Ministria e Arsimit ka hasur në më shumë parregullsi në Universitetin Ndërkombëtar të Strugës, por detajet rreth tyre, ministrja Vesna Janevska thotë se do t’i zbardhë kur procedurat të jenë të qëndrueshme dhe vendimtare. Janevska për Alsat thotë se për momentin nën mbikëqyrje janë dy institutet që veprojnë brenda këtij universiteti. “Ne veprojmë në Strugë dhe për momentin nën mbikëqyrje janë dy të ashtuquajturit institute nga Universiteti Ndërkombëtar i Strugës. D.m.th vazhdimisht punojmë por duhet të mbledhim mjaftueshëm elemente dhe dëshmi për vendimin që do të marrim që ai të mos bie në ujë, do të thosha me gjuhën e…
Author: Hamdi Kumanova
Qeveria do të blejë një avion me vlerë qindra milionë euro dhe po kërkon një zgjidhje për ilaçe onkologjike përmes donacioneve. Kjo që po ndodh thjesht nuk është normale, akuzojnë nga LSDM. “Në Onkologji prej një jave nuk ka asnjë ilaç të nevojshëm vital. Pacientët nga e gjithë Maqedonia përballen me mungesë të terapisë onkologjike, mungesë të personelit shëndetësor dhe kushte të papranueshme të trajtimit. Ky kaos në shëndetësi është tregues i qartë i paaftësisë së kryeministrit Mickoski dhe ministrit Taravari për të adresuar nevojat e qytetarëve dhe për të përmirësuar sistemin shëndetësor. Reformat dhe përmirësimet e premtuara mbetën fjalë…
“Kjo Qeveri nuk do të pranojë hyrjen në BE nëse cënohet dinjiteti, gjuha, vazhdimësia historike dhe shteti i pavarur”, kështu tha Maksim Dimitrievski kryetar i Lëvizjes “Znam” në emisionin Click Plus në TV21. Kjo deklaratë e Dimitrievskit vjen pas takimit me Ambasadorin e BE-së Mihail Rokas. Dimitrievski theksoi se kërkesa e tij është që të bëhet sa më shumë presion ndaj Sofjes zyrtare.
Lirim Krasniqi dhe Rufki Dogani dy nga te burgosurit në rastin “Kumanova” jane rrahur dhe keqtrajtuar nga policia maqedonase gjatë transportimit nga burgu i Idrizovës ne atë të Shtipit. Burimet pranë grupit “Kumanova” bëjnë me dije se ata janë në gjenjde të rëndë,që sipas tyre ata kanë marë lendime serioze. Vazhdimisht është thënë dhe reaguar nga familjarët dhe institucionet për trajtimin e të burgosurve për rastin e Kumanovës, por pavasisht kësaj ata po torturohen në mënyrë ç’njerëzore, thonë të burgosurit tjerë. Pjesëtarët e grupit të Kumanovës kanë kërkuar nga zv Kryeministëri i Maqedonisë se Veriut, Izet Mexhiti por edhe nga…
Në Kroaci filloi bojkotimi i dyqaneve, zinxhirëve të shitjes me pakicë dhe pompave të benzinës për shkak të rritjes së vazhdueshme të çmimeve, bazuar në një iniciativë që ka filluar në grupin e Facebook-ut “Alo, Inspektor”, i cili është mbështetur nga Qendra Evropiane për Mbrojtjen e Konsumatorëve. Gjatë kësaj periudhe, kjo nismë është mbështetur edhe nga kompani mbrojtëse të konsumatorëve, sindikata, parti politike, dhe madje edhe nga vetë ministri i Ekonomisë. Kjo iniciativë ka filluar me mesazhe që janë shpërndarë në rrjetet sociale gjatë ditëve të fundit. “Më 24 janar, në Kroaci do të ketë bojkot kundër çmimeve të larta…
Propozimi i dytë francez është opsioni më i mirë që mund të marrë ndonjëherë Maqedonia, thekson ish-ambasadori i OKB-së Ljubomir Frçkovski. Ai në “Argument Plus” në “Televizion 24” tha se ky propozim ka dy pika shumë të rëndësishme për ne. “Unë nuk e kuptoj se çfarë do të thotë termi ndryshime kushtetuese me efekt të vonuar, sepse nëse ndryshimet miratohen dhe Bullgaria fillon të vendosë kushte të tjera, ndryshimet kushtetuese mund të kthehen prapa. Mendoj se qeveria nuk e ka lexuar propozimin e dytë francez, i cili është shumë i rëndësishëm sepse ka dy pika të rëndësishme për ne, ajo…
Një burrë është arrestuar në Prishtinë, pasi që pas një mosmarrëveshjeje kishte rrahur gruaj e tij, prindërit e saj dhe tezen. Viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor. Ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje. “Prishtinë 23.01.2025 – 14:30. Është arrestuar i dyshuari për shkak se pas një mosmarrëveshjeje ka sulmuar fizikisht gruan e tij, prindërit dhe tezen e gruas. Viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë./Indeksonline
Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njofton komunikacioni në vend po zhvillohet në kushte dimërore dhe në rrugë me lagështi. “Për shkak të rënies së mjegullave është ulur dukshmëria nga 50 deri 100 metra në rrugët Gostivar-Tetovë-Shkup, Veles-Katllanovë, Strumicë-Koçan-Shtip dhe Saramzlinë”, njoftojnë nga LAMM. Komunikacioni jashtë mjediseve urbane po zhvillohet me intensitet të moderuar. Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. Nga atje u rekomandojnë shoferëve që të kenë kujdes me shpejtësinë e automjeteve, veçanërisht nëpër luginat e vendit ku mund të ketë rrëshqitje të dheut./Telegrafi/
Ministri për Transformimin Digjital, Stefan Andonovski, në një pyetje të gazetarëve për “360 gradë”, theksoi se ligji është i qartë dhe thotë se çdo dokument elektronik që është përpunuar nga një organ shtetëror mund të përdoret në formën e tij të shtypur, po ashtu si dokumenti origjinal. “Ne supozojmë se mund të ketë kundërshtim ose mungesë njohurie nga disa institucione, prandaj kemi një qasje të dyfishtë: njëra, ku do t’u shpjegojmë institucioneve se si të pranojnë dokumentet, dhe tjetra, po përgatisim një udhëzim për qytetarët se si të mbrojnë të drejtat e tyre, në rast se nuk mund të veprojnë,…
Kryeministri Hristijan Mickoski nuk pret ndërhyrje në Qeveri deri në zgjedhjet lokale të këtij viti. Siç theksoi ai në një intervistë për ditarin e RTVM-së, është i kënaqur se si ka funksionuar Qeveria deri më tani, duke marrë parasysh, tha ai, çfarë kemi trashëguar dhe me çfarë sfidash jemi përballur. “Gjithmonë mund të jetë më mirë. Me punën time mundohem t’i frymëzoj edhe kolegët e mi në Qeveri dhe do të vazhdoj në atë drejtim. Nuk pres që të ketë ndërhyrje në vetë Qeverinë deri në zgjedhjet lokale, pastaj presim zgjedhjet lokale, pastaj presim kongresin e rregullt të partisë VMRO-DPMNE.…
Banka e Japonisë ka rritur normat e interesit të sot(e premte) në nivelin më të lartë që nga kriza financiare globale e vitit 2008 dhe rishikoi parashikimet e saj për inflacionin, duke nënvizuar besimin e saj se rritja e pagave do ta mbajë inflacionin të qëndrueshëm rreth objektivit prej 2%. Vendimi shënon rritjen e tij të parë të normës që nga korriku i vitit të kaluar dhe vjen disa ditë pas inaugurimit të Presidentit të SHBA Donald Trump, i cili ka të ngjarë të mbajë vigjilentë politikëbërësit globalë përpara pasojave të mundshme nga tarifat më të larta të kërcënuara. Guvernatori…
Një gjykatë në Paris dënoi të enjten një pakistanez me 30 vjet burg për tentativën për të vrarë dy persona jashtë ish-zyrave të Charlie Hebdo në 2020 me një thikë. Kur kreu sulmin, 29-vjeçari Zaheer Mahmood gabimisht besoi se gazeta satirike ishte ende e vendosur në ndërtesë, e cila ishte në shënjestër të ekstremistëve një dekadë më parë për botimin e karikaturave të profetit Muhamed. Gazeta në fakt kishte lëvizur pas sulmit, i cili vrau 12 persona, përfshirë tetë nga redaksia e gazetës. Vrasjet në vitin 2015 tronditën Francën dhe shkaktuan një debat të ashpër rreth lirisë së shprehjes dhe…

