Një tragjedi ka ndodhur sot rreth orës 10 të mëngjesit pranë Mihajllovacit, Serbi, kur një burrë 70-vjeçar, pasagjer në një autobus që po udhëtonte nga Gjermania drejt Maqedonisë, ka ndërruar jetë brenda në autobusit. Sipas mediave serbe, burri ishte shtetas i Maqedonisë nga Struga. Autobusi ishte ndalur në një parking pranë një restoranti në autostradën ndërmjet Beogradit dhe Nishit, ku bashkëudhëtarët vunë re se ai po ndihej keq dhe menjëherë tentuan t’i ofrojnë ndihmë. Pas rreth 30 minutash, në vendngjarje arriti ndihma e shpejtë mjekësore dhe zyrtarët policorë, të cilët u përpoqën ta reanimojnë, por fatkeqësisht, përpjekjet ishin të pasuksesshme.…
Author: Hamdi Kumanova
MPB njofton me datë 14.05.2025 në ora 21:45 në rrugën ,,180” në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin I.Xh. (46) nga Tetova, pasi që i është gjetur dhe sekuestruar heroinë. Pas dokumentimit të rastit do të përgaditet parashtresë përkatëse.
Më datë 14.05.2025 në ora 14.45 dhe 15.20 në rrugën ,,Goce Dellçev” dhe rrugën ,,Pitarnica” në Gostivar, zyrtarët policorë të DPB Gostivar kanë privuar nga liria personin D.A. (42) dhe J.Sh. (37), të dy nga fshati Forinë e Gostivarit, nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “vjedhje”, gjegjësisht se me datë 06.05.2025 në një objekt hotelierik në Gostivar nga personi R.S. (46) nga Gostivari, ka marrë një mjet personal. Tek ata është gjetur mjeti që dyshohet se e ka origjinën nga vepra e kryer penale. Ata janë ndaluar në stacionin e policisë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj…
Vendi ynë i shikon emigrantët jo vetëm si fuqi punëtore, por si bartës të njohurive, përvojës, shkëmbimit kulturor dhe potencialit ekonomik. Përfshirja e rregulluar e punëtorëve të huaj kontribuon në rritjen e produktivitetit, zhvillimin e industrive me intensitet të lartë të punës dhe stabilizimin e punësisë, tha ministri i Ekonomisë dhe Punës Besar Durmishi në konferencën rajonale për migrimin e punës të mbajtur në Budvë, në organizimin e Organizatës Ndërkombëtare për Migracion (IOM) dhe institucionet partnere nga rajoni. Ministri Dutrmishi mbajti fjalim në panel diskutimin ku me kolegët e tij nga rajoni u diskutua perspektivat rajonale mbi migracionin e punës…
Nënkryetari i Lëvizjes Besa, pjesë e koalicionit VLEN, Fatmir Limani pretendon që 4 deputetë të Frontit Europian i janë bashkëngjitur shumicës parlamentare, përcjell TV21. Duke komentuar ndarjen e ASH-Taravarit nga VLEN-i, tha se uron që deputetët e kësaj partie të mbesin me VLEN-in. “Mendoj se të Frontit, gati 4 nëse nuk gaboj, i janë bashkëngjitur shumicës parlamentare e cila përbën qeverinë. Për pjesën tjetër nuk do të flas sepse vlerësimi dhe mendim im është se deputetët e Aleancës janë më të mirët dhe më të përgatiturit, shpresoj që do t’i thirrin arsyes dhe të gjithë kësaj teme që sot e…
MPB Maqedoni njofton se dje (14 maj 2025), në lokacione të ndryshme në Shkup, oficerë policie nga Njësia e Policisë Ndërhyrëse e SPB Shkup privuan nga liria dy persona të kërkuar me urdhër-arrest. “Në territorin e Komunës Qendër, është arrestuar S.R (75) nga Shkupi, i kërkuar me urdhër arresti qendror me urdhër të Gjykatës Themelore Penale të Shkupit për dënim me katër vite burg sipas nenit 357, paragrafi 6, në lidhje me paragrafin 1 të Kodit Penal”. “Në territorin e Komunës Aerodrom është ndaluar M.M. (29) nga Shkupi, e kërkuar me urdhër arresti qendror në territorin e Aerodromit…
Të paktën 21 persona kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti tragjik që ndodhi të mërkurën në mëngjes në një autostradë në Meksikën qendrore, sipas një zyrtari lokal. Ngjarja e rëndë u shënua në aksin rrugor midis Cuacnopalan dhe Oaxacës, në shtetin Puebla, ku u përplasën tre automjete – një kamion-cisternë, një autobus dhe një furgon. “18 persona vdiqën në vendngjarje dhe tre të tjerë vdiqën më vonë në spital. Disa të tjerë u plagosën dhe po marrin kujdes mjekësor,” shkroi Samuel Aguilar Pala, një zyrtar i qeverisë lokale, në platformën X. Sipas raportimeve të…
Arben Etemi Me sjelljen e Ligjit të ri për Energjetikë, vëndohen themelet për krijimin e një sistemi energjitik të drejtë, efikas dhe të harmonizuar plotësisht me Diretvivat Europiane. Si në çdo vend të botës edhe në Maqedoninë e Veriut,Energjetika është një nga sektorët kryesorë në tranzicionin drejt zhvillimit të qëndrueshëm dhe stabilitetit ekonomik,veçanërisht në kohë sfidash klimatike dhe turbulencash gjeopolitike. Në këtë kontekst, Ligji i ri për Energjetikë përfaqëson një hap të rëndësishëm reformues për Maqedoninë e Veriut.Ligji i ri për Energjetikë është në përputhje me rregulloret dhe Direktivat europiane, dhe ka një qëllim të qartë i cilë është ndërtimi…
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati tha se shpreson që sot do të ketë reflektim të partitive politike dhe të konstituohet Kuvendi i Kosovës. Para fillimit të vazhdimit të seancës konstituive, Murati u pyet se a ka pasur diskutime gjatë 48 orëve, për çka ai tha se “tentativat kanë qenë publike dhe transparente”. “Ju i keni parë të gjitha tentativat tona, kanë qenë edhe publike dhe transparente. Janë bërë edhe në media janë paraqit, që ne kemi tentuar që të gjejmë forma dhe mënyra të bashkëpunimit. Kemi ftuar partitë politike për të diskutuar për konstituim të kuvendit, jo…
Nga viti 2020 deri në vitin 2023, kanë ndodhur gjithsej 31,176 aksidente trafiku, nga të cilat 15,724 patën pasoja të rënda dhe 457 persona humbën jetën. Sipas raportit të Revizionit mbi sigurinë rrugore në Maqedoni, autoritetet kanë dështuar të arrijnë qëllimet e Strategjisë së Dytë Kombëtare për Sigurinë Rrugore për periudhën 2015-2020. Masat dhe aktivitetet e institucioneve kompetente, ndonëse kontribuojnë në përmirësimin e kushteve për menaxhimin e sigurisë në trafikun rrugor, nuk janë efektive në uljen e numrit të viktimave në aksidentet rrugore. “Strategjia e Dytë Kombëtare për Sigurinë në Trafikun Rrugor për periudhën 2015-2020 është strategjia kombëtare e…
” Në kremtimin e maturës pa automjet!”, “Pa konsumimin e alkoolit!”, “Pa përdorimin e mjeteve narkotike!”, “Pa prishjen e rendit dhe qetësisë publike!”, apelon MPB-ja përmes një kumtese për media. Statistika e trafikut tregon se në ditët kur organizohen kremtimet e maturës rritet numri i aksidenteve të komunikacionit. Një pjesë e madhe e pjesëmarrësve në aksidentet e komunikacionit janë të rinjtë – maturantë, të cilët më së shpeshti përfundojnë me lëndime të rënda trupore, ndërsa jo rrallë edhe e humbasin jetën e tyre. “Përgjegjësia për sjelljen devijuese te një pjesë e maturantëve në komunikacion është kryesisht e të…
Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi në takimin e sotëm me gazetarë ka deklaruar se ende nuk ka arritur në Kuvend dorëheqja e ministrit të Shëndetësisë, Arben Taravari. Gashi gjithashtu tha se në Kuvend nuk është dorëzuar as propozimi për koordinator të grupit parlamentar të VLEN-it. Në shtëpinë ligjvënëse nuk ka arritur as ndonjë propozim për guvernator të Bankës Popullore. “Nuk ka ende dorëheqje dhe nuk ka asnjë propozim për guvernator. Nuk kemi ndonjë informacion të ri për grupet parlamentare”, tha Gashi. Tani për tani, siç theksoi, nuk ka koordinator të ri nga VLEN-i. “Askush nga VLEN nuk…

