Veç dy shtetasve shqiptarë, Serbia dëboi edhe aktivistë nga organizata të huaja që po merrnin pjesë në një event në Beograd. Individët morën pjesë në një konferencë të organizuar nga Erste Foundation, fondacioni më i madh austriak i bankës së kursimeve, dhe ishin nga Kroacia, Sllovenia, Sllovakia, Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Moldavia, Rumania, Austria dhe Republika Çeke. Erste rezultojnë të kenë disa bashkëpunime me fondacionin “Shoqëria e Hapur”. Mediat kroate raportuan gjithashtu se pesë shtetas kroatë kaluan një pjesë të mirë të natës në paraburgimin e policisë së Beogradit me arsyetimin e mbrojtjes së “sigurisë së Republikës së Serbisë dhe…
Author: Hamdi Kumanova
Kryetari i Kumanovës dhe kryetar i Lëvizjes “Znam” Maksim Dimitrievski nesër do të paraqitet në Prokurori për ngjarjet e “27 prillit”. Këtë e bëri të ditur Dimitrievski në emisionin Click Plus në TV21. “Nesër jam thirrur për pyetje në Prokurori për këtë çështje pas 6-7 vitesh. Historia do të tregojë se kush kishte të drejtë, por fakti është se ka pasur vepra të rënda të kryera nga individë. Pjesa tjetër ishin pjesëmarrës në një turmë, jo terroristë. Në fund të fundit, nuk duhet të komentoj një vendim gjykate”, tha Maksim Dimitrievski në Click Plus.
Në një qeveri pa legjitimitet etnik, është evidente që i vetmi program që zbatohet është ai i VMRO-DPMNE-së. Asnjëherë më parë shqiptarët nuk kanë qenë kaq të nënçmuar, kaq të sulmuar dhe kaq të pambrojtur në institucione. Gjyqësori është kthyer në një instrument për zbatimin e një agjende monoetnike, ndërsa gjuha shqipe është bërë objektiv i sulmeve nacionaliste që synojnë ta degradojnë dhe ta zhdukin. Përfaqësimi i drejtë dhe proporcional, një nga shtyllat kryesore të Marrëveshjes së Ohrit, për herë të parë pas nënshkrimit të saj ka mbetur pa mbrojtje ligjore. Shërbimet e sigurisë janë spastruar nga profesionistët shqiptarë, ndërsa…
Sot mbushen 203 vjet nga vdekja e sunduesit dhe feudalit më të fuqishëm të Shqipërisë së Mesme dhe Jugore – Ali Pashë Tepelenës i njohur si “Luani i Janinës”. Ali Pashë Tepelena në historiografinë shqiptare njihet më së mirë si themelues i Pashallëkut autonom të Janinës, si dhe si kryengritës kundër pushtetit të Portës Osmane në Shqipëri. “Luani i Janinës”, u lind rreth viteve 1740-1750 në Tepelenën e Labërisë, dhe vdiq më 24 janar 1822, duke mbrojtur trojet shqiptare të Epirit nga forcat osmane. Familja e Ali Pashës ishte një nga familjet më të forta në trojet shqiptare. Stërgjyshi i…
Shqipëria ka shansin që ka një mot relativisht të butë gjatë dimrit, përndryshe banorët e saj do të vuanin shumë nga i ftohti. Eurostat ka publikuar një raport ku ka matur përqindjen e popullsisë që nuk arrin të mbajë shtëpinë mjaftueshëm ngrohtë për vitin 2023. Shqipëria renditet e para në Europë, ky 37.7% vlerësohen që nuk ngrohin mjaftueshëm shtëpitë e tyre (të dhënat për Shqipërinë janë të vitit 2021), nga 10.6% që është mesatarja europiane. Mungesa e ngrohjes qendrore si dhe përdorimi i energjisë elektrike për ngrohje, që është i shtrenjtë, e bëjnë këtë nevojë jetike një luks për familjet…
Sulmet me raketa dhe dron gjatë natës në qytetin e vijës së parë të Zaporizhzhia në Ukrainën juglindore kanë rezultuar në të paktën një vdekje, me 25 të plagosur, thanë autoritetet lokale. “Midis tyre është edhe një djalë 2 muajsh”, shkroi në Telegram guvernatori Ivan Fedorov. Ai publikoi imazhe të ndërtesave të banimit të dëmtuara. Ai gjithashtu raportoi se një objekt i furnizimit me energji dhe një termocentral ishte goditur, duke shtuar se 20,000 njerëz janë pa energji elektrike dhe 17,000 pa ngrohje. Autoritetet thanë se mes të plagosurve ka personel nga shërbimet e urgjencës dhe ekipet e riparimit të…
Në Lima, kryeqytetin e shtetin latino-amerikan Peru, është zbuluar fosil 9 milionë vjeçar i peshkaqenit. Ndërkaq, me rastin e Ditës Kombëtare të Paleontologëve, që shënohet më 20 janar, në Lima, një grup vizitorësh morën pjesë në ekspozitën e fosileve. Institucionet kushtuar paleontologjisë në Peru bashkuan forcat për të shënuar Ditën Kombëtare të Paleontologjisë me një ekspozitë që shfaq ekzemplarë të jashtëzakonshëm, duke përfshirë fosilin e një peshkaqeni 9 milionë vjeçar (Cosmopolitodus hastalis). Mes tjerash në ekspozitë u shfaqën edhe një krokodil i mitur (Piscogavialis) dhe dhëmbi i fosilizuar i një megalodoni, një specie e zhdukur e peshkaqenit gjigant. Aktiviteti u…
Ajsbergu më i madh në botë, A23a, është në lëvizje dhe po drejtohet nga Antarktiku drejt ishullit të largët britanik South Georgia, i cili është një strehë për kafshët e egra. Ky ajsberg mund të përplaset në tokë dhe të thyhet në pjesë. Ajsbergët janë shumë të paparashikueshëm dhe askush nuk e di me saktësi se çfarë do të ndodhë. Megjithatë, nëse A23a arrin te ishulli South Georgia, ai mund të shkaktojë probleme për kafshët e egra, sepse mund të bllokojë rrugët e tyre drejt ushqimit. A23a është një nga ajsbergët më të vjetër në botë, aq i madh sa…
Presidenti Donald Trump urdhëroi publikimin e mijëra dokumenteve qeveritare të klasifikuara në lidhje me vrasjen e Presidentit John F. Kennedy në vitin 1963, e cila ka nxitur teori konspirative për dekada me radhë. Urdhri ekzekutiv që zoti Trump nënshkroi të enjten synon gjithashtu të deklasifikojë dokumentet e mbetura federale në lidhje me vrasjen e senatorit Robert F. Kennedy dhe udhëheqësit të të drejtave civile Martin Luther King Jr. Duke folur para gazetarëve, Presidenti Trump tha se “gjithçka do të bëhet publike”. Zoti Trump kishte premtuar gjatë fushatës se do të bënte publike dokumentet e fundit sekrete rreth vrasjes së Presidentit…
Pas 27 vitesh është zbardhur vrasja e dy shqiptarëve, Haki Avduti dhe Jakup Avduti, në Beograd. Autor i dyshuar i kësaj vrasjeje është Zoran V. (48), i cili u arrestua kohët e fundit. Sipas medias serbe Blic, vrasja ka ndodhur më 26 janar 1998, në një ndërtesë në rrugën “Zmaj Jovina”. Prokuroria e Lartë Publike në Beograd ka njoftuar se ekziston dyshimi i bazuar se më 26 janar 1998, në katin e katërt të një banese Zoran V. u ka marrë jetën Hakiut dhe Jakupit me të shtëna nga pistoleta. Vrasja kishte ndodhur pasi i dyshuari ka vënë në kokë…
Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor informon se të dhënat nga Sistemi i Automatizuar për Monitorim të Cilësisë së Ajrit dhe sipas parashikimit të motit nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike, pragu i alarmimit për grimcat suspenduese me madhësi deri në 10 mikrometra është tejkaluar në vendin e matjes Manastir – Manastir2 (është tejkaluar vlera kufitare prej 150 mg/m3 gjatë dy ditëve të njëpasnjëshme). Pragu i alarmimit është i përcaktuar në Dekretin për ndryshim dhe plotësim të Dekretit për kufijtë e vlerave dhe llojeve të substancave ndotëse në ajër, si dhe pragjet e alarminit, afatet për arritjen e kufijve…
Njëri nga liderët e VLEN-it, Arben Taravari thotë se ndjehet krenar që mori pjesë në disa nga manifestimet me rastin e inaugurimit të presidentit amerikan Donald Trump. Taravari në një deklaratë për “TV21” thotë se biletën e avionit dhe qëndrimin në hotel e ka paguar vetë, ndërsa tiketën siç thotë ai, ia kanë paguar miqtë në SHBA. “Pavarësisht kritikave, unë them se tiketën apo biletën ma kanë siguruar miq, të cilët i kemi në SHBA. Nuk kam paguar asnjë denar. Harxhimet për biletën e avionit dhe hotelin atje e kam paguar privatisht unë. Ndjehem shumë krenar që…

