Author: Hamdi Kumanova

I pyetur për rikthimin e masës së paraburgimit për Asmir Jahoskin pas dyshimeve për keqpërdorime në furnizime me mazut, Izet Mexhiti tha se kjo është porosi e qartë se askush nuk është mbi ligjin, përcjell TV21. Pavarësisht këtij vendimi, Mexhiti thotë se gjyqësia është e kapur. “Qytetarët e dinë, është fakt që ende gjyqësia dhe prokuroria nuk janë të çliruara, janë të kapura, dhe mundohen deri në fund që mos të zbatohen ligjet, mos të zbatohen vendimet, por dje porosia është e qartë, se askush nuk është mbi ligjin dhe sidomos që korrupsioni luftohet dhe shkalla e tolarencës është zero…

Lexo më Shumë

Kërcënimet e Kryeministrit Mickoski se gjyqësorit “do t`i ndodh populli” është një mesazh se ai nuk dëshiron gjyqësor të pavarur – tha në press-konferencën e sotme, kreu I LSDM-së, Venko Filipçe. Sipas tij, situata në gjyqësor është shqetësuese dhe ka implikime të shumta politike. VENKO FILIPÇE – KRYETAR I LSDM-së “Në vend që të zbatohen reforma të vërteta, të cilat tani për herë të parë pas shumë viteve janë në tavolinë, do të protestohet. Kjo është absurd dhe politikë e paprecendetë. Shtrohet pyetja nëse VMRO-DPMNE dëshiron këtë të bëjë. Vënia e gjyqësorit nën ombrellën partiake, që të mbrojë disa parregullsi…

Lexo më Shumë

Nëpunës policorë të NJPB Shtip sot në ora 06:50 në Probishtip, kanë privuar nga liria personin K.T (21) nga fshati Puzderci i Probishtipit. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, me vendim gjykate, u gjetën dhe sekuestruan marihuanë, fara kanabisi dhe një send me mbetje të lëndës pluhur, informojnë nga MPB-ja. Nga MPB-ja, po ashtu informojnë se dje në ora 18:00, nëpunës policorë të NJPB Gostivar e kanë privuar nga liria personin E.S (33) nga fshati Trebishtë, komuna e Mavrovës dhe Rostushës. Gjatë kontrollit në banesën e tij dhe ambienteve ndihmëse, të kryer me vendim gjykate, u gjetën dhe…

Lexo më Shumë

Sot, më 15 mars 2025, në orën 12:37, përmes numrit unik të emergjencave 112, një kalimtar i rastësishëm raportoi për një varkë të përmbysur me dy persona në Liqenin e Mavrovës. Personat po mbaheshin pas varkës, ndërsa rrymat i drejtonin drejt hidrocentralit, bëri të ditur Stojançe Angelov. Ai sqaroi se menjëherë janë kontaktuar Qendra e Dispeçerimit të ELEM-it dhe drejtori i HEC Mavrovë, por u informua se ata nuk kanë një varkë funksionale për shpëtim. Po ashtu, është kontaktuar Shërbimi i Rojeve të Parkut Kombëtar Mavrovë, i cili disponon një varkë, por për shkak të erërave të forta dhe dallgëve…

Lexo më Shumë

Sektori për Punë të Brendshme në Manastir ka ngritur një kallëzim penal kundër V.T. (29) nga Prilepi, për dyshimin e kryerjes së veprës penale “prodhimi dhe shpërndarja e pornografisë me fëmijë”. Punonjësit e policisë, me urdhër gjykate, kanë kryer një kontroll në shtëpinë e të akuzuarit, ku në kompjuterin e tij janë gjetur dhe sekuestruar video dhe imazhe me materiale pornografike të fëmijëve. Nga viti 2021 deri në 2025, i akuzuari ka shkarkuar imazhe të fëmijëve vajza nga rrjetet sociale, ka krijuar profile të rreme femrash dhe përmes këtyre profileve ka njohur dhe ka filluar komunikimin me fëmijë të tjerë,…

Lexo më Shumë

Një prind i një nxënësi në shkollën e mesme “Niko Nestor” në Strugë ka sulmuar psikologen e shkollës. SPB Ohër sot kumtoi se më 14 mars në ora 14 e 30 minuta në SPB Strugë u denoncua se R.B. nga Ohri në hapësirat e një shkolle të mesme në Strugë, në mënyrë agresive ka reaguar ndaj një të punësuare në shkollë dhe ka tentuar ta sulmojë me sende të forta. Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, siç thuhet në kumtesë, do të parashtrohet padi adekuate.

Lexo më Shumë

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) informoi se javën e kaluar dhe këtë javë janë kryer 154 kontrolle të jashtëzakonshme në depo dhe frigoriferë për ftohje, gjatë të cilave janë konstatuar mospërputhje te 41 operatorë, për të cilat janë lëshuar vendime për urdhëresë, janë shqiptuar 15 gjoba dhe janë asgjësuar rreth dhjetë kilogramë ushqime të pasigurta. Te shtatë nga operatorët e kontrolluar janë konstatuar se kanë kushte të pakënaqshme higjienike, ndërsa tek dy, produktet nuk ishin të etiketuara (deklaruara) në gjuhën maqedonase. AUV informoi se, te te tetë operatorë ushqimorë është konstatuar se punonjësit nuk kanë pasur libreza shëndetësore, pra…

Lexo më Shumë

Kryetari i Komunës së Kisella Vodës, Orce Gjorgjievski, informoi se në seancën e këshillit është marrë vendim për dhënien e ndihmës financiare viktimave të dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore. Siç theksoi ai, së shpejti do të shpallet një thirrje publike për regjistrimin e viktimave dhe është e garantuar diskrecioni i plotë i tyre. Komuna e Kisella Vodës do të ofrojë ndihmë financiare për viktimat e dhunës në familje dhe me bazë gjinore. Lufta për parandalimin e të gjitha llojeve të dhunës është pjesë e strategjisë sonë që ne e zbatojmë në vazhdimësi. Kjo masë e re, për…

Lexo më Shumë

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska informoi se punojnë në ligjin për standardin studentor dhe se racioni studentor do të mbetet 140 denarë, por, do të zgjerohet fushëveprimi dhe do të përfshihen më shumë studentë. E pyetur nëse do të ketë ndryshim të modelit të racionit studentor dhe në cilin drejtim mendon, Janevska u përgjigj pozitivisht. “Po, planifikohet, në këtë moment po punohet për ligjin për standardet studentore. Sipas shkresës që kemi marrë nga studentët, racioni i studentëve do të mbetet 140 denarë, por do të zgjerohet fushëveprimi dhe do të përfshihen më shumë studentë”, informoi Janevska gjatë vizitës…

Lexo më Shumë

Qarkullimi në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë kryesisht të thata. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka më vonesa për hyrje dhe dalje nga shteti, njoftojnë nga LAMM. LAMM rekomandon rregullimin e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së komunikacionit të vendosur dhe menaxhimin e kujdesshëm të mjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumore dhe gryka, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut. Kjo veçanërisht vlen për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Lexo më Shumë