Author: Hamdi Kumanova

Halil Geci përmes një postimi në Facebook ka reaguar ashpër pas protestës që u mbajt gjatë ditë së djeshme në Skenderaj, kundër kryeministrit Albin Kurti. Ai në një postim në Facebook u shpreh se bandat kriminale në Skenderaj po dhunojnë demokracinë, pasi tha se Drenica nuk është vatër e krimit. Sipas tij, ajo vetëm duhet të çlirohet nga krimi e tradhtia. “Sot, në zemrën e Kosovës, në Skënderaj, duket sikur është kthyer Radojçiqi, por këtë herë me jaranët e tij nga Drenica. Të njëjtët që dje i bënin atentat edhe Ibrahim Rugovës, sot janë kthyer kundër Albin Kurtit dhe përpiqen…

Lexo më Shumë

Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se në plan programin për qeverisje nga ana e partisë së tij janë paraparë të ndahen 80 milionë euro investim për Brezovicën. Gjatë vizitës atje, Abdixhiku ka theksuar se ky vend ka mbetur peng i guximit për të investuar, dhe në programin e tij 80 milionë euro do të ndahen për teleferikë të rinj, gondola e shtigje të reja. “Brezovica ka mbetur peng i guximit për të investuar. Do të investojmë! Edhe atë fort e shumë. Plot 80 milionë euro në programin tonë janë paraparë të ndahen për Brezovicën, për teleferikë…

Lexo më Shumë

MPB njofton se me datë 25.01.2025 në ora 20:30 në Tetovë, punonjësit policorë të SPB Tetovë, kanëprivuar nga liria personin A.I. (65) nga fshati Kopaçindoll, rajoni i Tetovës, nën dyshimin se ka kryer veprën penale ,,vjedhje”. Atij i është gjetur dhe konfiskuar një skuter pa targa, që dyshohet se buron nga një vepër e kryer penale dhe i njëjti i është kthyer pronarit. A.I. Ai është ndaluar në stacionin policorë dhe ndaj tij do të ngrihet kallëzim përkatës.

Lexo më Shumë

Për edukim më të mirë të studentëve, përveç profesorëve të mirë, duhet edhe literaturë cilësore. Teksti i parë i integruar në gjuhën maqedonase, “Gjinekologjia dhe Akusheria”, është hap i rëndësishëm drejt avancimit të arsimit të mjeksisë. Edhe në këtë kohë kur studentët flasin rrjedhshëm së paku një gjuhë të huaj, të mësuarit në gjuhën amtare – maqedonase mundëson përvetësimin më efektiv të njohurive të qëndrueshme, tha ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska në promovimin në Fakultetin e Mjekësisë në Shkup. Gjithashtu theksoi se nuk është e lehtë të bësh një tekst cilësor prandaj duke i uruar autorët, ju bëri…

Lexo më Shumë

Sipas raporteve për aktivitetet e realizuara nga komunat për periudhën 20-24 janar, në 11 komunat që dorëzuan raporte në Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, janë kryer kontrolle të rregullta dhe të forcuara inspektuese. Shërbimet inspektuese të Komunës së Gazi Babës, gjatë një kontrolli të rregullt për ngrohjen e shërbimeve të vogla, nuk kanë hasur në djegien e mbeturinave, por dy persona fizikë që ishin kapur duke djegur goma dhe kabuj elektrikë janë dënuar. Po ashtu, një person juridik është dënuar për hedhjen e papërshtatshme të mbeturinave, ndërsa tre familje që ngrohen duke djegur mbeturina druri (tavolina, copa druri…

Lexo më Shumë

Të hënën në mëngjes, rreth orës 7:30, trupi i një burri të vdekur është gjetur në një rrugë në lagjen Aerodrom të Shkupit. Në vendngjarje kanë dalë ekipet e policisë dhe ndihma e shpejtë mjekësore. Nga Ministria e Punëve të Brendshme thonë se pas inspektimit është konstatuar se bëhet fjalë për një burrë rreth 45 vjeç, ndërsa shkaqet e vdekjes nuk dihen.

Lexo më Shumë

Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani së bashku me dekanin e Fakultetit Filozofik-Shkup, prof. Dr. Oliver Bakreski dhe specialistja e lartë e arsimit nga Banka Botërore, Bojana Naceva, morën pjesë në takim me Grupin punues konsultativ për zhvillim të hershëm të fëmijërisë në prani të dekanëve nga fakultetet pedagogjike në vend, profesorëve, ekspertëve, punonjësve nga Ministria e Politikës Sociale, Demografia dhe Rinia dhe Njësia e Projekteve e ministrisë. Në takim u prezantua programi i propozuar për “Arsimin Fillestar”, përmes një diskutimi të hapur, u shkëmbyen mendime nga përvojat e fakulteteve që tashmë e kanë zbatuar programin dhe…

Lexo më Shumë

MPB njofton se më 26.01.2025 rreth orës 22.30 në rr.„Karaorman“ në Manastir, nëpunësit policorë të Sektorit për bashkëpunim ndërkombëtar policor – Seksioni i kërkimit në bashkëveprim me SPB Manastir, Departamentin e Policisë Kriminalistike e privuan nga liria M.K.(24) nga Shkupi. Ai kërkohej me nëntë fletarrest qendrorë nga Institucionet Ndëshkuese – Korrektuese Burgu Idrizovë dhe Burgu Shkup dhe nga Prokuroria Themelore Publike Shkup për vuajtjen e dënimit me burg prej 11 vjet e tre muaj. Gjatë privimit i ishte gjetur dhe sekuestruar marihuanë. M.K. ishte dorëzuar në Stacionin Policor Manastir për procedim të mëtejmë.

Lexo më Shumë

MPB ka njoftuar se me datë 26.01.2025 në ora 13:10 në Gostivar, zyrtarët policorë të DPB Gostivar, kanë arrestuar personin A.S. (37) nga Gostivari, duke vepruar sipas kallëzimit të mëparshëm se në shtëpinë e tyre familjare e ka sulmuar fizikisht gruan e tij 28-vjeçare dhe e ka kërcënuar. Ai është ndaluar në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzimi përkatës.

Lexo më Shumë

Prokuroria Publike për momentin nuk do të kërkojë përshkallëzimin e masave të kujdesit kundër kreut të Strugës, Ramiz Merko ndaj të cilit aktualisht në gjyq udhëhiqen disa akuza, shumica prej tyre për shpërdorim me detyrën zyrtare, shkruan Alsat. Në një qëndrim të prokurorisë thuhet se kërkesa për masa kujdesi bazohet në plotësimin e kushteve dhe për momentin nuk ka vlerësim që mund t’i çon prokurorët përkatës të kërkojnë ndryshimin e masave të kujdesit. Me aktakuzën e fundit të ngritur më 27 dhjetor kundër Merkos zhvillohen gjithsej nëntë procedura aktive gjyqësore dhe në secilën prej tyre ai rrezikon dënimin me burg.…

Lexo më Shumë

Çmimet me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 nga mesnata ulen për 1,00 denarë, EURODIESEL (D-E V) më lirë për 1,50 dhe vaji ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1) për 2 0,00 dinarë për litër. Lajmëroi Komisioni Rregullativ për Energji. Çmimi i ri i EUROSUPER BS – 95 do të jetë 80,00 denarë, EUROSUPER BS – 98 do të shitet për 82,00 denarë, EURODIZEL BS (D-E V) për 74,50 denarë, dhe Extra Light 1 (EL-1) për 73 denarë. litër. Për 1.042 denarë është edhe karburanti M-1 NS, ndërsa kilogrami do të kushtojë 45.631 denarë.

Lexo më Shumë

Kreu i LSDM-së, Venko Filipçe thotë se si parti opozitare nuk ka kontakt me kreun e BDI-së ALi Ahmeti. Akuzat e VMRO-së për lidhje me Artan Grubin i quajti qesharake, ndërsa theksoi se koalicioni i LSDM-së me BDI-në në të kaluarën është “leksion i mësuar mirë”. “Nuk kam kontakt me kryetarin Ahmeti. Janë akuza qesharake që VMRO-DPMNE i vendos në llogarinë tonë, ata duhet të tregojnë se përse e lëshuan Artan Grubin të ikë përmes kufirit, nëse duan të ketë drejtësi. Ne qartë i tregojmë qëndrimet tona të tanishme rreth koalicionit të BDI-së, dhe themi se është leksion i mësuar…

Lexo më Shumë