Prokuroria Themelore Publike e Shkupit ka zhvilluar procedurë hetimore dhe ka ngritur aktakuzë kundër një 37-vjeçari nga Shkupi për veprën penale – sulm seksual dhe përdhunim, sipas nenit 186 paragrafi 3 në lidhje me paragrafin 1 të Kodit Penal. “Më 21 shkurt në mbrëmje, me qëllim dhe me forcë, kundër vullnetit të qartë të viktimës, ai e detyroi në marrëdhënie seksuale. Veprën e ka kryer në veturë, në një parking në Sopishtë të Shkupit, duke filluar fillimisht ta prekë pa pëlqimin e saj, e më pas u bë i dhunshëm ndaj saj për shkak se ajo e refuzonte. E ka…
Author: Hamdi Kumanova
Instituti i Mjekësisë Ligjore njoftoi për Portalb.mk se ia ka dorëzuar Prokurorisë Themelore Publike të Kumanovës gjetjet e autopsisë për 32 vjeçarin nga Kumanova Vedat Ademi. Gjetjet po shqyrtohet në korelacion me prova të tjera, pas së cilës do të merret vendimi i prokurorit publik. “Instituti i Mjekësisë Ligjore ia dorëzoi Prokurorisë Themelore Publike të Kumanovës gjetjet e autopsisë për pacientin e ndjerë Vedat Ademi. Gjetjet po shqyrtohet në korelacion, pas së cilës do të merret vendimi i prokurorit publik”, thuhet në njoftimin e Mjekësisë Ligjore. Deri më 4 prill zëdhënësja e Prokurorisë, Biljana Arsovska njoftoi se kishin marrë vetëm…
Kryeministri Mickoski, në intervistën e tij për Euronews, u fokusua edhe në gjendjen ekonomike në Maqedoni dhe standardit jetësor të qytetarëve maqedonas. Sipas tij, qytetarët maqedonas po jetojnë vështirë, ashtu si edhe banorët e tjerë të rajonit, por ajo që bën dallimin është se po rikthehet shpresa. “Qytetarët jetojnë vështirë, ashtu si i gjithë rajoni, por ajo që bën ndryshimin nga një vit më parë është se më në fund po rikthehet shpresa se mund t’ia dalim”, tha Kryeministri Mickoski dhe shtoi: “Parametrat që janë arritur këtë vit janë shumë të qarta. Në vitin 2024, një miliard e dyqind e…
Në vend që ta dëgjonte vendimin gjyqësor në sallën e gjyqit, ai e mori atë në ashensor… Aleksandar Cvetkovski, bashkëshortja e të cilit u përplas për vdekje para dy vitesh, për Kanal 5 thotë se ende është i tronditur nga sjellja e gjykatëses Cvetanka Nikodinovska, të cilën e takoi rastësisht në ashensorin e Gjykatës Themelore në Manastir, ku ajo i tha se autori i veprës, Dimitar Petkovski, është dënuar me 9 vjet burg për rastin. Ai thotë se është i zhgënjyer nga sjellja e një institucioni të tillë dhe pret më shumë seriozitet nga Gjykata e Apelit. “Kur më pyeti…
Sot në Tiranë do të mbahet Samiti i Komunitetit Politik Evropian. Mbrëmë është mbajtur edhe një darkë formale, pjesë e së cilës ndër të tjerë ishte edhe shefja e diplomacisë evropiane, Kaja Kallas, e cila ka folur edhe për dialogun Kosovë-Serbi. Ajo ka paralajmëruar që pas disa javësh do ta vizitojë Kosovën. E po ashtu do të shkojë edhe në Beograd, për vendosur në tavolinë planin e saj për një rinisje të bisedimeve kosovaro-serbe që kanë të bëjnë me normalizimin e raporteve mes dy vendeve.
Gjermania përshëndeti të mërkurën vendimin e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për të hequr sanksionet ndaj Sirisë . “Gjermania do të vazhdojë të punojë me qeverinë siriane për përmirësimin e mjedisit ekonomik për një rimëkëmbje të qëndrueshme të ekonomisë siriane”, shkroi Ministria e Jashtme në X. Duke theksuar se procesi i tranzicionit në Siri duhet të jetë “gjithëpërfshirës”, zyra tha se, së bashku me partnerët e saj, Gjermania është e përkushtuar për të mbështetur sirianët ndërsa ata rindërtojnë kombin e tyre dhe përpiqen drejt një të ardhmeje “të lirë” dhe “demokratike”. Që nga rënia e regjimit të Asadit, Gjermania ka…
Më 16 maj 1999 në rrethana ende të pandriçuara është zhdukur Ukshin Hoti. Veprimtari i mirënjohur i Lëvizjes Kombëtare, profesori Ukshin Hoti u lind më 17 qershor 1943 në Krushë të Madhe të Rahovecit. Ishte profesor, shkrimtar, filozof, intelektual, atdhetar dhe veprimtar i shquar i çështjes kombëtare gjatë viteve 1981-1999. Ukshin Hoti ka qenë edhe ligjërues ne disa universitete të Amerikës ku edhe kishte studiuar dhe diplomuar, shkruan KosovaPress. Për aktivitetin e tij atdhetar ishte arrestuar disa herë nga regjimi serb i Titos dhe i Millosheviqit. Për herë të fundit ishte arrestuar në vitin 1994 nga policia serbe me akuzën…
Takimi i djeshëm i liderëve politikë me presidenten Vjosa Osmani nuk ka sjellë ndonjë zgjidhje për ngërçin politik. Partitë kanë shprehur pozicionet e tyre duke shpalosur edhe idetë si te dilet nga kjo situatë e që janë të kundërta me njëra-tjetrën. Në takim kanë qenë kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ai i PDK, Mëmli Krasniqi, kryetari i LDK, Lumir Abdixhiku si dhe kryetari i AAK, Ramush Haradinaj. Pas takimit, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, deklaroi se kishte kërkuar nga Kurti që të ndryshojë kandidaturën për kryesuese të Kuvendit, duke e cilësuar këtë si një hap të domosdoshëm për të dalë…
Këtë javë në Arkivin Shtetëror të Maqedonisë së Veriut janë punësuar 14 persona të rinj – të gjithë maqedonas – dhe asnjë shqiptar. Ky përjashtim i hapur i shqiptarëve nga një institucion shtetëror ka ngjallur reagime të forta në opinion, reaguan nga BDI. Sipas kësaj partie, për herë të parë që nga Marrëveshja e Ohrit, Arkivi Shtetëror nuk ka asnjë përfaqësues shqiptar as në pozitën e drejtorit, as në atë të zëvendësdrejtorit. Ky zhvillim vjen si pasojë e shfuqizimit të balancerit – mekanizmi që siguronte përfaqësim të drejtë etnik në administratën publike. Me përjashtimin e shqiptarëve, Arkivi po kthehet në…
Tirana është sot qendra e politikës evropiane, ndërsa mirëpret Samitin e gjashtë të Komunitetit Politik Evropian (KPE), i cili për herë të parë organizohet në një vend të Ballkanit Perëndimor. Samiti zhvillohet në Sheshin Skënderbej dhe mbledh së bashku liderët e 47 vendeve evropiane, si dhe drejtues të institucioneve kryesore ndërkombëtare. Në mesin e figurave më të rëndësishme që marrin pjesë janë kryeministri britanik Keir Starmer, kancelari gjerman Friedrich Merz, presidenti francez Emmanuel Macron, kryeministrja italiane Giorgia Meloni, kryeministri spanjoll Pedro Sanchez, presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte. Kryeministri…
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha të enjten se ishte “optimist i kujdesshëm” për përparimin drejt paqes në Ukrainë, por se i takon Rusisë të ndërmarrë “hapat e nevojshëm” të mëtejshëm. “Unë jam ende optimist i kujdesshëm se nëse edhe rusët janë të gatshëm të luajnë lojën, dhe jo vetëm ukrainasit po e bëjnë këtë… atëherë mund të arrihen disa përparime gjatë dy javëve të ardhshme”, tha Rutte. Ai theksoi se për një përparim domethënës në diskutime, Rusia duhet të marrë përsipër përgjegjësitë e saj. Ukraina, nga ana tjetër, është gati të angazhohet për një armëpushim të menjëhershëm…
Samiti i nivelit të lartë i Bashkimit Europian që po mbahet të premten në Tiranë pritet të sjellë disa zhvillime konkrete. Ndryshe nga samitet simbolike të viteve të mëparshme, pritshmëritë nga pala shqiptare nga takimi i nesërm janë për rezultate të prekshme si instrumente, fonde dhe akses real në tregjet dhe politikat e BE-së. Nga tre tryeza bisedimesh, dy janë për agjendën ekonomike të reformave dhe politikat për rininë. Prej vitesh, Shqipëria përballet me një valë të madhe emigracioni te të rinjve, nga më të lartat në rang global në krahasim me popullsinë dhe gjithashtu renditemi si vendi me nivelin…

