në seancë paraprake për gjykim të shkurtuar. Prokurori i çështjes Ols Dado tha se është provuar shpërdorimi i detyrës në dy episode si dhe mosdeklarimi dhe fshehja e pasurisë nga ana e Goros. Gjyqtari i themelit Ardit Mustafaj pranoi kërkesën e ish kryebashkiakut për procedurën e gjykimit të shkurtuar. Bashkë me Jorgo Goron, nis gjykimi me të…
Naim Murseli dhe të akuzuarit tjerë në rastin e vrajses së Liridona Ademajt janë sjellur nën masa të rrepta të sigurisë në Pallatin e Drejtësisë. Ndaj tyre pritet të mbahet seanca e fillestare.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, në podcastin “Zrak”, i pyetur për listën pozitive të ilaçeve, tha se për njëherë kanë kaluar nëntë barna dhe kjo është më e mira e mundshme. “Duke e pasur parasysh se për 15 vjet vetëm një medikament u shtua edhe atë para 10 vjetëve. Pra, vitin e kaluar kemi futur nëntë ilaçe tjera, edhe atë ilaçe që përdoren shpesh për demenc, antidiabet, antilipemikë dhe të tjerë. Dhe këtë vit kemi formuar komision, dhe shpresoj që edhe këtë vit do të shtohen edhe 3-4 ilaçe tjera do të fusin. Disa thonë se janë pak nëntë ilaçe.…
LSDM paralajmëroi se këshilltarët e tyre do të kundërshtojnë propozimin për emërtimin e rrugëve në Tetovë me iniciativë të kryetarit Kasami. Ata në reagimin e djeshëm shprehin mosmiratimin e tyre dhe kërkojnë që qeveria të marrë masa kundër idesë së partnerit të tyre në koalicion për ndryshimin e emrave të objekteve infrastrukturore në Tetovë që mbajnë emra nga e kaluara antifashiste. “Si partner i koalicionit të Kasamit, kërkojmë që Mickoski të tërhiqet nga ky propozim dhe publikisht ta thërrasë Kasamin. Ndërsa këshilltarët e DPMNE-së po ashtu ta kundërshtojnë, me çka ky vendim nuk do të miratohet. LSDM publikisht i dënon…
Një urim i ish-kryeministrit Lupço Georgievski për Ditën e Shën Savës, një festë serbe që shënohet edhe në Maqedoni, ka shkaktuar reagime të ndara tek opinioni maqedonas, shkruan gazeta KOHA. Si një politikan që kundërshton ndikimin serb në Maqedoni, Georgievski ka provokuar duke thënë se përveç atyre që janë të përzier gjenetikisht, edhe maqedonasit e pastër mendojnë si serbët, madje edhe frymë marrin si serb! Urimi i plotë i ish-kryeministrit Lupço Georgievski: Gëzuar Ditën e Shën Savës! Për të gjithë serbët që kanë emigruar në Maqedoni dhe kanë gjetur shtëpinë e tyre këtu. Të gjithë serbo-maqedonasve (kështu e quajnë veten…
Në Kuvend sot seanca do të mbajnë komisionet për financim dhe buxhet, për mundësi të barabarta të grave dhe burrave dhe Komisioni juridik-ligjvënës. Në rend dite të Komisionit për financim dhe buxhet janë disa propozim-ligje, ndër të cilat Propozim-ligji për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për shërbime dhe sisteme pagesore, në lexim të dytë me flamur evropian. Komisioni për mundësi të barabarta të grave dhe burrave do të debatojë për Propozim-ligjin për ndryshime të Ligjit për parandalim dhe mbrojtje të dhunës ndaj grave dhe dhunës familjare dhe Propozim-ligji për ndryshime të Ligjit për mundësi të barabarta të grave dhe burrave,…
Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, në podcastin “Zrak”, foli për problemet me shëndetësinë në vendin tonë dhe racionalizimin e shëndetësisë, por pa lënë anësh edhe digjitalizimin. “Për fat të keq kështu siç po shkon trendi i demografisë por edhe mungesa e kuadrit, duhet të fillojmë të mendojmë për racionalizim. Shembull Shtipi të ketë spital më të madh, ndërsa qytetet dhe qytezat për rreth të ketë qendra shëndetësore ku do të trajtohen pacientët, por megjithatë nuk mund të kemi specialistë e të gjitha fushave nga të gjithë qytetet. Kjo është e pamundur. Një qendër më të madhe e cila do të…
Prokuroria Themelore në Prishtinë njofton se ka ngritur aktakuzë ndaj F.P., E.N., dhe E.S., lidhur me rastin “Albkings”. Sipas njoftimit të organit të akuzës, aktakuza në këtë rast u ngrit pas një pune të pandërprerë hetimore. “Aktakuza është ngritur kundër të pandehurve F.P., E.N. dhe E.S. Kundër të pandehurve rëndojnë veprat penale “Vjedhja e identitetit dhe kredencialeve në bashkëkryerje” nga neni 277/H, paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të Ligjit Nr. 08/L-188 për Plotësimin dhe Ndryshimin e Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe lidhur me nenet 31 dhe 77 të KPRK-së, “Shantazhi” nga neni 329, paragrafi 1 lidhur me…
Finalizohet një tjetër operacion i përbashkët me partnerët, për kapjen e shtetasve në kërkim ndërkombëtar. Operacioni i koduar “Kartagjena”, rezultat i shkëmbimit të informacioneve ndërmjet strukturave të Policisë së Shtetit dhe atyre të Kolumbisë, për vendndodhjen e një të kërkuari nga drejtësia shqiptare. Kapet nga Policia kolumbiane, në qytetin e Kartagjenës, 33-vjeçari nga Tropoja, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, i akuzuar nga GJKKO, si pjesëtar i një organizatë kriminale për trafikim të armëve. Në vijim të bashkëpunimit me homologët, për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, bazuar dhe në informacionet e shkëmbyera mes strukturave të Policisë…
Një burrë ka pësuar lëndime vdekjeprurëse pasi është aksidentuar me traktor. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në IML. “HETIM MBI VDEKJEN- Lipjan / 26.01.2025 – 13:17. Është raportuar se viktima mashkull kosovar ka pësuar lëndime vdekjeprurëse pasi traktorin te cilin ishte duke e drejtuar është aksidentuar. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar edhe një pasagjer mashkull kosovar i cili është dërguar në tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.”
Si askush tjetër në Europë, Alexander Lukashenko siguroi të dielën mandatin e shtatë presidencial. Në këtë mënyrë ai zgjat sundimin 31-vjeçar, teksa televizioni shtetëror nga një sondazh tha se Lukashenko fitoi me 87.6% të votave. Për të kuptuar filozofinë e qeverisjes së tij na shërben një diskutim i tij me një gazetar të BBC. Steve Rosenberg ndodhej në Minsk për të ndjekur procesin zgjedhor dhe thotë se kurrë nuk ka parë diçka të tillë si në kryeqytetin e Bjellorusisë. Teksa qytetarët e vendit të tij votonin ende, Lukashenko mbajti një konferencë në televizionin shtetëror. Jo pak, por 4 orë e…

