Author: Hamdi Kumanova

BDI-ja, partia që për 20 vite sillet si një kompani private, duket se ka nisur të sulmojë të gjithë përveç binjakut të saj ideologjik, Levicën, nga frika se populli më në fund e ka kuptuar lojën e saj. Deklaratat e BDI-së janë kthyer në shkrime të zbehta ditore për një parti që dikur kishte ide, por sot ka vetëm krim. Me 1% moral, bëhesh 100% i korruptuar! BDI-ja nuk duhet të flasë për mbështetjen e popullit kur vetë, përmes shantazheve, korrupsionit dhe frikësimit, krijoi një iluzion të fuqisë. Zgjedhjet lokale do të jenë fundi i këtij lidershipi të BDI-së. Me…

Lexo më Shumë

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka shprehur ngushëllimet për besimtarët ortodoksë dhe për Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë për humbjen e kryepiskopit Anastas Janullatos. Ahmeti shkruan se Kontributi i Kryepeshkopit Anastas në rikthimin dhe forcimin e jetës kishtare në Shqipëri do të mbahet mend për shumë kohë.

Lexo më Shumë

LSDM ka shprehur shqetësim serioz për situatën në Klinikën e Onkologjisë, ku mungesa e medikamenteve ka vënë në rrezik terapinë për pacientët që varen prej saj. Partia kërkon dorëheqjen e drejtorëve të Klinikës së Onkologjisë, drejtorit të Fondit të Shëndetësisë, Sasho Klekovski, si dhe ministrit të Shëndetësisë, Arben Taravari. “Arsyetimet apo justifikimet janë të papranueshme kur bëhet fjalë për jetët njerëzore. Kaosi në Onkologji duhet të ketë përgjegjësi. Këta persona nuk kanë siguruar terapi të përshtatshme për pacientët, gjë që është drejtpërdrejt kërcënuese për jetën,” thuhet nga LSDM. Opozita shton se nuk është ndërmarrë një plan i përshtatshëm për blerjen…

Lexo më Shumë

BDI u mburr në rrjetet sociale se popullariteti i tyre është dy herë më i madh se të gjitha partitë e tjera shqiptare së bashku, por megjithatë, VMRO-DPMNE nuk i përfshiu në qeveri. Ky është grafiku i shpërndarë nga BDI, për të cilin IHSPJ thotë se mungojnë informacione kyçe. “Është qartë e theksuar se bëhet fjalë për afërsinë me partitë vetëm për një pjesë të të anketuarve, gjithsej 421 të anketuar (rreth 40% e mostrës totale), një e dhënë që është lënë jashtë në publikimet e partisë politike BDI”, thuhet nga IHSPJ. IHSPJ mohon pretendimet e BDI-së Instituti për Hulumtime Sociologjike…

Lexo më Shumë

Mëngjesin e sotëm, temperaturat më të ftohta janë shënuar në Manastir, Prilep dhe Berovë, ku temperatura minimale ka qenë -4 gradë Celsius, ndërsa më e ngrohta në Krushevë dhe Gjevgjeli, ku janë shënuar 3 gradë Celsius, njofton Shërbimi Meteorologjik dhe Hidrologjik i Republikës së Maqedonisë. Në Tetovë dhe Strumicë temperatura minimale është -2, në Shkup-Petrovec dhe Kavadar – 1, pastaj në Shkup-Zajçev Rid, Dibër, Pretor, Veles, Shtip, Demir Kapi – 0 gradë, ndërsa në Kriva Pallankë, Ohër, Vinicë. Mavrovë dhe Kodrën e Diellit temperatura minimale është 1 gradë Celsius dhe në Kumanovë 2 gradë Celsius. Mbulesa më e madhe e…

Lexo më Shumë

Lëvizja Vetëvendosje nesër hap zyrën në Çarshinë e Vjetër të Shkupit, një hap i rëndësishëm për forcimin e pranisë së kësaj lëvizjeje në Maqedoninë e Veriut. Hapja e zyrës, e cila do të zhvillohet në orën 19:00, tregon rritjen e mbështetjes dhe përkrahjes për Lëvizjen Vetëvendosje në këtë rajon, ku ka një numër të konsiderueshëm simpatizantësh dhe aktivistësh. Pjesëmarrës në këtë ngjarje do të jenë simpatizantët dhe aktivistët e VV, të cilët janë të entuziazmuar për këtë zhvillim dhe angazhimin e Lëvizjes Vetëvendosje në Maqedoninë e Veriut. Hapja e zyrës në Çarshinë e Vjetër është një hap konkret për të…

Lexo më Shumë

Mbrëmjen e 23 janarit, policia ndaloi një Audi A8 në fshatin Volkovo. Gjatë kontrolleve, u konstatua se drejtuesi i mjetit kishte mbushur 15 vjeç këtë muaj, ndërsa në automjet u gjetën disa armë dhe municione. Automjeti ishte në pronësi të babait të tij 55-vjeçar, kundër të cilit është hapur procedurë penale. Sipas njoftimit të Prokurorisë Themelore Publike të Shkupit, babai i dyshuar kishte në automjet dy pistoleta, një me kalibër 7.65 mm dhe tjetri me kalibër 9 mm, secili me nga katër fishekë. Përveç tyre, kishte edhe një pistoletë tjetër për të cilën posedonte leje, së bashku me tetë fishekë,…

Lexo më Shumë

Memedali Jusufi Ne emisioni e fundit Pa Kufij, e enjte 23 janar, 2025 u diskutua per temen “Inagurimi i Presidentit Donald Trump dhe impakti i mundshëm i politikës amerikane në rajonin tonë”. I Ftuari ketij emisioni Ben Andone analisti nga Tirana thote se Trump-i do të jetë indiferent ndaj rajonit tonë dhe do merret me shtetet e mëdha, për të cilat SHBA-ja ka interes më të madh. Zudi Xhelili ne nje prononcim te tij per Radio SHkup thote : Tramp do te udh-heq nje shoqeri te hapur pa urrejtje, pa diskriminim apo perjashtim, do te promovoj paqen dhe pajtimin ne…

Lexo më Shumë

Gazetari Renaldo Salianji ka zbuluar detaje nga ceremonia mortore e për Kryepeshkopin e Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos. Nga burime, mësohet se trupi i Fortlumturisë së Tij do të prehet në Shqipëri, amanet ky i Kryepeshkopit për dekadat që ka kaluar në Shqipëri. Ky është edhe një rregull i Kishës Autoqefale, që Kryepeshkopët të prehen në vendin ku kanë shërbyer, jo në vendin e lindjes. Megjithatë pritet mbledhja e Sinodit të Shenjtë për të përcaktuar edhe detajet dhe për të marrë vendimet në lidhje me ceremoninë mortore. (BalkanWeb)

Lexo më Shumë

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski duke iu përgjigjur pyetjes gazetareske, informoi se në fillimin e javës së ardhshme do të takohet me Sindikatën AOJSH-së, për të diskutuar rreth kërkesave të tyre, duke potencuar se vetëm ashtu do të gjendet zgjidhje e suksesshme. “E kemi thënë shpesh se mënyra që kanë zgjedhur sindikalistët nuk është mënyra për të realizuar kërkesat dhe për të tejkaluar të gjitha këto çështje. Do të takohem absolutisht në fillim të javës së ardhshme, normal varësisht kohës që kanë në dispozicion. Unë nga kjo ngjarje do të shkoj sot në Qeveri,…

Lexo më Shumë