Këngëtarja e njohur Aurela Gaçe ka reaguar në rrjetet sociale, pasi emri i saj është përmendur si pjesë e videove intime që kanë qarkulluar së fundmi me shpejtësi në rrjete. Përmes një postimi në Instagram, këngëtarja ka mohuar kategorikisht se është pjesë e videove, duke i cilësuar ato si të pavërteta dhe shpifëse.
Gjithashtu ajo ka sqaruar se në bashkëpunimet e saj me autorë të ndryshëm të të industrisë muzikore janë marrëdhënie profesionale dhe nuk mund të përdoren si bazë për të sajuar histori mbi jetën e saj private.
Po ashtu ajo u shpreh se nuk merr përsipër të gjykojë jetën private të të tjerëve, ndërsa ka shprehur mbështetje për vajzat dhe gratë që po përballen me shpifje, poshtërim apo cenim të privatësisë.
Postimi i plotë:
Përshëndetje!
Ditët e fundit po shoh emrin tim të përfshihet në lajme e aludime të pabazuara. Përballë shpifjeve që cenojnë dinjitetin tim, nuk mund të hesht.
Bashkëpunimet e mia muzikore me autorë të kësaj industrie janë marrëdhënie profesionale. Ato nuk i japin askujt të drejtën të sajojë histori për jetën time apo ta përdorë emrin tim për të nxitur thashetheme.
Dua të jem e qartë:
Nuk jam pjesë e asnjë videoje të natyrës që po aludohet. Çdo pretendim që më lidh me të tilla përmbajtje është i pavërtetë.
Jam bijë, nënë dhe bashkëshorte.
Dinjiteti i askujt nuk duhet të bëhet objekt përbaltjeje apo argëtimi publik.
Dinjitetin tim e kam shume të shtrenjtë dhe nuk lejoj askënd t’a përdhosë.
Edhe një herë! NUK LEJOJ ASNJË TË MË PÊRBALTË.
Nuk marr përsipër të gjykoj jetën private të të tjerëve.
Jam në krah të çdo vajze e gruaje që përballet me shpifje, poshtërim apo cenim të privatësisë.
Nuk do të toleroj përdorimin e emrit tim në histori të sajuara. Për çdo shpifje që cenon emrin dhe dinjitetin tim, do të ndërmarr hapat e nevojshëm ligjorë.
Liria e fjalës nuk është liri për të shpifur.
The post Videot intime të artistëve/ Reagon Aurela Gaçe: Nuk jam pjesë e tyre, po sajohen histori mbi jetën time private appeared first on Gazeta Shqiptare Online.


