Forca paqeruajtëse e OKB-së në Republikën Demokratike lindore të Kongos ka paralajmëruar për rrezikun e sulmeve me motive etnike ndërsa kushtet në rajon përkeqësohen, i përhumbur nga trashëgimia e gjenocidit të Ruandës në 1994 dhe pasojat e tij. Paralajmërimi erdhi pasi një grup i armatosur i mbështetur nga trupat e Ruandës mori kontrollin e aeroportit në qytetin e rrethuar të Gomës, tha një burim sigurie, duke e vënë kryeqytetin rajonal lindor në prag të rënies. “Sulmet e motivuara etnikisht në rajonin me një histori shumë të ndjeshme duhet të merren seriozisht,” i tha Këshillit të Sigurimit të OKB-së përmes videolidhjes…
Author: Hamdi Kumanova
Shefja e politikës së Jashtme e Bashkimit Evropian Kaja Kallas dhe Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio diskutuan të martën mbi luftën në Ukrainë, Iranin dhe Kinën në bisedën e tyre të parë telefonike që kur administrata Trump mori detyrën më 20 janar. Telefonata vjen mes shqetësimesh të rritura në Evropë rreth asaj që nënkupton administrata e re, me politikën e saj “Amerika e Para”, për lidhjet transatlantike që kanë të bëjnë me mbrojtjen, sigurinë, ekonominë, tregtinë e fusha të tjera. “Ne diskutuam çështjet globale ku Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara kanë të njëjtat interesa, përfshirë luftën e Rusisë…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, të martën ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv për kufizimin e ndërrimit të gjinisë për personat nën 19 vjeç. “Është në politikën e SHBA-së se nuk do të financojë, sponsorizojë, promovojë, asistojë ose mbështesë të ashtuquajturin ‘tranizicionimin’ e një fëmije nga një gjini në një tjetër, dhe do të fuqizojë të gjitha ligjet që ndalojnë apo kufizojnë këto procedura të dëmshme dhe ndryshuese të jetës”, ka deklaruar Trumpi, raporton agjencia e lajmeve “AP”. Të hënën, Trump urdhëroi Pentagonin të rishikojë ushtrinë, që me shumë gjasë do t’i largojë transgjinorët nga ushtria. Urdhri…
Nëse kursi i këmbimit kthehet në vlerat e vitit 2022 atëherë kjo ngjarje do të ketë me ndikim të lartë dhe të menjëhershëm sidomos në sektorin financiar, familjet dhe bizneset, vëren Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) në konsultimin e fundit të marrëveshjes me Shqipërisë. Fondi vëren se rreziku për rivlerësimin e euros është mesatar, por nëse ndodh, rreziku është i lartë. Në raportin e fundit Fondi i kushtoi më shumë vëmendje zhvillimeve të kursit të këmbimit dhe rëndësinë që ka mbajtja e regjimit fleksibël. Në vitin 2022 euro u këmbye mesatarisht mbi 120 lekë, ndërsa në korrik të këtij viti euro…
Mes faljes së rreth 1500 të akuzuarve për trazirat e 6 janarit, zbatimit të dëbimeve masive dhe urdhrit që SHBA të tërhiqet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, njerëzit tashmë po shprehin shqetësimin për atë që do të vijë. Dhe nuk janë vetëm në SHBA, shkruan yahoonews, përcjell Telegrafi. Ju mund të mos e dini këtë, por njerëzit në mbarë botën kanë protestuar kundër veprimeve dhe presidencës së Donald Trump që nga inaugurimi i tij. Nga Berlini në Meksikë dhe në SHBA, më poshtë gjeni imazhe nga protestat kundër Trumpit. Ndryshe, Trump së fundmi ka nënshkruar dy urdhra të rinj për…
Në analizat dhe komentet perëndimore, ngjarjet në Kosovë, si zakonisht janë vendosur në kontekstin e situatës së përgjithshme në Jugosllavi, Ballkan e më gjerë. Lidhur me këtë, janë ripërtërirë spekulimet e vjetra për të ardhmen e Jugosllavisë “post-Titos” dhe për implikimet e shumta të ngjarjeve të Kosovës, në marrëdhëniet midis blloqeve në rajonin e Ballkanit…! Dhuna dhe terrori policor-ushtarak jugosllavë mbi demonstruesit shqiptarë në Kosovë, gjatë muajve mars-prill 1981, tronditi opinion e atëhershëm demokratik perëndimor. Organizatat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, si “Amnesty International”, “Komiteti për Botën e Lirë” e të tjera, tashmë Republikën Socialiste Federative të Jugosllavisë, e…
Emërtimi i rrugëve të Tetovës do të bëhet me konsensus të gjere si dhe me pëlqim nga anëtarët e komisioneve që të mos dëmtohet aspak interesi i qytetarëve, shkruan Alsat. Kreu i komunës së Tetovës Bilall Kasami ka deklaruar se çdo gjë shkon në bazë të Ligjit dhe kjo punë që nuk është kryer për tash e tredhjet vite, do të merr epilog këtë herë. Kasami tha se në rrugët e Tetovës ka emra si “Kaukazi” që nuk lidhen aspak as me përbërjen e popullatës këtu, as me palën shqiptare, maqedonase apo të ndonjë komuniteti tjetër. “Maqedonia e Veriut duhet…
Sipas shembullit të Kroacisë, të premten në rrjetet sociale u shfaqën thirrje për qytetarët në vend që të mos bëjnë pazar në markete për shkak të çmimeve të larta, ndërsa këto ditë ky aksion po shtrihet edhe në vendet e tjera të Ballkanit si Bosnje-Hercegovina dhe Mali i Zi. Organizata e Konsumatorëve të Maqedonisë, ndonëse nuk është organizatore e këtyre aktiviteteve, i përkrah thirrjet për bojkot, aq më tepër që siç thotë kryetarja e saj Mirjana Lonçar, qytetarët çdo ditë përballen me rritje të çmimeve të produkteve ushqimore. “Organizata e konsumatorëve mbështet thirrjen civile në rrjetet sociale për bojkot të…
VMRO-DPMNE njoftoi se mbështet iniciativën për bojkotimin e marketeve. “Jemi të bindur se institucionet do të reagojnë në mënyrë aktive kundër abuzimit të disa marketeve dhe situatës ku, pa ndonjë tregues që shkakton inflacion, ato rrisin çmimet në mënyrë çnjerëzore dhe marrin pjesë drejtpërdrejt në rritjen e varfërisë, duke u pasuruar në kurriz të qytetarëve përmes shantazhit, monopolizimit dhe një qëndrimi të papërgjegjshëm shoqëror.” Në të njëjtën kohë, pritet që qeveria të përgatisë një set masash për të kontrolluar rritjen e çmimeve, të hetojë këto sjellje të marketeve për të parë nëse ndër vite kanë kryer abuzime, shmangie tatimore ose…
Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh shqetësimin më të thellë për situatën alarmante që po ndodh në vend, ku qytetarët janë të detyruar të organizohen vetë për të mbrojtur interesat e tyre përballë rritjes së papërballueshme të çmimeve të produkteve ushqimore dhe bazike. Nisma qytetare “Bojkoto tregjet” po përhapet tashmë edhe në Maqedoninë e Veriut, duke shënuar një moment kritik për qeverinë dhe institucionet e shtetit. Kjo nismë është shenjë e fundit e një populli të lodhur nga një qeveri arrogante dhe e paaftë, e cila nuk ka ndërmarrë asnjë hap konkret për të mbrojtur qytetarët nga goditjet ekonomike dhe padrejtësitë…
Me përgjegjësinë më të lartë morale, penale dhe materiale mund të deklaroj se i vetmi individ që ka kërkuar shërbim për Nikolla Gruevskin është Arben Taravar, dhe këtë të paktën në dy raste, gjë që mund ta faktoj. Kështu shkruan në Facebook, Ish-ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, ndërsa i është përgjugjur akuzave të ministrit Taravari, i cili ka thënë se Lliga ka mbështetur ndryshimet e Kodit Penal. Reagimi i plotë i ish-ministrit Krenar Lloga: Me përgjegjësinë më të lartë morale, penale dhe materiale mund të deklaroj se i vetmi individ që ka kërkuar shërbim për Nikolla Gruevskin është Arben Taravar,…
Arben Taravari në Daily Click tha se, me ndryshimin e Kodit Penal, që thotë se u ndryshua nga Krenar Lloga nën diktatin e Ali Ahmetit, u liruan Sasho Mijallkov dhe Nikola Gruevski, përcjell Tv21. Siç i quan Taravari, patriotët me çifteli e nxorën në Hungari Nikolla Gruevskin që këtë të fundit, Taravari e quan njeriun më të ashpër dhe të keq për shqiptarët. Ndërsa për Sasho Mijallkovin, që Taravari thotë se është kasap i shqiptarëve, thotë se Artan Grubi ndihmoi në lirimin e tij. “Kodin Penal e ndryshoi Krenar Lloga nën diktat të Ali Ahemtit dhe me qëllim e liruan…

