Author: Hamdi Kumanova

Revolucioni teknologjik kërkon që forca punëtore mbi moshën e shkollimit, duhet të trajnohet dhe të pajiset me njohuri në mënyrë që të përshtatet me nevojat e tregut të punës. UNESCO (Organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë) në raportin Global të Monitorimit të Edukimit vuri në dukje se të rriturit shqiptarë kishin pjesëmarrjen më të ulët në trajnime në grupin e vendeve me të ardhura të mesme të larta, por edhe në grupin e 120 vendeve që u morën në studim. Siç shihet në grafikun e mëposhtëm, vetëm 3% e të rriturve shqiptarë nga mosha 25-54 vjeç…

Lexo më Shumë

“Karadaku” përshkoi shtegun përallor prej 16 km për në fshatin Runicë në Komunën e Likovës. Peisazhet e këtij fshati pikturesk si dimrit, po ashtu edhe verës të lënë pa fjalë. Ajri i pastër, pemët, kryesisht dardhat, drunjtë, uji- gjithçka si e pikturuar për të shtuar hormonet e lumturisë. Runica si fshat njihet edhe për qëndresën e saj ndër shekuj përballë okupatorëve të ndryshëm, si dhe në ruajtjen e traditave, kulturës dhe etnitetit! Edhe një e diel e paharruar e shënuar në kalendarin e të dielave në peshoren e lumturisë.

Lexo më Shumë

Në kantonin Basel-Landschaft, një mosmarrëveshje mes një 45-vjeçari nga Kosova dhe një mashkulli për kundërshtarin e kosovarit ka përfunduar i plagosur rëndë në urgjencë, raporton Portali Mërgata. Kosovari e kishte goditur tjetrin në fytyrë me një shpuese pa tela në dorë si pjesë e mosmarrëveshjes. Sipas urdhrit penal të prokurorisë publike Basel-Landschaft, viktima ka pësuar lëndime të rënda në kafkë të fytyrës dhe një frakturë të hapur të kafkës nga goditja. Shërimi i plagëve të viktimës nuk ishte ende plotësisht i plotë edhe një vit pas incidentit. Atij iu dha një dëmshpërblim prej 2000 frangash. Tashmë 45-vjeçari kosovar është dënuar…

Lexo më Shumë

Shumë fjalë e pak punë për autostradën nga Shkupi deri në Bllacë. Dy kilometrat e para përfunduan, por kanë ngelur si qyqja në rrem. “Tani më disa muaj po paralajmërohet lëshimi në përdorim të autostradës Shkup – Bllacë, gjegjësisht dy kilometrave të para të cilat kanë përfunduar mirëpo të njëjtat përfundojnë në këtë greminë. Autostrada duhet të vazhdojë përmes kësaj kodrine prapa meje në të cilën duhet të ndërtohet tunel, ndërsa pas kësaj duhet të ndërtohen edhe pesë tunele të tjera”, raporton Zekirija Haxhiu – Gazetar. “Besoj që po. Çdo autostradë e re sigurisht se e lehtëson edhe rrugën por…

Lexo më Shumë

Kështu duket përditshmëria e Xhenetës 19-vjeçe. Edhe për të lëvizur i duhet ndihma e dikujt, pasi që nga lindja vuan epilepsia dhe skolioza, që është shtrembërim i kurrizit. Barrën më të madhe për kujdesin ndaj saj e ka e ëma, Aida. E ushqen, vesh, e lan dhe i ndihmon të lëvizë. Aq e madhe është brenga e saj, saqë nuk e përshkruan dot as me fjalë. “Zor është, zor, kush të dojë le të thotë…”, u shpreh Aida Ramush, nëna e Xhenetës. Nëna e 5 fëmijëve nga Shuto Orizare e Shkupit, rrëfen se mjekët në Maqedoni…

Lexo më Shumë

Bujar Osmani nga Bashkimi Demokratik për Integrim ka komentuar anketën e fundit të Institutit Anketues IKPSJ ku BDI printe dukshëm ndaj koalicion VLEN për nga përkrahja qytetare. Osmani ka ironizuar me interpretimin e anketës, teksa ka bërë thirrje dhe për të shkuar në zgjedhje. “Çfarë gabimi paskemi bërë! Pyetjen “Me cilën parti jeni më të afërt” e paskemi lexuar si “Cilën parti e mbështesni.” Na falni për këtë interpretim kaq të vështirë për ta kuptuar! Ejani në zgjedhje t’i qartësojmë dilemat!” ka shkruar Osmani.

Lexo më Shumë

Nëpërmjet një ligji të ri për arsimin e lartë, Ministria e Arsimit kërkon që të reduktojë programet studimore dhe të rrisë kompetencat sa i takon veprimit mbi parregullsitë që konstaton në institucionet e arsimit të lartë. Për Alsat, ministrja Vesna Janevska thotë se ligji do të jetë gati së shpejti për debat publik. Ajo kërkon bashkëpunim nga universitetet për të realizuar synimet. “Ka shumë programe studimore, disa do të vendosen në pushim dhe tashmë po vendosen në pushim, një pjesë do të reduktohen. Ka shumë fakultete me të njëjtën veprimtari, shumë fakultete juridike, shumë fakultete për shkenca mjekësore, shumë fakultete…

Lexo më Shumë

Kështu duket njëra prej rrugëve më të frekuentuara në kryeqytet…( atmosfere pamje) Derisa vazhdojnë punimet për rrugën e re që lidh Shkupin me Prishtinën, rruga e njohur si “Rruga e Kaçanikut” është lënë kryesisht në harresë. “Autoritetet tashmë për një kohë të gjatë, nuk kanë bërë asnjë lëvizje për sanimin e kësaj rruge, duke mos gjetur qoftë edhe zgjidhje të përkohshme, siç është edhe mbushja e këtyre gropave që janë në këto përmasa”, njofton Ajnur Bafqari, gazetare. Qytetarët shprehen të revoltuar, thonë se si pasojë e gropave, makinat e tyre po shkatërrohen. “Gropa shumë, duhet të bëhet gati më shpejtë”,…

Lexo më Shumë

Në vend që të luftojnë me sëmundjen, pacientët e prekur nga kanceri duhet të luftojnë edhe me stresin e shkaktuar si pasojë e mungesës së terapisë biologjike. Ana Marjanoviq, paciente e Onkologjisë rrëfen për Alsat se situata e krijuar nuk është aspak e lehtë. “Ajo që e dimë është se gjendja psikologjike e pacientëve që kanë mbetur pa terapi në këtë moment nuk është e mirë. Gjithashtu, e dimë se kur luftoni me kancer njëra ndër gjërat më kryesore që secili doktor do të thotë është se duhet të qëndroni pozitiv, duhet më pak stres të keni dhe kjo situatë…

Lexo më Shumë

Kandidati për kryeministër të Kosovës dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti tha se me qeverinë e tij “përfundon epoka e institucioneve ilegale të Serbisë në Kosovë”. Kurti në një tubim në Llabjan të Artanës tha se të tjerët para tij në pushtet, “e patën bërë Kosovën copë-copë”. Ai gjithashtu tha se ka bërë shumë që të luftojnë grupet kriminale të Serbisë në Kosovë.

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri për qeverisje të mirë, Arben Fetai mbrëmë takoi mërgatën shqiptare në Vjenë të Austrisë, e cila çdoherë është e përkushtuar për fatet e atdheut si pjesë më vitale e kombit. Në takim u theksua roli dhe kontributi i pazëvendësueshëm i mërgatës për lëvizjet çlirimtare dhe si shtyllë e fortë për zhvillimin ekonomik të trojeve etnike. Zëvendëskryeministri Fetai u zotua se qeveria e re do të punojë shumë për të forcuar lidhjet me mërgatën dhe për të siguruar se zëri i tyre të dëgjohet dhe të respektohet. “Ata janë jo vetëm ambasadorët më të mirë të kombit tonë në botë,…

Lexo më Shumë

Në Komunën e Sopishtes digjet një autobus i Ndërmarrjes Publike të Transportit “Shkupi”. Nga pamjet e publikuara nga Agjencia e Lajmeve – MIA shihet se si digjet pjesa e pasme e autobusit. Nga Brigada e Zjarrfikësve në Shkup kanë njoftuar se zjarri është denoncuar në orën 12.33 dhe se me intervenimin e tyre është shuar në tërësi dhe nuk ka të lënduar. Sipas zjarrfikësve bëhet fjalë për autobusin e linjës me numër 58. Nga MPB-ja kanë njoftuar se zjarri ka shpërthyer derisa autobusi ka lëvizur në qarkoren e Sopishtes. Sipas policisë, një personi I cili kishte thithur tymin I është…

Lexo më Shumë