Author: Hamdi Kumanova

Të premten në emisionin “Edicioni Special”, opinionisti Mentor Nazarko tha se sot Shqipërinë do ta vizitojë dhëndri i presidentit të SHBA-së, Donlad Trumpit. Sipas Nazarkos, dhëndri i Trumpit sot merr pjesë në një konferencë evropiane. “Dhe për të mos u mjaftuar vetëm me cilësorin dhëndër, është Këshilltari Informal i Presidencës Trump, që qëndron mbrapa negociatave që çuan në firmosjen e dy marrëveshjeve të mëdha midis ShBA-së dhe Arabisë Saudite, në vlerë 1 trilion dollarësh”, tha Nazarko. Ndër të tjera, opinionisti e cilësoi Shqipërinë si një lloj kryeqendre të politikës evropiane, pas Samiti të djeshëm të Komunitetit Politik Evropian që…

Lexo më Shumë

Pritet të nisë sot në orën 08:30 numërimi i votave të diasporës, që kanë ardhur nga Greqia. Janë rreth 50 mijë vota të mbërritura me zarfe nga fqinji jugor të cilat u hoqën mënjanë nga KQZ, pasi u kontestuan nga PD. Nga ana tjetër, ka përfunduar numërimi i votave të ardhura nga shtetet e tjera. 246 mijë shqiptarë me banim jashtë vendit u regjistruan në sistemin online të KQZ për të votuar në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Por nga këta, 194 mijë emigrantë shprehën verdiktin e tyre duke kthyer në KQZ zarfin me votën. Rreth 20 mijë zarfe nuk…

Lexo më Shumë

Zv. kryeministri i Parë dhe Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, sot mori pjesë në konferencën me temë “Avancimi i Infrastrukturës së Gjelbër në Ballkanin Perëndimor”, në të cilën theksoi rëndësinë e ndërtimit të infrastrukturës së qëndrueshme, si domosdoshmëri dhe jo si zgjedhje. Në konferencë, ku mori pjesë edhe Ministrja e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska, Mexhiti tha se infrastruktura e gjelbër është një sfidë globale që kërkon veprim kolektiv, vizion dhe bashkëpunim. “Mënyra se si i formësojmë projektet tona të infrastrukturës ndikon drejtpërdrejt në cilësinë e jetës, stabilitetin ekonomik, mbrojtjen e mjedisit dhe qëndrueshmërinë e…

Lexo më Shumë

Në një prononcim plot ironi e thumba, Krenar Lloga nga Aleanca për Shqiptarët e Ziadin Selës, shkruan për kthesën në të cilën e gjetën veten ish bashkëpartiakët e tij, pas vendimit të Arben Taravarit për largim nga qeveria. Ai aludon se shpifjet për të dhe për funksionarët e tjerë të ASH-së së Selës, që kanë pasur për qëllim të nxisin mosbesim ndaj njëri tjetrit, një vit më herët, u përtypën lehtë në atë kohë. “Vetëm Zoti i Madh e di si janë qendisur ato përralla: “Ju nuk dini gjë”, “janë të kapur”, “do shihni ç’do dalë”, “janë bërë BDI”, “djali…

Lexo më Shumë

MPB ka njoftuar se më datë 15.05.2025 ora 12.25, vetë është paraqitur në NjP Tearcë 37-vjeçarja M.S. nga Tetova, për të cilin paraprakisht është raportuar se rreth orës 09:00 në shkollën fillore ku ajo jepte mësim, kishte sulmuar fizikisht vajzën e mitur të personit T.I.(39) nga fshati Tearcë. Ajo është ndaluar në stacionin e policisë për procedim të mëtejshëm dhe pas dokumentimit të rastit ndaj saj do të ngrihet parashtresë përkatëse.

Lexo më Shumë

Samiti i gjashtë i Komunitetit Politik Evropian do të mbahet sot në Tiranë me temën “Evropa e Re në Botën e Re: Unitet – Bashkëpunim – Veprim i Përbashkët”, në të cilin do të marrë pjesë edhe kryeministri Hristijan Mickoski. Tema kryesore e Samitit, i cili do të bashkë-organizohet nga Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, dhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të jetë siguria dhe një vizion i përbashkët për të ardhmen e Evropës. Brenda këtij kuadri, udhëheqësit pritet të diskutojnë sigurinë evropiane, duke përfshirë mbështetjen për Ukrainën, mbrojtjen evropiane, mbrojtjen e demokracisë, si dhe gatishmërinë dhe aftësinë…

Lexo më Shumë

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) importi i energjisë ka pësuar rritje viteve të fundit. E lidhur me këtë ka reaguar deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Hykmete Bajrami. Bajrami ka thënë se në mandatin e Qeverisë Kurti, ka lulëzuar importi i energjisë elektrike dhe si “rezultat” i varësisë nga importi dhe menaxhimit të dobët, të qëllimshëm, sot kemi kompani që merren me tregtim të energjisë që vetëm pas tri viteve operimi në Kosovë, hyjnë në top 10-shën për nga qarkullimit. “Kështu qytetarët dhe bizneset paguajnë faturën, ndërsa përfituesit janë ata që sot me të…

Lexo më Shumë

Në Stamboll ka filluar takimi trepalësh Turqi-SHBA-Ukrainë i mbajtur në Zyrën Presidenciale Dolmabahçe, raporton Anadolu. Sipas informacioneve të marra nga burime të Ministrisë së Jashtme, delegacionet turke, amerikane dhe ukrainase u takuan në Zyrën e Presidencës Dolmabahçe në Stamboll nën kryesinë e ministrit të Jashtëm, Hakan Fidan. Delegacioni amerikan përfshin Sekretarin e Shtetit, Marco Rubio, ambasadorin e SHBA-së në Ankara, Tom Barrack dhe përfaqësuesin special të presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për Ukrainën, Keith Kellogg. Delegacioni ukrainas përfshin shefin e Zyrës së presidentit të Ukrainës Andriy Yermak, ministrin e Punëve të Jashtme Andrii Sybiha dhe ministrin e Mbrojtjes Rustem Umerov.…

Lexo më Shumë

Një grua është raportuar e zhdukur të enjten në Prishtinë. Sipas njoftimit të Policisë ajo ka dalë nga shtëpia të enjten, më 15 maj, rreth orës 22:00 dhe nuk është kthyer më. “Më 16.05.2025 është raportuar se viktima femër kosovare ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë. Rasti thuhet se është nën hetime.

Lexo më Shumë

shkruan:Ilaz Kadriu, Çikago Më 2013, në zgjedhjet e atëhershme lokale, BDI, mençurisht doli me Fatmir Deharin , si kandidat i vetëm për kryetar të komunës së Kërçovës. Këtë mençuri e vlerësoi edhe diaspora shqiptare e Kërçovës në Evropë dhe Amerikë, dhe me veprime, politikisht të sinkronizuara shumë mirë, organizoi udhëtime masovike : tokë dhe ajër, dhe në këtë mënyrë SIGUROI fitoren historike e cila me të vërtetë ribëri HISTORI, për ta vazhduar këtë histori edhe 3 herë me rradhë. Dhe për këtë vazhdim të kësaj historie të munguar gjatë kohë, prap diaspora ka luajtur rolin vendimtar, pa harruar aspak kontributin…

Lexo më Shumë

Për 20 vite, Ali Ahmeti e ka shndërruar shtetin në një treg privat për pasurimin e familjes së tij. Derisa djali, nipërit dhe dhëndri i tij ndërtojnë centrale fotovoltaike prej 35 milionë eurosh, blejnë qendra tregtare me vlerë prej 30 milionë eurosh pa investuar asnjë qindarkë dhe bëjnë biznes me mazut, ai e kryen punën në terrenin politik. Për ta mbrojtur këtë kapital të jashtëzakonshëm, Ahmeti vazhdimisht krijon përçarje dhe aleanca të rrejshme mes partive shqiptare. Viktima e fundit është Arben Taravari, i cili nga një lider që e quante BDI-në “kancer” dhe Ali Ahmetin “të korruptuar”, tani negocion me…

Lexo më Shumë