Author: Hamdi Kumanova

Për ditën e Premte moti do të jetë i paqëndrueshëm, sipas Shërbimit Metorologjik Ushtarak. Vranësira mesatare deri të dendura në të gjithë territorin shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me intensitet kryesisht të ulët. Në orët e mesditës deri ato të pasdites vonë reshjet hera-herës dhe në periudha afatshkurtra me intenistet deri mesatar në formën e shtrëngatave. Temperaturat minimale do të jenë 3 gradë , ndërsa maksimale 19 gradë. Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare deri në 10m/s, në lugina dhe bregdet në momentin e zhvillimit të vranësirave era fiton shpejtësi deri në 22m/s.…

Lexo më Shumë

Turqia ka zbuluar deri në 20 miliardë fuçi naftë bruto në Somali si pjesë e iniciativës së saj për të eksploruar dhe gjetur burime të reja energjie në Bririn e Afrikës. Sipas mediave turke dhe somaleze, misionet turke të kërkimit kanë zbuluar depozita që vlerësohet të përmbajnë deri në 20 miliardë fuçi naftë bruto të shfrytëzuar nga aspekti komercial,. Edhe pse dy blloqet e operuara nga Turqia në rajon kanë dhënë tashmë rezultate të rëndësishme, blloku i tretë është ende në fazën e kërkimit dhe gjithashtu pritet të përmbajë sasi të mjaftueshme nafte për shfrytëzim komercial. Zbulimi i rezervave të…

Lexo më Shumë

Pothuajse të njëjtat mesazhe që dëgjuam nga vizitat e mëparshme në vendet fqinje i dërgoi sot Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, i cili vizitoi Shkupin në kuadër të turneut të tij ballkanik. “Zgjerimi është një qëllim i përbashkët dhe ky është investimi më i mirë gjeostrategjik në paqe dhe siguri”, tha Costa, duke përsëritur atë që përfaqësues të tjerë ndërkombëtarë e thënë deri më tani, se vendi i Maqedonisë së Veriut është në Bashkimin Evropian. “Maqedonia e Veriut ka bërë shumë punë, ju duhet të qëndroni në rrugën e integrimit evropian. E dini, procesi i pranimit është më shumë…

Lexo më Shumë

Deputeti Bekim Qoku sot edhe zyrtarisht është zgjedhur koordinator i grupit parlamentwr të VLEN. Ai në këtë detyrë vjen pas largimit të ASH si pjesë e këtij koalicioni, ku si koordinator ishte deputeti Halil Snopçe. Zgjedhja e Qokut tanimë vjen pas një kërkese zyrtare deri te Kryetari i Parlamentit, Afrim Gashi për ta ndryshuar koordinatorin e grupit parlamentar të VLEN.(INA)

Lexo më Shumë

SPB Shtip ngriti kallëzim penal kundër M.M. (31) nga f. Llaki, rrethi i Vinicës, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “rrezikimi i sigurisë”. Më 07.04.2025, e denoncuara në disa raste në një rrjet social i ka dërguar mesazhe me përmbajtje kërcënuese një personi nga Vinica.TS

Lexo më Shumë

Më 14.05.2025 rreth orës 22.20 në SPB Shkup në rrugën rajonale Draçevë-Katllanovë, në një zonë të f.Мoranë, rrethi i Shkupit, automjeti i pasagjerëve „folksvagen bora “ me targa regjistrimi të Shkupit, me drejtues S.Ј.(27) nga f.Studeniçan, rrethi i Shkupit, goditi një shtyllë reflektuese në rrugë, një garth dhe një shtyllë që ra mbi automjet. Nga lëndimet e pësuara në vendin e ngjarjes ndërroi jetë vozitësi, ndërsa mjeku i Ndihmës urgjente mjekësore konstаtoi vdekjen. Ndërsa lëndime të rënda trupore pësoi bashkudhëtari i tij Xh.Т.(22) nga f.Studeniçan, rrethi i Shkupit, të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit „Sh.Naum Ohridski“ në Shkup.…

Lexo më Shumë

Maqedonia ka bërë shumë punë dhe për këtë arsye duhet të qëndroni në atë rrugë. Procesi i pranimit është më shumë një maratonë sesa një sprint, është një proces i vështirë që ndonjëherë mund të jetë frustrues, siç ka ndodhur me të gjithë kandidatët e mëparshëm. Por të gjithë e arritën qëllimin, sigurisht që edhe ju do ta arrini qëllimin, por me vendosmërinë, punën e palodhur dhe bashkëpunimin tuaj, në fund do të keni sukses duke kapërcyer pengesat, tha Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, në një konferencë të përbashkët për shtyp me Kryeministrin Hristijan Mickoski. Costa theksoi se zgjerimi…

Lexo më Shumë

Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM) kumtoi se nesër do të ketë reshje të dendura të shiut, mbi 30 litra për metër katror. Deri në fund të ditës në viset më të larta do të ketë kushte për reshje të kohëpaskohshme të borës Paradite do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi juglindor, ndërsa pasdite dhe gjatë natës deri të shtunën do të fryjë erë më e fuqishme nga drejtimi verior, mbi 60 kilometra në orë, veçanërisht përgjatë Vardarit. Temperaturat gjatë ditës do të bien ndjeshëm. Të shtunën do të ketë reshje lokale të kohëpaskohshme dhe rritje të temperaturave…

Lexo më Shumë

Një incident ka ndodhur në korridoret e Kuvendit mes liderit të partisë E Majta dhe deputetit Dimitar Apasiev dhe deputetit të VMRO-DPMNE-së, Petar Ristevski, raportoi “Lokalno”. Sipas dëshmitarëve okularë, deputeti i VMRO-DPMNE-së i ka bërë vërejtje kryetarit të të Majtës për publikimin e shpenzimeve të udhëtimit dhe ka filluar me fyerje personale, ndaj të cilave ka reaguar ashpër deputeti i të Majtës. Siç mëson “Lokalno”, ka ndërhyrë edhe sigurimi i Kuvendit.

Lexo më Shumë

Më 14.05.2025 në ora 19:30 dhe më 15.05.2025 në ora 03:00, zyrtarë policorë nga Stacionet Policore për Siguri në Komunikacionin Rrugor në Gostivar dhe Tetovë kanë privuar nga liria D.A. (64) nga fshati Zubovcë i Gostivarit dhe A.M. (36) nga Tetova. Gjatë inspektimit të një aksidenti trafiku me dëme materiale më 14.05.2025 rreth orës 19:30 në rrugën rajonale Gostivar – fshati Gradec, dhe pas masave të ndërmarra, është konstatuar se D.A. ka drejtuar automjetin “Opel” nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht i janë matur 1.74 promilë alkool në gjak, ndërkohë që ka prishur rendin dhe qetësinë publike me sjellje agresive. Ndërsa…

Lexo më Shumë