Author: Hamdi Kumanova

Koalicioni VLEN po vazhdon me mbështetje dhe financim të projekteve për përmirësimin e jetës dhe shërbimeve publike. Së fundmi bëhet fjalë për projekte dhe realitet të prekshëm që do të përcaktojë mjedisin operativ për zhvillimin e sektorit privat dhe do të kontribuojë në rritjen ekonomike në të ardhmen. Sektori privat është i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik dhe është lokomotivë që tërheq zhvillimin dhe rritjes së standardit jetësor. Agjenda Reformuese 2024-2027 për Maqedoninë e Veriut, e harmonizuar në masë të madhe me Planin e Rritjes të BE-së për Ballkanin Perëndimor, është projektuar për të nxitë progresin ekonomik të vendit tonë. Është…

Lexo më Shumë

Organizata e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), këtë vit shënon 30 vjet prani në vend. Jubileu, siç thekson Armen Grigorjan, përfaqësues i përhershëm i UNDP-së, në intervistë për MIA-n, do të shënohet me një sërë ngjarjesh në pjesë të ndryshme të vendit. “Do të zbatojmë një sërë ngjarjesh, e me këtë intervistë paralajmërojmë fillimin e fushatës. Tani e tutje, çdo muaj do të kemi të paktën dy ngjarje në pjesë të ndryshme të vendit, në secilin nga rajonet e planifikimit. Pastaj në tetor, në muajin kur u nënshkrua Marrëveshja themelore standarde midis UNDP-së dhe Maqedonisë së Veriut, planifikojmë një…

Lexo më Shumë

Grupi parlamentar i LSDM-së ka paralajmëruar kallëzim penal kundër deputetes Imerlije Saliu Fetai nga koalicioni VLEN, e cila gjatë kryesimit të seancës së komisionit parlamentar për politikë sociale, demografi dhe rini, nuk pranoi kërkesën e LSDM-së për plotësim të rendit të ditës, përkatësisht për propozimin që rendi i ditës të plotësohet me propozim ligjin për branitellat. Deputeti Oliver Spasovski deklaroi për mediat pas përfundimit të seancës se, Fetai, me këtë ka bërë shkelje të ashpër të rregullores së Kuvendit, transmeton Portalb.mk. Më konkretisht, ai tha se, Fetai ka shkelur nenin 131 me çka ka shkelur Rregulloren, me atë që nuk…

Lexo më Shumë

Fletëarrestet e Serbisë kundër ish-ushtarëve të UÇK-së nuk do të zbatohen më nga policia kufitare e Maqedonisë së Veriut, sipas zëvendëskryeministrit atje, Izet Mexhiti. Një marrëveshje politike, sipas tij, është arritur në qeverinë maqedonase. Ai thotë se së shpejti do të marrin vendim “që të aplikohet një zgjidhje sistemore, ligjore dhe e përhershme që ish ushtarët e UÇK-së mos të ndalohen në kufijtë e Maqedonisë së Veriut”. Për shkak që Kosova nuk është anëtare e Interpolit – organizatës më të madhe policore globale, Serbia vazhdimisht i përditëson listat me emrat e ish-ushtarëve të UÇK-së në këtë institucion të sigurisë,…

Lexo më Shumë

Me datë 14.03.2025 ora 21:20, në NjP Gallatë, personi M.M.(38) nga fshati Debresh i Gostivarit, ka raportuar se në afërsi të shtallës së tij në vendin e quajtur ,,Ropaik” ka shpërthyer zjarri, gjatë të cilit janë djegur plotësisht rreth 250 tufa me bar dhe kashtë. Nuk ka të lënduar, ndërsa zjarri është shuar nga ekipi i Njësitit Territorial Zjarrfikës të Gostivarit. Një ekip nga DPB e Gostivarit ka inspektuar vendin.TS

Lexo më Shumë

Votimi i mosbesimit për pesë anëtarët e Këshillit Gjyqësor të zgjedhur nga Kuvendi – Vesna Dameva, Pavlina Cërvenkovska, Milazim Mustafa, Tanja Çaçarova-Ilievska dhe Selim Ademi ende po e mbron opinioni. Kryeministri Hristijan Mickoski ka përsëritur dje se nëse anëtarët e Këshillit Gjyqësor nuk veprojnë në përputhje me vendimin e deputetëve që votuan mosbesimin ndaj tyre, mund tu ndodh popull. Lidhur me interpelancat e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor, kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski, dje tha se garancitë kushtetuese për pavarësinë e Këshillit Gjyqësor janë shumë të rëndësishme, ndërsa raportuesi i Parlamentit Evropian për vendin, Tomas Vajc, tha se kjo…

Lexo më Shumë

Memedali Jusufi Një barcolet të përmirson humorin, fjala e mirë shëron plag, një film ta përmirson ditën, një tregim të jep këshillë. Po një melodi apo një pjesë muzikore e qëlluar në momentin e duhur të bën rrugën e shkurt edhe të sigurt, të largon stresin, të kthen humorin , të disponon, të bën të lumtur, të nxit, të motivon të frymëzon.Mendohet se Arti i te shkruarit nuk mund te zevendsohet me asgje.Sa të ikë,përtej ujërave, nga bota çmendurake lëkundjet e ujit, i dridhin, brigjet e këngës e mendimeve të degdisura me etjen e gjërave,që nuk mund t`i them, as…

Lexo më Shumë

Pa energji elektrike sot nga ora 8:00 deri në ora 15:00 do të jenë objektet që ndodhen në deponinë e Drisllës dhe shfrytëzuesit që ndodhen nga hyrja e fshatit Batinci drejt deponisë së Drisllës. Siç kumtoi QRMK – Shkup, ndërprerja është për shkak të ndërhyrjeve të planifikuara teknike në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike.

Lexo më Shumë

Ministri për Transport, Aleksandar Nikolovski, e ka denoncuar Bullgarinë tek bankat dhe institucionet evropiane, pasi Qeveria në Sofje ka vendosur që t`i ridestinojë mjetet për lidhjen hekurudhore me Maqedoninë e Veriut. Nikolovski letrën ua ka drejtuar delegacionit evropian, por edhe Bankës Evropiane për Investime dhe Bankës Evropiane për Ripërtrirje dhe Zhvillim, me të cilët është nënshkruar marrëveshja për kredi mbi 300 milion euro për t`u lidhur me fqiun lindor. Por, nga Sofja zyrtare mbërrijnë përgënjeshtrime. Ndërtimi i hekurudhës drejt Maqedonisë së Veriut nuk është anuluar – thonë nga Ministria Bullgare për Transport. Sipas tyre, Korridori 8 është…

Lexo më Shumë

Sot është dita “D” për protestat në Serbi. Përmes rrjeteve sociale, është prononcuar edhe Ivan Stoilkoviqi, pjesë e koalicionit qeveritar dhe Kryetar i Partisë Demokratike të Serbëve. Gjatë një shkrimi në Facebook në gjuhën serbe, Stoilkoviqi, thotë se një pjesë e popullatës së manipuluar serbe me ndihmën e sistemit ndërkombëtar në largim, dëshiron të imponojë destabilizimin e Serbisë apo sic thotë që vëllai ta godas vëllanë. Por, Stoilkoviqi, shprehet i bindur se Serbia ka mekanizma për t`u mbrojtur dhe se protestuesit duhet ta dijnë se askush nuk e ka mposhtur shtetin. Ai shprehet në një vijë…

Lexo më Shumë

Një shtetas i Maqedonisë me inicialet R.K, për të cilin ishte konstatuar se kishte ikur në Turqi ndërsa po deportohej nga Egjipti në Maqedoni, me arsyetimin se ishte një nga planifikuesit e sulmeve të organizatës terroriste ISIS, është arrestuar në një operacion të zhvilluar në Stamboll, raporton gazeta Cumhuriyet. Në kuadër të hetimeve të kryera nga Prokuroria Publike e Stambollit kundër organizatës terroriste ISIS, është konstatuar se i dyshuari, shtetas maqedonas, kishte planifikuar një sulm në emër të organizatës. Është konfirmuar se i dyshuari ishte arratisur në Turqi dhe ishte fshehur në Stamboll pasi ishte deportuar nga…

Lexo më Shumë

Me datë 14.03.2025 në ora 18:00, zyrtarët policorë nga DPB Gostivar kanë privuar nga liria personin E.S.(33) nga fshati Trebishtë, komuna e Mavrovës dhe Rostushës. Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij dhe ambientet ndihmëse, të kryer me vendim gjykate, u gjetën dhe sekuestruan fara nga bima e kanabisit. Ai është ndaluar në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të rastit do të përgaditet parashtresë përkatëse.TS

Lexo më Shumë