Author: Hamdi Kumanova

Dy të rinj janë arrestuar nga policia e Tiranës, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet kanabis. Në pranga ka rënë një 34-vjeçar dhe një 27-vjeçar. “Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasit: 34 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, i gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike Cannabisi; Dhe shtetasi 27 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, i gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike Cannabisi”, thuhet në njoftimin e policisë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Lexo më Shumë

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e së shtunës në Qikatovë të Komunës së Drenasit, ku një tren është përplasur me një veturë. Sipas pamjeve të siguruara nga media, vetura ka pësuar dëme të konsiderueshme materiale. Por fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar. Detaje tjera nuk u japen.

Lexo më Shumë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një shtëpi është përfshirë nga zjarri në Ballaban të Prishtinës. Rasti ka ndodhur më 4 maj. “Fshati Ballaban, Prishtinë 04.05.2025-21:09. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se në rrethana ende të pa njohur nga zjarri është përfshirë shtëpia e tij”, thuhet në raport. Rasti është duke u hetuar.

Lexo më Shumë

Policia ka njoftuar për një rast të dhunës që ka ndodhur në një familje në Suharekë. Në njoftim thuhet se një burrë ka sulmuar fizikisht djalin e tij. “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht djalin e tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, ka njoftuar policia.

Lexo më Shumë

Glen Rogers, i njohur si “Vrasësi Kazanova”, ekzekutohet me injeksion vdekjeprurës në Florida. Rogers 62-vjeçar u ekzekutua mbrëmjen e kaluar me injeksion vdekjeprurës në burgun shtetëror të Floridës, pranë qytetit Starke, pas gati tri dekadash të kaluara në radhën e të dënuarve me vdekje. Pak çaste para ekzekutimit, Rogers tha gjashtë fjalë të drejtuara presidentit amerikan, Donald Trump. “President Trump, vazhdo ta bësh Amerikën të madhe.” Pastaj shtoi “Jam gati të shkoj’”, shkruan nbcnews. Rogers ishte dënuar me vdekje për vrasjen e Tina Marie Cribbs, një nënë 34-vjeçare e dy fëmijëve, trupi i së cilës u gjet në një dhomë…

Lexo më Shumë

Samiti i “Komunitetit Politik Europian” të premten në mbrëmje (16.05.2025) përfundoi sipas planit pa vendime. Eshtë hera e gjashtë, që 47 vendet europiane mblidhen në një samit të tillë në këtë konstelacion, ku në fokus janë konsultimet dhe shkëmbimet e mendimeve. Shqipëria është vendi i parë i Ballkanit Perëndimor që organizoi dhe mikpriti pjesëmarrësit e këtij samiti. Krahas 27 vendeve të BE-së janë përfshirë në këtë format konsultimesh edhe vende të tjera europiane si dhe shtetet e Ballkanit Perëndimor, Turqia dhe Mbretëria e Bashkuar. Edhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyj ishte të premten në Tiranë. Në mënyrë eksplicite Rusia nuk ishte…

Lexo më Shumë

Brazili, eksportuesi më i madh i shpendëve në botë, konfirmoi shpërthimin e parë të gripit të shpendëve në një fermë komerciale të premten, duke shkaktuar një ndalim të dërgesave në Kinë dhe duke rritur mundësinë e kufizimeve nga partnerë të tjerë tregtarë. Brazili eksportoi mish pule me vlerë 10 miliardë dollarë në vitin 2024, duke përbërë rreth 35 përqind të tregtisë globale. Pjesa më e madhe e kësaj vlere erdhi nga përpunuesit e mishit BRF dhe JBS, të cilët dërgojnë në rreth 150 vende. Kina, Japonia, Arabia Saudite, Afrika e Jugut dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, janë ndër destinacionet kryesore…

Lexo më Shumë

Irani ka lëshuar një alarm portokalli për motin për 13 provinca, pasi një stuhi e dendur pluhuri që po vjen nga Iraku shkaktoi cilësi të rrezikshme të ajrit dhe dukshmëri të reduktuar ndjeshëm në rajonet perëndimore dhe veriperëndimore. Organizata Meteorologjike Iraniane raportoi një rënie të ndjeshme të dukshmërisë horizontale dhe një rritje të niveleve të ndotjes, duke nxitur masa emergjente në disa provinca. Në Azerbajxhanin Lindor, të gjitha shkollat, universitetet, zyrat qeveritare dhe bankat u pas një vendimi nga komiteti i ndotjes emergjente të provincës. Kryeqyteti i provincës, Tabriz, regjistroi një indeks të cilësisë së ajrit (AQI) prej 450, i…

Lexo më Shumë

Ali Ahmeti dhe BDI janë duke e përjetuar fundin e tyre politik. Pasi i rrënoi të gjitha shtyllat e besimit te shqiptarët me korrupsion, kapje të shtetit dhe pazare me pushtetin, sot po mundohet me çdo kusht të shpëtojë veten, edhe duke e përdorur si vegël ndihmëse ndonjë individ të dalë nga binarët e ndryshimit. Ky është vetëm akti i fundit i një politike që për dy dekada ka mbajtur peng shqiptarët me premtime boshe, ndërkohë që në prapaskenë kanë funksionuar listat e zeza, dosjet, shantazhet dhe shërbimet e errëta të Soravisë. Pushteti i Ahmetit është ndërtuar mbi kërcënim, frikë…

Lexo më Shumë

Përfunduan dje punimet e Samitit të Komunitetit Politik Europian me pjesëmarrjen e 47 liderëve europianë ku u diskutua mbi sfidat më të mëdha që po përballon kontinenti, përfshirë sigurinë, agresionin rus, emigracionin. Në përfundim të punimeve Kryeministri Edi Rama, së bashku me kryeministren daneze Mette Frederiksen, e vendit mikpritës së presidencës së radhës, dhanë një konferencë të përbashkët për shtyp. Në fjalën e tij, Kryeministri Rama theksoi rëndësinë e bashkëpunimit rajonal dhe përfaqësimit të përbashkët në strukturat e BE-së. “U bëmë bashkë 54 anëtarë, për të zhvilluar një diskutim të rëndësishëm, intensiv dhe të hapur, për një Evropë të re.…

Lexo më Shumë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të fillojnë diskutimet me aleatët evropianë për të reduktuar trupat amerikanë në Evropë më vonë këtë vit, tha të premten ambasadori i SHBA-së në NATO, Matthew Whitaker. I pyetur për të komentuar një raport se administrata Trump po shqyrton tërheqjen e trupave nga Evropa, Whitaker tha se “asgjë nuk është përcaktuar”, shkruan Reuters. “Por, sapo t’i bëjmë, këto biseda do t’i bëjmë në strukturën e NATO-s”, tha Whitaker. “Sigurisht që do të jetë pas samitit, diku më vonë gjatë vitit, ne do të fillojmë ato biseda… Të gjithë aleatët tanë janë të gatshëm ta…

Lexo më Shumë

Nëntë persona u vranë si pasojë e një sulmi rus ndaj një autobusi pranë Bilopillias, rajoni Sumy në Ukrainë. Kreu i administratës ushtarake rajonale, Oleh Hryhorov, ka shkruar në Facebook se sipas informacioneve paraprake, nëntë persona u vranë dhe pesë të tjerë u plagosën. “Ata janë shtruar menjëherë në spital. Një operacion shpëtimi është duke u zhvilluar”, theksoi Hryhorov. Sipas kreut të RMA-së, rusët me një dron kanë goditur në një autobus që transportonte civilë në rrugën Bilopillia – Sumy . Sulmi u krye në periferi të Bilopillia-s, shkruan Ukrinform. Sipas Hryhorov, një ambulancë, ekipet e shpëtimit nga Shërbimi Shtetëror…

Lexo më Shumë