Author: Hamdi Kumanova

Të mërkurën dhe gjatë natës së enjte veçanërisht në pjesët perëndimore do të ketë reshje të shiut të cilat në pjesët perëndimore do të jenë më të rrëmbyeshme, kumtoi DPHM. Të enjten në disa vende dhe kryesisht në jug dhe juglindje do të ketë reshje të cilat do të jenë të rrëmbyeshme të ndjekura me bubullima të rralla. Të premten dhe të shtunën do të jetë stabil, ndërsa nga e diela sërish priten reshje.

Lexo më Shumë

Ramiz Merko përmes përfaqësuesit të tij ligjor ka dorëzuar padi penale kundër ministres së Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska për siç pretendojnë ata emërim të paligjshëm të drejtorit të shkollës një Podgorci, shkruan Alsat. Ishte pikërisht kjo shkollë për drejtorin e të cilës Janevsk ia morri kompetencat Merkos. Ky i fundit aktualisht ndiqet për 9 vepra penale, shumica prej tyre për shpërdorim me detyrën zyrtare. / Alsat.mk

Lexo më Shumë

I ftuar në Daily Click në Tv21, kryetari i Aleancës për Shqiptarët, njëherit edhe ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari tha se në Maqedoni po rritet numri i të diagnostifikuarve me kancer dhe për këtë është rritur edhe kërkesa për terapi onkologjike. -Po rritet numri i kërkesës për këtë terapi, kjo nënkupton se po rritet edhe numri i të diagnostikurve? “Absolutisht që po, fatkeqësisht në Maqedoni po rritet numri i të prekurve me tipe të ndryshme të kancereve dhe kërkesa për terapi onkologjike është më e madhe. Jo vetëm në Onkologji por edh enë Hematologji, edhe për sëmundjet e rralla”, tha…

Lexo më Shumë

Një grua 38-vjeçare është raportuar e zhdukur në polici nga partneri i saj. Më 26.01.2025, në orën 22:40, në Stacionin Policor të Shuto Orizarit, A.E. (45) nga Shkupi ka raportuar se nga shtëpia është larguar bashkëshortja e tij e pamartuar, H.A. (38), njoftoi policia. Po ndërmerren masa për gjetjen e personit.

Lexo më Shumë

Me datë 28.01.2025 në ora 00:10 në rrugën ,,Goce Dellçev” në Gostivar, zyrtarë policorë nga DPB Gostivar, kanë privuar nga liria personin S.A. (27) nga fshati Tërnovë i Gostivarit, duke vepruar sipas kallëzimit të mëparshëm se ka sulmuar fizikisht partneren e tij 24 vjeçare nga Gostivari dhe se i njëjti është sjellë në mënyrë agresive ndaj nënës së saj. Ai është ndaluar në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të rastit do të vijojë parashtresa përkatëse. TS

Lexo më Shumë

Me datë 27.01.2025 në ora 17:00, zyrtarët policorë nga DPB Gostivar kanë privuar nga liria personin Z.E.(45) nga Gostivari, duke vepruar sipas raportimit të mëparshëm se është sjellë në mënyrë agresive ndaj gruas së tij 34-vjeçare dhe vajzës së tyre të mitur. Ai është ndaluar në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të përgaditet kallëzim përkatës.TS

Lexo më Shumë

Në mëngjesin e sotëm ajri në kryeqytet është i cilësisë më të dobët në Qendër, Lisiçe dhe Gazi Babë, sipas të dhënave në ueb-faqen e specializuar për matjen e cilësisë së ajrit Waqi. Në mbarë Maqedoninë e Veriut ndotja në Tetovë, Kumanovë dhe Manastir është kritike edhe në orët e mëngjesit. Nivelet e larta të ndotjes, sipas ekspertëve, ndikojnë seriozisht në shëndetin e qytetarëve, veçanërisht në muajt e dimrit kur rritet përdorimi i karburanteve dhe pajisjeve ngrohëse.

Lexo më Shumë

Administrata e Presidentit Donald Trump shkarkoi mbi 12 avokatë të Departamentit të Drejtësisë, të cilët ngritën dy çështje penale kundër tij. Prokurori i Përgjithshëm në detyrë James McHenry, një i emëruar i Trump përmendi fuqinë e tij si shef ekzekutiv sipas Kushtetutës së SHBA, për të justifikuar shkarkimet. Avokatët punuan me Këshilltarin e Posaçëm, Jack Smith, i cili udhëhoqi dy çështjet penale kundër Trump. “Për shkak të veprimtarisë së tyre, prokurori i përgjithshëm në detyrë nuk beson se këta zyrtarë do të veprojnë për të zbatuar me besnikëri axhendën e presidentit. Kjo masë është në përputhje me misionin për t’i…

Lexo më Shumë

Prokuroria Themelore e Gjilanit gjatë vitit 2024 ka ngritur 316 aktakuza ndaj 360 personave për dhunë në familje. Sipas komunikatës së kësaj Prokurorie, gjatë vitit që shkoi në këtë Prokurori kanë qenë 2 mijë e 210 kallëzimë penale. Prej tyre 2 mijë e 157 raste janë zgjidhur apo 97 për qind e lëndëve. Përmes procedurave alternative, duke përfshirë urdhërat ndëshkimor janë zgjidhur 40.8 për qind e rasteve, thuhet në njoftim. “Prokuroria Themelore në Gjilan, ju njofton se gjatë vitit 2024 ka pasur në punë gjithsej 2210 kallëzime penale, përfshirë Departamentin e Krimeve të Rënda, Departamentin e Përgjithshëm dhe Departamentin për…

Lexo më Shumë

Ministria për Çështje Evropiane informon se në gjysmën e dytë të marsit të këtij viti, Maqedonia e Veriut do të jetë nikoqir i Takimit të radhës të liderëve të Ballkanit Perëndimor (WB6), përkushtuar Planit të Rritjes së Bashkimit Evropian. Vendimi është marrë si rezultat i rolit proaktiv të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut në përgatitjen dhe zbatimin e Agjendës së Reformave lidhur me këtë plan strategjik. Në mënyrë shtesë do të publikohet data e saktë e mbajtjes së Takimit, si dhe detajet lidhur me këtë ngjarje. Ky vendim i BE-së është mirënjohje për angazhimet tona për avancimin e…

Lexo më Shumë

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska dje (27 janar) në një deklaratë për media tha se nuk është e vërtetë që lëndët e filozofisë dhe logjikës janë përjashtuar nga koncepti i reformës në arsimin e mesëm, pasi një grup mësuesit e shkollave të mesme në këto lëndë përmes një letre të hapur në mënyrë radikale dhe kategorikisht e refuzuan Konceptin e ofruar, transmeton Portalb.mk. “Nuk është e vërtetë, nuk përjashtohet as filozofia, as logjika. Por gjithsesi, ky është një draft version i vënë për dëgjim publik. Tani jemi duke mbledhur sugjerime, vërejtje, propozime dhe pas përfundimit të seancës publike…

Lexo më Shumë

Pas Kroacisë dhe Malit të Zi, thirrje për bojkot të marketeve ka edhe në Maqedoninë e Veriut. Çmimet drastike të larta shkaktuan pakënaqësi te qytetarët, kështu që në shembullin e rajonit u shfaq edhe këtu thirrje për bojkot, përcjell INA. Organizatorët u bëjnë thirrje qytetarëve që të premten të përmbahen nga blerja dhe përdorimi i shërbimeve në markete, për të dërguar një mesazh të qartë për përgjegjësit e kësaj situate ekonomike. “Ne bëjmë thirrje për bojkot masiv të premten. Shmangni blerjet në supermarkete të mëdha, shmangni marketet më të vogla. Ne duam të dërgojmë një mesazh që qytetarët nuk do…

Lexo më Shumë