Edhe përkundër reshjeve të shiut, qytetarët e Koçanit filluan të mblidhen në sheshin e qytetit për protestën e paralajmëruar. Qytetarët në duar po mbajnë pankarta dhe kërkojnë drejtësi për të vdekurit dhe përgjegjësi nga institucionet, përcjell “360 shkallë”. Shkollat në qytet janë hapur vetëm formalisht, por nuk është zhvilluar mësim. Në vend ka shumë ekipe të mediave nga Greqia, Italia, Gjermania, Bullgaria, Serbia. Dje në qytetin e Koçanit ndodhi një tragjedi ku u djeg një diskotekë, në të cilën humbën jetën 59 persona dhe dhjetarë janë të lënduar./Telegrafi/
Author: Hamdi Kumanova
“Kur shpirti i ri vdes dhe qielli qan”, “Zgjohu Maqedoni derisa është koha”, ishin disa nga pankartat që mbajtnin të rinjtë në Sheshin e Qytetit në Kumanovë, gjatë tubimit ku ata nderuan 59 viktimat e zjarrit në Koçan. Të rinjtë nga Kumanova ndezin qirinj dhe nderojnë viktimat e zjarrit në Koçan Në tubim morën pjesë nxënës të shkollave të mesme dhe të shkollave fillore, mësues dhe qytetarë që ndezën qirinj dhe lanë lule. Apeli për tubimin ishte dërguar përmes rrjeteve sociale, dhe lajmi u përhap shpejt edhe në shkollat e tjera. Sipas tyre, bëhej fjalë për një veprim që tregon…
Askush nuk duhet të përpiqet të luajë në kartën etnike. Në këtë rast nuk ka politikë dhe të gjithë ata që u përpoqën të bëjnë politikë në kurrizin e qytetarëve dhe për jetën e fëmijëve do të mbajnë përgjegjësi, tha sot kryeministri Hristijan Mickoski. “Më lejoni t’u përgjigjem atyre që bëjnë konferenca për media në mesnatë, këtu nuk ka politikë, të gjithë ju që keni guxuar të bëni politikë në këtë mënyrë do të mbani përgjegjësi, mbi kurrizin e qytetarëve dhe jetëve që humbën këta fëmijë. Dhe nuk do të ketë mëshirë, për veshi do t’i nxjerrim nga shtëpia. Nëse…
Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, nuk mendon të japë dorëheqje nga posti, pas ngjarjes tragjike ku jetën e humbën 59 persona, megjithatë thotë se si ai po edhe të gjith qytetart kanë përgjegjësi morale për rastin e ndodhur në Koçani. Toshkovski për tragjedinë fajëson ish pushtetet për më tepër, e krahason klubin e natës me shtall kafshsh “Jam prgjigjur edhe dje në këtë pyetje, mendoj se nuk ka asnjë në Maqedoni që nuk duhet të mbajë prgjegjsi morale për këtë tragjedi, veçanrisht dikush që ka pasur funksion publik këto 30 vitet e fundit. Nëse ekziston pikë morali dhe…
Bullgaria ka pranuar 14 të lënduar në zjarrin në klubin e natës në Koçan, të cilët janë hospitalizuar në tre spitale. Sipas informacioneve nga institucionet shëndetësore, të gjithë pacientët janë në gjendje të vështirë, me djegie dhe thithje të gazrave të nxehtë, informon BTA. Në Spitalin Universitar në Shumëprofil për Trajtim Aktiv dhe Mjekësi Urgjente “N.I. Pirogov” në Sofje janë pranuar tetë pacientë, tre prej të cilëve janë të mitur të moshës 15 dhe 16 vjeç. Pesë të tjerët janë të moshës 19 deri në 31 vjeç dhe pesë prej tyre janë të intubuar. Në Spitalin Shumëprofil për Trajtim Aktiv…
Gjykata Kushtetuese në Maqedoninë e Veriut sot në mbledhjen e punës vendosi të shtyjë seancën përgatitore për Ligjin për përdorimin e gjuhëve, e cila ishte caktuar për 20 mars. “Gjykata merr parasysh periudhën e shpallur shtatëditore zie për viktimat e tragjedisë në Koçan dhe traumën që po kalon shoqëria, qytetarët dhe shteti”, informojnë nga Gjykata Kushtetuese. Ata shtojnë se data e mbajtjes së seancës përgatitore për Ligjin për përdorimin e gjuhëve do të përcaktohet më vonë.
“Qeveria do të vendosë që nesër të jetë ditë zie si shprehje solidariteti me fqinjin tonë të ngushtë në Ballkan”. Këtu nuk ka politikë, vetëm dhembshuri dhe ndjeshmëri”, tha Zheljazkov. Shpreh ngushëllimet për familjet e viktimave. “Në spitalet tona në Sofje, Plovdiv dhe Varna aktualisht ndodhen 14 shtetas të RMV-së. Shpresoj që organizata që kemi krijuar do të vlerësohet, por nuk është koha të përpiqemi të theksojmë rolin tonë, sepse në momente të tilla është e rëndësishme të tregojmë solidaritet në kohë, jemi të gatshëm të pranojmë më shumë njerëz, por kjo do të varet nga kolegët tanë nga Maqedonia…
Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski sot në një konferencë për media tha nga biseda me një pjesëtar të grupit të DNK-së, është konstatuar se mjetet piroteknike janë sjellë nga grupi. “Fatkeqësisht ka ndërruar jetë personi që ishte përgjegjës për shfrytëzimin e tyre. Në lidhje me mjetet piroteknike do të bëhet raport në gjykatë dhe më pas do të bëhet kërkesë në MPB, ku do të përcaktohet më tej nëse ato mund të ishin përdorur pa certifikatë. Në objekt janë konstatuar një sërë parregullsish të cilat i ka përmendur edhe prokurori publik”, theksoi Toshkovski. Sipas Toshkovskit, disko ka funksionuar…
Në kujtim të jetëve të humbura në zjarrin tragjik në Koçan, Maqedonia e Veriut, Universiteti Ndërkombëtar Ballkanik ka ulur flamujt në kampus në gjysmështizë. Shprehim ngushëllimet tona më të thella për familjet, miqtë dhe të dashurit e viktimave, veçanërisht për studentët e rinj që humbën jetën tragjikisht. Kjo ngjarje shkatërruese ka lënë një dhimbje të madhe në zemrat tona dhe qëndrojmë në solidaritet me të gjithë komunitetin në këtë kohë të vështirë, duke ndarë dhimbjen me ta. Mendimet dhe lutjet tona janë me të gjithë të prekurit. U prehshin në paqe të ndjerët dhe familjet e tyre…
Kryetari i Komunë së Koçanit, pas tragjedisë së djeshme ku, gjatë djegies së diskotekës humbën jetën 59 çersona, ka dhënë dorëheqje morale. “Të nderuar bashkëqytetarë, Në këto momente më të vështira për vendin tonë dhe për mua personalisht, dua të njoftoj se po jap dorëheqje të parevokueshme nga funksioni i kryetarit të komunës së Koçanit. Kjo humbje është e madhe! Nuk ka fjalë që mund ta përshkruajnë dhimbjen që ndiejmë të gjithë. Ata fëmijë ishin fëmijët tanë. I njihja shumicën prej tyre, i njihja dhe familjet e tyre, madje me disa prej tyre ishim edhe miq familjarë. Shoku dhe trishtimi…
Sara Projkovska, profesoreshë në Fakultetin e Muzikës dhe vokaliste mbështetëse e “DNK”, humbi jetën tragjikisht nga zjarri që shpërtheu në një diskotekë në Koçan gjatë performancës së grupit. Lajmin për vdekjen tragjike të Sara Projkovskës, e ka bërë të ditur Fakulteti i Muzikës së Shkupit në profilin e tij zyrtar në Facebook. Projkovska ishte një nënë e dy fëmijëve, të cilët po i rriste i vetme. Ajo mundohej që të fitonte para për të rritur fëmijët e saj, për shkak se ish-bashkëshorti i saj, trompetisti dhe profesori i xhazit, Aleksandar Nikolovski, u nda nga jeta në vitin 2021 në moshën…
Takimi i liderëve të Ballkanit Perëndimor mbi Planin e Rritjes së Bashkimit Evropian që ishte planifikuar të mbahet në Maqedoni të Veriut është dhtyrë për një datë të pacaktuar. Kështu ka njoftuar për Periskopin, Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë. ”Për shkak të incidentit tragjik të zjarrit në klubin e natës që u mori jetën 59 personave dje në Koçan, autoritetet e Maqedonisë së Veriut kanë kërkuar shtyrjen e Takimit të Liderëve të Ballkanit Perëndimor , që do të mbahet në Shkup këtë javë”, thuhet në njoftim. Takimi ishte paraparë të mbahet më 19 dhe 20 Mars në Shkup. Çka…

